Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 09:14 Kreshnik Spahiu: Nëse Greqia kërkon 12 milje det, Shqipëria duhet të kërkojë bashkimin me Çamërinë Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se vendi ynë duhet të kërkojë bashkimin me krahinën e Çamërisë kur Greqia kërkon 12 miljet detare. “Greqia këto…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fleckenstein: Mos prisni gjithmonë arbitër nga Brukseli

Aktualitet E martë, 21 Shtator 2021 15:02
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mos prisni që gjithmonë të vijnë arbitër nga Brukseli për të sheshuar çdo grindje, thotë raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian dhe eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein në intervistë për Deutsche Wellen.

Deutsche Welle: Zoti Fleckenstein, Tirana po zien sërish nga protestat. Si i shikoni këto zhvillime?

Knut Fleckenstein: Protestat paqësore në një demokraci janë të zakonshme dhe të mundura. Edhe në Tiranë duhet të jenë të mundura, por e rëndësishme është që të mbeten paqësore, dhe që të mos e zëvendësojnë punën parlamentare.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Deutsche Welle: Dje ju u takuat me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakajn, çfarë ishte në qendër të bisedimeve?

Knut Fleckenstein:  Folëm se si ta bëjmë të mundur që të arrihet deri tek hapja e bisedimeve të anëtarësimit pa probleme, për procesin e reformave, por sigurisht edhe për efektin që mund të ketë situata e vështirë tani në Tiranë ndaj një procesi të tillë.

Deutsche Welle:A kishit një këshillë për t’i dhënë me vete?

Knut Fleckenstein:  Po… është e vështirë për momentin, një këshillë mund t’ia japësh partive në opozitë, ndërsa këshilla për qeverinë është natyrisht, vazhdoni reformat, vazhdoni me procesin e vetingut.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Deutsche Welle: Opozita ndërmori një hap të pashembullt, i pandërmarrë kurrë më parë, djegien e mandateve të deputetëve. Cili është vlerësimi juaj?

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 3 orësh
Moti sot, vranësira dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius

Moti sot, vranësira dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius

Para 3 orësh
Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Para 11 orësh

Knut Fleckenstein:  Kjo është një lloj prishjeje kontrate. Nuk mund të them, nëse kjo është e drejtë apo e gabuar, por di që parlamentarët duhet ta kryejnë punën e tyre në parlament. Jam i zhgënjyer që papushim na duhet të flasim për atë që deputetët t’i ushtrojnë apo jo mandatet e tyre. Por është e vështirë për mua të jap një përgjigje për atë, nëse opozita ia kthen vendet e deputetëve popullit apo nëse i ushtron detyrat e saj, këtë duhet ta vendosin vetë ata, nuk mund të jap një këshillë.

Deutsche Welle: Opozita thotë, se ky nuk ishte një qëllim në vetvete, por “rekursi i fundit” për të arritur një qëlim të madh, rrëzimin e një qeverie të krimit. Kështu u shpreh kreu i saj, Lulzim Basha. Si e komentoni ju këtë?

Knut Fleckenstein:  Këtë nuk e komentoj aspak. “Qeveria e krimit”, është zgjedhur nga populli. E nëse është një qeveri e krimit, këtë e vendos një prokuror, një gjykatë, dhe jo një raportues nga Brukseli.

Deutsche Welle: E pikërisht kur vjen fjala tek drejtësia, opozita nuk ka aspak besim tek vetingu, dhe e akuzon qeverinë Rama, se po e përdor atë për ta vënë drejtësinë nën kontroll…

Knut Fleckenstein:  Nga ato që dëgjoj nga amerikanët që e shoqërojnë këtë proces, nga ato që dëgjoj nga misioni i BE-së, ky proces po ecën i pastër dhe i rregullt dhe nuk mund ta konfirmoj këtë.

Deutsche Welle:A i shikoni protestat si lajmëtare të këqija për proceset që priten në verë, zgjedhjet lokale dhe më e rëndësishmja hapja e negociatave të anëtarësimit me BE?

Knut Fleckenstein: Le ta themi kështu…nuk i vlen hapjes së negociatave dhe është dëmtuese, sigurisht demonstratat janë tërësisht në rregull, sa kohë zhvillohen pa dhunë, e ata që e thërrasin një demonstratë janë edhe përgjegjëse që ato të zhvillohen në mënyrë paqësore.

