Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Flasin Monika Kryemadhi dhe Afrim Krasniqi

35 vite KOHA JONË E enjte, 3 Dhjetor 2020 22:04
Flasin Monika Kryemadhi dhe Afrim Krasniqi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 12 Prill 1996 në KOHA JONE)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga Jonila Godole-

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 8 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 8 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 8 orësh

Në faqet e intervistës sonë kanë qenë të pranishëm vazhdimisht liderë të partive politike shqiptare, të cilët për hir të së vërtetës, kanë shfaqur përpos alternativave të partive të tyre edhe luftën e egër politike që zhvillohet sot në vendin tonë. Këtë radhë, ne e kemi prishur “tradicionalen”. Janë dy të rinj liderë të forumeve rinore të partive më të mëdha në vend, që njëkohësisht kanë prishur edhe “traditën” e liderëve të partive të tyre: atë të luftës së egër politike. Në fjalët e të rinjve sundon më shumë realizmi dhe dashuria sesa politizmi e lufta e egër politike. Të dy shprehen se e ardhmja i takon rinisë, por jo në aspektin thjesht klasik, por në aspektin e ndryshimit të mendimit dhe veprimit të përparuar politik.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Monika Kryemadhi, sekretare e përgjithshme e FRESH-it

Ju jeni shprehur se të rinjtë do të ndryshojnë politikën shqiptare. A mendoni se kjo do të ishte e pranueshme për brezin që nuk hyn te të rinjtë dhe që aktualisht drejton politikën në vend?

Asgjë nuk është absolute, po kështu edhe pohimi im. Sot është e qartë se politika shqiptare është e ektremizuar deri në absurd dhe do duhet kohë për t’u çliruar nga këto ekstreme. Kjo politikë burgosjesh, kioskash, kulisash dhe zyrash nuk është më në përputhje me mentalitetin e ri të evoluar të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, të cilët duan tani që politika veç të tjerave t’u zgjidhë edhe problemet. Shqiptarët janë mbushur deri në grykë me propagandë dhe demagogji, me grupe armiqësore, apo me gjuhën e vjetër antiparti. Ndaj për të shpëtuar nga kjo politikë duhet një forcë e re politike, një gjeneratë e re në politikë, dhe këtu rolin kryesor e ka rinia. Të gjithë e dinë që mosha mesatare e vendit si në asnjë vend tjetër është 28 vjeç. Po ashtu dihet që Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm pa vendosur paqen sociale. Dhe këtë nuk mund ta bëjnë as komunistët e 41, as ballistët e 43, sepse këta nuk i harrojnë armët që kanë shkëmbyer në luftë dhe as pasardhësit e tyre më të “moderuar”. Shqipëria e ka një shpresë dhe kjo është rinia, sepse ka sot një rini evropiane, e cila do të harrojë hasmëritë e gjyshërve dhe baballarëve për të ndërtuar një Shqipëri dhe një demokraci të vërtetë evropiane, pa të diskriminuar dhe pa të përjashtuar. Por, rinia nuk e ka monopolin e progresit. Në këtë proces kanë një rol të rëndësishëm intelektualët e vërtetë në të gjitha partitë, jo konformistët. E si shembullin më të mirë për këtë do të përmendja Dritëro Agollin. Gjithmonë të vjetrit kanë hedhur idenë e luftës dhe të rinjtë janë vrarë, por besoj se kjo nuk do të ndodhë më.

A mendoni se mund të heqim paralele mes partive politike dhe forumeve rinore të tyre dhe konkretisht cilat janë marrëdhëniet e FRESH-it me forumin demokratik rinor?

Çdo forum rinie përderisa është një organizatë rinore ka programin dhe statutin e saj, ku përmblidhen problemet dhe shqetësimet e rinisë në përgjithësi dhe pastaj shtrohen problemet e veçanta të forumit brenda partisë të cilës i përkasin. Mendoj se të gjitha forumet rinore politike duhet të kenë pika të përbashkëta me programin tonë, sepse të gjithë mendojnë për të ardhmen e rinisë shqiptare. Është më se normale që çdo forum rinie i kujtdo partie qoftë të majtë, të djathtë, apo të qendrës, në programet e tyre të ketë zgjidhjen e problemeve më kryesore të rinisë shqiptare.

FRESH-i është inkuadruar tashmë totalisht në PS dhe ka ndikuar në shumë çështje themelore të saj. E themi me siguri të plotë që FRESH ka pozicionin e vet, kontributin e vet dhe autoritetin e vet brenda PS.

