Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 10:30 Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA Pep Guardiola mund të jetë emri i madh që do të marrë drejtimin e Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Federata Amerikane e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Foltorja e Beratit dhe Kuvendi i partisë: Përshtypje e refleksione

Aktualitet
E hënë, 25 Tetor 2021 11:42
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Genc Pollo*

1- BERATIN SIÇ E PASHË

Të premten, në Berat, mora Në këtë qytet e qark kam shërbyer dy legjislatura si deputet. Pjesëmarrësit në sallë i njihja pothuajse të tërë. Po të mos ishte situata e veçantë, do të më dukej si mbledhja e radhës e Kuvendit të degës së partisë. Tematika e diskutuar kapte një gamë të gjerë: nga problemet energjetike te shkarkimi i kryetarit të partisë. Nuk munguan pasionantët panegjirikë, ndonjë me dolli rakie, për zotin Berisha; as kritikët e disa qëndrimeve të diplomacisë amerikane si tolerimi, në mos justifikimi, i narko-aktivitetit të Saimir Tahirit e i dopio standardeve në përcaktimet e personave “u ndalohet hyrja”. Dikush mallkoi mbështetjen për “qeverinë satanike Rama”. (ky formulim më befasoi paksa se nuk prisja ta dëgjoja në këtë tubim).

Kishte edhe të tjerë që shqetësoheshin se mos drejtuesit e ardhshëm të PD mbartnin te partia një konflikt të panevojshëm me SHBA. Por të gjithë pa përjashtim e shprehën qartë se status quo në PD ishte i papranueshëm dhe shihnin te thirrja e Kuvendit të jashtëzakonshëm një hap të parë për të rikthyer normalitetin e besimin në parti. Javën e shkuar takova në Berat edhe demokratë, të cilët për arsye të ndryshme nuk mundën të ishin të pranishëm. Disa syresh kishin edhe ndonjë rezervë ndaj Lëvizjes së Foltores (“pse nuk foli Doktori në 26 prill?”). Por asnjë prej tyre nuk besonte se me drejtuesit aktualë Partia Demokratike mund të arrinte ndonjë sukses e aq më pak ndonjë fitore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërkohë, mbi 70% e delegatëve të Kuvendit Kombëtar të partisë (po ata që u mblodhën në Tiranë më 12 qershor për të zgjedhur Këshillin e Kryesinë si dhe për të dëgjuar fjalimin e fundit të deputetit Marku) kanë nënshkruar mocionin për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm. Më thanë se në Përmet e kanë firmosur 90% e delegatëve (pjesa tjetër ndodhet në emigracion). Sondazhet tregojnë se përkrahja e anëtarësisë është edhe më lartë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

2-BUKUROSHJA U ZGJUA

Në përrallën e vëllezërve Grimm “Bukuroshja e fjetur në pyll”, vajza e mallkuar me një gjumë shekullor çlirohet nga magjia nga puthja e princit që guxoi e luftoi për të arritur tek ajo. Partia Demokratike e pas 25 prillit ishte e prekur nga mallkimi i letargjisë dhe i inercisë. Debatet gjatë zgjedhjeve partiake në maj e më pas ndikuan por nuk mjaftuan për ta zgjuar. Shumë figura të saj asokohe injektonin ilaç gjumi me parulla si “përpara me këtë që kemi” (interesant janë disa syresh që qortojnë Doktorin që nuk foli në kohë, por u mungon sensi autokritik për çka bënë apo nuk bënë ata vetë).

Mund t'ju interesojë

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej vitit 2016?!

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej ...

Para 1 ore
Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Para 1 ore
Esmeralda Hasani në krye të SHISH, Presidenti Begaj dekreton emërimin e saj

Esmeralda Hasani në krye të SHISH, Presidenti Begaj dekreton emërimin e saj

Para 1 ore

Sot, debati e aktivizmi brenda partisë është në kulmin e vet dhe ky është një zhvillim pozitiv demokratik. Është përgjegjësi e madhe e delegatëve të Kuvendit që të orientojnë një vendimmarrje të pjekur e të matur, e cila e fut partinë në shinën e një opozite të fortë, serioze e të besueshme. Përgjegjësi konkretisht ka Lëvizja e Foltores, e cila, ndonëse ka përkrahje masive, ka dobësinë e të qenit e personalizuar dhe jo e institucionalizuar. Përgjegjësi kanë edhe organet drejtuese aktuale, të cilëve statuti u delegon disa kompetenca administrative. Prezantimi i këtyre kompetencave si tagër për të refuzuar mbledhjen e Kuvendit (të iniciuar nga delegatët; sipas statutit mjafton 1/4 e tyre) është një kulm i mendësisë antidemokratike!

Këshilli është organ i zgjedhur në 12 qershor nga delegatët e kuvendit; kryesia u zgjodh më pas nga këshilli. Nëse ato refuzojnë Kuvendin, atëherë duhet t’i përgjigjen pyetjes kë përfaqësojnë ato dhe në emër të kujt flasin ata. Po kështu, edhe teza groteske se nuk lejojmë “kongres anti-irlandez” (këtë e them për të prishur syrin e keq; jo për origjinën e Presidentit të atij shtetit). Zoti Berisha e ka bërë të qartë se problemin me përcaktimin “u ndalohet hyrja” do ta zgjidhë personalisht pa involvuar partinë. Këtë duhet ta demonstrojë edhe në kuvendin e partisë.

Por ta zemë një çast se delegatët janë inatosur me “irlandezët”. Pa të drejtë kuptohet!! A nuk do të ishte e udhës për organet udhëheqëse që të sqaronin anëtarët e delegatët e partisë së tyre se e kanë gabim? Duke e bërë këtë në Kuvendin e jashtëzakonshëm apo edhe në mbledhjet e degëve në çdo qark. Sepse nëse nuk janë të aftë për këtë, ata duhet të shpjegojnë pse qenkan të aftë të mbajnë vulën e partisë!/Genc Pollo (Anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike)/

Etiketat e lidhura

genc pollo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA
Para 17 minutash

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA

Sali Berisha shkon në SPAK
Para 33 minutash

Sali Berisha shkon në SPAK

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor
Para 34 minutash

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë
Para 41 minutash

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 13 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.