Deutsche Welle: Do ta ndikojnë ato procesin e hapjes së negociatave?

Knut Fleckenstein:  Po. Jo edhe aq protestat në rrugë për sa kohë ato janë paqësore, nëse janë të dhunshme është diçka tjetër pastaj, por një vend, ku opozita i dorëzon mandatet e saj, do të ketë më të vështirë “të shesë” reformat e veta pozitive, se sa kur parlamenti do të vazhdonte me punën e tij.

Deutsche Welle: Opozita kërkon tani qeveri tranzitore dhe zgjedhje të reja. Si e shihni këtë?

Knut Fleckenstein:  Nuk di pse duhet të ndodhte kjo, por unë nuk jam qytetar shqiptar. Këtë duhet ta sqarojnë mes tyre partitë shqiptare.

Deutsche Welle: Duket se opozita është e zhgënjyer edhe nga BE. Po ju përmend një reagim të kreut të opozitës, Lulzim Basha, kur i pyetur nga mediat në Tiranë pas deklaratave të zëdhënëseje të KE, se djegia e mandateve është penguese për integrimin, tha se “pengesa kryesore për integrimin e Shqipërisë është qeveria e lidhur me bandat” e duket se Basha lëshoi një mesazh në drejtim të BE, kur tha se “kushdo tjetër që pretendon të kundërtën, ose nuk e njeh gjendjen, ose bën sikur nuk  e njeh.” Nuk e njeh BE gjendjen vërtet në Shqipëri?

Knut Fleckenstein: Po nuk e di se në cilën prokurori të Shqipërisë është deponuar kërkesa për këto akuza. Nëse zoti Basha është i mendimit, se kjo qeveri ka kyer veprime kriminale, atëherë për këtë është një gjykatë përgjegjëse.

Deutsche Welle: Çfarë këshille do të kishit në këtë moment të ri të vështirë për politikën shqiptare?

Knut Fleckenstein: Do të thoja të ketë maturi, e të mos komplikohet me ekzagjerime më shumë se sa është i nevojshëm procesi i vështirë i reformave dhe perspektiva e anëtarësimit.

Deutsche Welle: Ka muaj që në vend ekziston një atmosferë proteste, studentët, banorët për problemet e tyre…duket se edhe në një vend si Shqipëria që ishte kaq entuziaste po humb forca e rrezatimit të BE me procesin kaq të tejzgjatur të integrimit, njerëzit janë të lodhur dhe duan të largohen…

Knut Fleckenstein: Sipas mendimit tim, Këshilli i BE duhet të kishte vendosur që në verë për të filluar hapjen e negociatave të anëtarësimit, për fat të keq kjo nuk ndodhi, e ka ardhur koha që kjo të bëhet tani, por BE edhe në të ardhmen nuk do t’i zgjidhë problemet që ekzistojnë brenda Shqipërisë, këtë duhet ta bëjnë vetë politikanët shqiptarë.

Deutsche Welle: Do të ketë ndërmjetësim nga BE në këtë situatë, kur dihet se gjithmonë ndërkombëtarët e kanë zgjidhur situatën në raste krize?

Knut Fleckenstein: Mos prisni që gjithmonë të vijnë arbitër nga Brukseli e të sheshojnë çdo sherr. Për këtë është edhe parlamenti, ku mund të grindesh, por me një shumicë pastaj gjen një zgjidhje se si do të vazhdohet. Ka ardhur koha që edhe shqiptarët ta bëjnë këtë vetë. Prandaj tani askush në Bruksel nuk po nxiton për të ndërmjetësuar, por nëse ndihma jonë është e nevojshme dhe të gjitha palët do pyesin për këtë, mund të flasim se ç’mund të bëjmë ne, por nuk mund të jetë gjithmonë kështu, që nga Brukseli të vijnë mediatorë, megjithatë, nëse qeveria dhe opozita e duan këtë, do të gjendet një rrugë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kreshnik Spahiu: Nëse Greqia kërkon 12 milje det, Shqipëria duhet të kërkojë bashkimin me Çamërinë
Para 3 minutash

Kreshnik Spahiu: Nëse Greqia kërkon 12 milje det, Shqipëria duhet të kërkojë bashkimin me Çamërinë

Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave
Para 1 ore

Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave

NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi
Para 1 ore

NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang
Para 2 orësh

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 12 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 14 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 11 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

4 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 10 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.