Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fluksi i turistëve, Koçiu në Vlorë: Gatishmëri nga të gjitha strukturat për shërbime cilësore dhe në kohë për pushuesit

Aktualitet E hënë, 5 Gusht 2024 19:03
Fluksi i turistëve, Koçiu në Vlorë: Gatishmëri nga të gjitha strukturat për shërbime cilësore dhe në kohë për pushuesit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi një vizitë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku stafi i mjekëve dhe infermierëve po përballon me sukses fluksin e shtuar të pushuesve gjatë këtij sezoni turistik. Koçiu fillimisht u ndal në Urgjencën e spitalit, e cila ofron shërbime sipas standardeve më bashkëkohore për qytetarët, por edhe për pushuesit vendas e të huaj gjatë sezonit veror. Ajo u shpreh se Urgjenca e Vlorës merr rëndësi të veçantë në stinën e verës për shkak të fluksit që qyteti i Vlorës ka gjatë verës, shtuar sidomos edhe me rritjen e numrit të turistëve të huaj. Rreth 12 mijë thirrje drejt numrit 127 të Urgjencës Kombëtare kanë qenë vetëm të qytetit të Vlorës gjatë këtij sezoni, ku stafi mjekësor ka kryer edhe 6645 vizita në banesë.

”Është shtuar numri i turistëve të huaj të cilët vijnë në Shqipëri kështu që edhe ndonjë simptomë problematike që kanë, janë institucionet si spitali, urgjenca dhe Qendrat Shëndetësore do të duhet të përballojnë fluksin. Kjo kërkon një koordinim shumë të mirë të gjithë strukturave shëndetësore dhe ekipeve për të reaguar në kohë të shpejtë”, u shpreh ministrja Koçiu.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ajo vlerësoi se Urgjenca Kombëtare Mjekësore ka luajtur dhe vijon të luajë rol të jashtëzakonshëm për koordinimin e rasteve. Ministrja u ndal edhe tek autonomia spitalore ku Spitali Rajonal i Vlorës është një prej 6 strukturave shëndetësore që ka nisur prej janarit të këtij viti aplikimin e autonomisë menaxheriale. ”Janë duke u bërë të gjitha praktikat e brendshme të punës me qëllim që të kostoni shërbimet, të vlerësoni kush janë ato shërbime si dhe për të ofruar shërbime për qytetarët, turistët vendas dhe të huaj dhe për të gjeneruar edhe më shumë të ardhura. Edhe praktika dyfishe këtu do t’ju ndihmojë për mjekët që janë të interesuar të zhvillojnë praktikën e punës jashtë orarit zyrtar, pra me përfundimin e orarit zyrtar. E gjitha kërkon edhe një ndryshim të mentalitetit dhe të marrjes së përgjegjësive”, vijoi Koçiu.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ministrja foli edhe për rritjen e pagave për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët, një tjetër premtim i qeverisë i bërë realitet dhe që ka hyrë në fuqi që në fillim të këtij muaji. ”Rritja e pagave të infermierëve me 15 mijë lekë mbi pagën aktuale dhe për mjekët e përgjithshëm me 20 mijë lekë mbi pagën aktuale është një tjetër incentivë e madhe për të përmbushur me profesionalizëm punën tuaj. Do doja të përfitoja nga rasti për t’i bërë një thirrje kujtdo që është në kërkim të shtëpisë së tij të parë, për të përfituar nga programi më i fundit që kemi rihapur. Ne e hapëm vjet programin për përfitimin e banesës me interes zero të mbështetur nga shteti për mjekët. Ndërkohë këtë vit e kemi rihapur sërish dhe e reja është që kemi përfshirë edhe infermierët. Aplikimet janë të hapura deri në datë 14 gusht në platformën e-Albania”, deklaroi Koçiu.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 2 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 3 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 3 orësh

Etiketat e lidhura

Albana KoçiuFluksi i turistëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 9 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.