Mendoni se keni pasur më shumë fat apo aftësi për të ngjitur shkallë të tillë si ai i zv/presidentes së Internacionales Socialiste të Rinisë?

E rëndësishme është që njeriu të ketë dëshirë për të punuar. Po pati dëshirë dhe ideal sigurisht që do t’i arrijë synimet e veta. Të njëjtën gjë mund të them edhe për ju në profesionin tuaj.

PS është akuzuar se është parti e izoluar. A mendoni se ka qenë pikërisht FRESH-i që ka ndikuar në hapjen e PS?

Pjesëmarrja e delegacioneve të huaja në kongresin e saj tregoi krejt të kundërtën. Megjithatë Evropa është e lodhur nga politika 50 vjeçare e Enver Hoxhës, po kështu edhe nga disa gabime që janë bërë pas rrëzimit të diktaturës në Shqipëri. Njerëzit që janë në pushtet sot, kanë një farë merite në luftën kundër komunizmit ndaj edhe Evropa i pranon. Pra Evropa ka bërë një sy qorr dhe një vesh shurdh për gabimet e PD, kurse për PS, një hap prapa do të ishte izolim total i saj.

Arbnori në mbyllje të punimeve të Parlamentit foli për një politikë të ardhshme, të hapur, mes studentëve, nxënësve…

Është shumë negativ mosinkuadrimi total i rinisë studentore në politikë. Gjatë këtyre katër vjetëve asnjërit nuk i ra ndërmend për studentet. Nëse kishte Qeveri dhe Parlament që të bënte diçka për studentët ishin pikërisht qeveria dhe parlamenti i tanishëm që u ngritën mbi supet e studentëve. Sigurisht, rinia nuk paragjykon vetveten ashtu edhe të tjerët nuk mund ta paragjykojnë dot rininë.

Cili do të ishte mesazhi juaj për rininë shqiptare, pse jo edhe për popullin shqiptar në emër të Internacionales së Rinisë Socialiste?

Brezat që lindin sot janë të destinuar të zbatojnë fate të cilat i kanë vendosur gjenerata të tjera më përpara ku i kanë ndarë në mënyrë të padrejtë dhe të pabalancuar sepse kanë menduar vetëm për veten. Është e drejta jonë morale që të mendojmë për të sotmen dhe të ardhmen e  brezit të vitit 2000 në emër të lirisë, paqes, demokracisë dhe solidaritetit.

Si e gjykoni rolin e femrës  në politikën shqiptare?

Fakti që politika shqiptare është shumë e vjetër tregohet edhe nga pjesëmarrja e grave në jetën politike. Ajo shikohet më tepër si një fasadë dhe jo si një forcë reale emancipuese progresive e jetës shoqërore dhe politike. Këtu nuk është çështja te përqindja, por te pesha reale që ato kanë. Ndaj, gratë kanë një përgjegjësi të madhe për ndryshimin e kësaj politike sepse Shqipëria nuk është vend vetëm i burrave. Nuk duhet të presim që të kujtohen të tjerët për ne por duhet të marrim vetë më shumë përgjegjësi mbi vete. Kjo nuk është e lehtë, sepse “njerëzit shpellarë” që fatkeqësisht nuk janë pak, nuk duan ta kuptojnë dhe nuk pajtohen me ndryshimet cilësore që ndodhin në politikë. Këta “njerëz shpellarë” duhet të largohen fare nga jeta politike shqiptare dhe t’ua lënë vendin politikanëve të emancipuar. Do të dëshiroja që politika shqiptare të mësonte shumë nga politika e vendeve skandinave e Danimarkës, Suedisë, Norvegjisë etj. Ku prania e femrave në politikë është 50 për qind.

A mendoni se njerëz të tillë shpellarë si i etiketuat ju, ka edhe në PS?

Unë do dëshiroja të mos ketë…

Afrim Krasniqi, Kryetar i FRDSH

Kohët e fundit shumë parti të spektrave të ndryshëm janë shprehur pozitivisht për pjesëmarrjen e rinisë ne jetën politike. Ju, si e vlerësoni rolin e rinisë në politikën aktuale dhe në të ardhmen?

