Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Fol me veten”! Gazetarja debaton ashpër me Lleshajn: Do më trokasin 20 policë në shtëpi!

Aktualitet E hënë, 25 Nëntor 2019 21:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Paketa anti-KÇK, e prezantuar sot nga qeveria, është bërë temë debati në emisionin “Real Story”, në News24. Gazetarja Klodiana Lala është përplasur me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, lidhur me funksionimin e kësaj pakete.

Gazetarja Lala këmbëngul se kjo paketë shkel të drejtat e qytetarëve, por për ministrin vendimet përfundimtare do të merren gjithmonë nga gjykata.

Lala tha se me këtë paketë policia mund të shkojë në çdo rast të trokasë në derën e saj e të kërkojë të bëjë kontroll, por ministri sqaroi se kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë, pasi subjekt të kësaj pakete janë personat e dënuar ose të akuzuar për një vepër penale, kryesisht krim, drogë, trafiqe dhe terrorizëm.

Pjesë nga debati:
Lala: Janë aq shumë pikëpyetje në këtë ligj
Lleshaj: Meraku i Lalës mesa kuptova është …
Lala: I shqiptarëve z.ministër
Lleshaj: U bëmë të gjithë zëdhënës të popullit … Për çdo masë administrative që i është dhënë apo do i jepet Policisë së Shtetit do të ketë një procedurë vleftësimi të saj nga gjykata. Pra, asnjë masë e prokurorisë nuk është definitive. Fjalën e fundit do ta ketë sistemi gjyqësor.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Lala: Krimi i organizuar nuk luftohet me masa administrative, por duke siguruar prova e duke i çuar pas hekurave, më pas nis sekuestrimi, konfiskimi i pasurive. Problemi është se këtu nuk funksionojnë hallkat. Mua më vijnë 20 policë e më trokasin në shtëpi, më thonë ‘do bëjmë kontroll’.
Lleshaj: Ty s’të vjen askush. Kij pak respekt edhe për mua, edhe për ty. Nuk vjen kush të trokasë te ty.
Lala: Vjen.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Lleshaj: Ke tërësisht gjënë e gabuar në dorë, duhet ta heqësh.
Lala: Duhet ta hiqni ju.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 1 ore
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 1 ore
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 8 orësh

Lleshaj: Për sa kohë nuk keni bërë një krim të rëndë, kurrë nuk mund të vijë policia në emër të këtij ligji te dera jote. Subjekt të këtij ligji janë persona të dënuar ose të akuzuar zyrtarisht. Jo të gjithë kriminelët e mundshëm të vendit janë subjekt i ligjit. Kryesisht janë krimet, trafiqet, droga dhe terrorizmi. Ligji fotografon situatën sot dhe nga sot e në të shkuarën janë subjekt i hetimit. Ndaj këtyre personave ka dorë më të lirë policia për t’u marrë me ta. Masë kryesore është sekuestrimi i pasurisë, ne duam ta shkatërrojmë këtë biznes, sepse krimi i organizuar është biznes. Duhet të shkatërrojmë biznesin kriminal, që punon për të siguruar të ardhura. ndonëse i gjithë krimi është i fshehtë, ka një gjë që është e dukshme: pasuria, në makina, vila …Këtë model biznesi ne duam ta shkatërrojmë, duke i dhënë mundësi policisë ta sekuestrojë në çast.

Lala: A nuk është kjo shkelje e të drejtave të njeriut?
Lleshaj: Nuk është.
Lala: Ma argumento. Z. ministër po flasim për Policinë e Shtetit.
Lleshaj: Pashë Zotin lëre folklorin.
Lala: Me këtë politikë ju po cenoni të drejtat e qytetarëve.

Lleshaj: Çfarë shqetësimi ke. Mirë vazhdo fol me veten.
Lala: Nëse nuk ke argument, mos fyeni.
Lleshaj: Nuk pranoj produktin.
Lala: Ju e keni sjellë.
Lleshaj: policia do marrë të drejtën të sekuestrojë makinën e dikujt që është dënuar më parë. Do i thotë ‘ik në gjykatë dhe provoje që e ke blerë’. Nëse policia ka gabuar, do detyrohet ta dëmshpërblejë. Për çdo veprim përfundimtar është gjykata ajo që vendos.

Etiketat e lidhura

Klodiana LalaLleshaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 8 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 10 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 13 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 15 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 15 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.