Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Flotës së ambulancave i shtohen automjete të reja, ministrja Koçiu: Shërbime në kohë në gjithë territorin

Aktualitet E martë, 19 Dhjetor 2023 20:01
Flotës së ambulancave i shtohen automjete të reja, ministrja Koçiu: Shërbime në kohë në gjithë territorin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë në ceremoninë e dhurimit të 7 autoambulancave organizata ndërkombëtare humanitare Islamic Relief Albania në Shkodër, në kuadër të projektit “Qasje e Integruar Drejt Zhvillimit të Qëndrueshëm për Komunitetet në Shqipëri”.

Autoambulancat e reja do të vihen në shërbim të disa spitaleve në vend, si në Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë, Dibër dhe Gramsh. Në fjalën e saj, ministrja Koçiu theksoi se këto autoambulancat do të jenë një vlerë e shtuar për funksionimin e flotës sonë, e cila pothuajse çdo vit ka ardhur me një numër në rritje.

Duke pasur në fokus forcimin e strukturave dhe përgjigjes ndaj emergjencave dhe urgjencave, ministrja Koçiu tha se po punohet për të përmirësuar akoma më shumë Urgjencën Kombëtare e cila tashmë është ngritur në një stad tjetër.

Ajo theksoi se në këto 4 vite falë mbështetjes së qeverisë është mundësuar fuqizimi i flotës së autoambulancave në territor me 106 autoambulanca të reja të pajisura me të gjithë mjetet jetëshpëtuese, duke e fuqizuar dhe modernizuar shërbimin e urgjencës paramjekësore, për t’iu përgjigjur çdo thirrjeje për urgjencë mjekësore nga qytetarët në të gjithë territorin në mesatarisht 15 minuta.

“Ka një flotë të dyfishuar autoambulancash. Janë 106 ambulanca të reja të cilat i janë shtuar flotës ekzistuese nga viti 2019. Sot me këtë donacion i shtohen edhe 7 autoambulanca të tjera. Janë të gjitha të mirëpajisura duke bërë të mundur që jo vetëm të shërbejnë si transportues të pacientëve, por edhe të ofrojnë ndihmën e parë aq të domosdoshme dhe shpeshherë, pse jo, edhe të shkurtojnë kohën nga momenti kur një pacient drejtohet në një strukturë spitalore apo edhe ta shmangin në rastet më të shumta, një shtrim në spital apo një dërgim pacienti te një strukturë shëndetësore, pasi fare mirë mund të ofrojnë shërbim parësor të drejtë për drejtë brenda këtyre automjeteve”, – u shpreh Koçiu.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ministrja nënvizoi se falë investimeve, autoambulancat nuk janë më thjesht mjeti që transportonte të sëmurin në spital, por mundësojnë që shërbimi të merret menjëherë, pa patur nevojë për transport në spital të më shumë se gjysmës së qytetarëve të cilëve u është ofruar ndihmë.

Të gjitha autoambulancat janë të pajisura me aparaturat e nevojshme që u vijnë në ndihmë në mënyrë të veçantë personave të intubuar. “Kjo është vlera e shtuar e këtij shërbimi pa dashur të mbingarkojmë strukturat shëndetësore, por duke i dhënë një shërbim të drejtë për drejtë kujtdo që ka një nevojë emergjente, por jo të domosdoshme për t’u shtruar në spitale”, vuri në dukje ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Urgjenca Kombëtare mbetet një nga boshtet kryesore dhe më të forta të sistemit shëndetësor, e cila kryen 350 deri në 400 misione në banesë dhe pret 1500 deri në 2000 telefonata në ditë nga i gjithë territori i vendit. MSHMS do të vijojë investimet për fuqizimin e Qendrës Kombëtare të Urgjencës sikurse është edhe ndërtimi i qendrës së back up të koordinimit të urgjencës paramjekësore në Vlorë, duke rritur kapacitetet pritëse të thirrjeve në qendrën unike në numrin 127.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 2 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 3 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 3 orësh

Etiketat e lidhura

Albana Koçiu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 9 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.