Së pari, ka një deklarim të të gjitha forcave politike që janë për integrimin më të madh të rinisë në politikë dhe ky tregues domethënës është vetëkorrigjim i të gjitha këtyre partive, pasi një politikë e tillë integruese do të bënte që skena politike në Shqipëri të pasqyronte realitetin e shtresës së popullsisë, ku pjesa dominuese është moshë e re. Së dyti, është një pritje politike drejt mirëkuptimit, tolerancës në koncepte më demokratike dhe këto koncepte i ka rinia e vetë ajo mund t’i shfaqë më mirë ato. Dhe së treti, partia ime është formuar nga rinia dhe po bën çmos që këtë vazhdimësi të politikës rinore ta avancojë më tej duke qenë mjaft e bindur se vitet 2000 do të kenë nevojë për rolin e saj në aktin politik.

Cili është ndikimi i forumit tuaj në jetën politike të PD?

Ne marrim pjesë në të gjitha strukturat, programet, vendimet e saj. Kemi përfaqësuesit tanë atje. Ne sapo zhvilluam Kuvendin e Tretë Kombëtar të PD dhe dolëm me 12 për qind, pra me 12 veta që na përfaqësojnë në këshillin prej 105 vetash. Natyrisht këta mbrojnë fare mirë interesat e rinisë që ne përfaqësojmë dhe luan një rol të madh në marrjen e vendimeve të rëndësishme që kanë të bëjnë edhe me politikën, edhe me aspiratat e tjera që ne përfaqësojmë.

FRDSH dhe FRESH janë sot forumet më të rëndësishme rinore në Shqipëri. Cili është pozicioni juaj në lidhje me eurosocialistët?

Ata janë bashkëmoshatarët tanë dhe ne në shumë deklarata tonat para 2 vjetësh kur është themeluar forumi eurosocialist, i kemi përkrahur si një iniciativë mundësi dhe shans më i mirë i socialistëve për t’u distancuar nga e kaluara dhe për të dhënë një shembull të mirë qytetërimi dhe emancipimi. E vërteta është se i kemi përshëndetur edhe në rastin e pranimit në organizata ndërkombëtare duke e quajtur këtë një mundësi, që nuk ju dha kurrë dhe ende nuk i është dhënë PS. Por e vërteta është se ka një diskordancë mes qëndrimeve dhe moshës së tyre. Ne si bashkëmoshatarë natyrisht që kemi mjaft gjëra të përbashkëta, por si qëndrime politike ndahemi, pasi ne gjykojmë që rinia sot duhet të vështrojë më shumë nga e ardhmja, kurse ata për mendimin tonë në politikë vështrojnë më shumë nga e kaluara.

Ndërkohë që përfaqësues të FRESH-it kanë zënë vende të rëndësishme në organizma ndërkombëtare rinore, ju si forum ku e gjeni veten?

E para, postin për zv/presidente nuk është shumë i rëndësishëm pasi të tillë janë 12 për Evropën. Për ne është e rëndësishme një gjë tjetër. Janë rreth 600 organizata që përfaqësojnë rininë në gjithë botën, Eurosocialistët janë vetëm në njërën prej tyre kurse ne jemi në tre, pra kemi tre tribunat të të gjithë spektrit politik, që nga liberalët, qendra e djathtë dhe qendra, kurse ata kanë vetëm një spektër. Duke dhënë tre mundësi përfaqësimi me të drejta të plota natyrisht që edhe autoriteti ynë është më i madh dhe tregon që kemi punuar shumë për ta arritur atë.

Cila është e ardhmja e forumit demokratik rinor?

Varet. Është relative. Në fund të fundit, ne pretendojmë që të përfaqësojmë rininë, të kemi një përfaqësim sa më të madh të saj dhe të realizojmë të gjitha kërkesat e tyre politike dhe jo politike. Po ashtu, të përdorim forumin rinor si një kurs politik që do të përgatitë politikanët e rinj që do të drejtojnë në të ardhmen politikën shqiptare.

Sa anëtarë numëron forumi juaj?

Ditët e fundit në “Zërin e Popullit” lexova se eurosocialistët kishin rreth 28 mijë anëtarë, shifër kjo që nuk e besoj. Megjithatë, forumi rinor demokratik, me gjithë dokumentacionin që kam numëron rreth 35 mijë anëtarë, ndërkohë që vetëm muajt e fundit me aktivitetet kulturore që kemi ndërmarrë janë me dhjetëra kërkesa nga e gjithë Shqipëria për t’u afruar te forumi ynë.

Bisedoi: Jonila Godole

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 8 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 8 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 11 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.