Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Forumi i dialogut “Aksesi në Financë”, Denaj: Më shumë mundësi për nxitjen e kreditimit me skemat e garancive dhe granteve

Aktualitet E hënë, 2 Nëntor 2020 15:01
Forumi i dialogut “Aksesi në Financë”, Denaj: Më shumë mundësi për nxitjen e kreditimit me skemat e garancive dhe granteve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka qenë dhe mbetet në mbështetje për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nëpërmjet politikave, fiskale dhe ekonomike”- u shpreh Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj gjatë Forumit të dytë të Dialogut: “Politikat e Aksesit në Financë – Mbështetje për Produktet Shqiptare”, i cili bëri bashkë në një tryezë të rrumbullakët përfaqësues nga spektri i politikëbërjes, institucionet ndërkombëtare, sistemi bankar dhe sipërmarrja.
Në këtë forum, ishin të pranishëm edhe Drejtori i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Tiranë Matteo Colangeli, Drejtori i Agjencisë Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve Sokol Nano, si dhe Drejtoresha e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural Frida Krifca.
Ministrja Denaj theksoi bashkëpunimin e frytshëm mes qeverisë, sektorit privat, si dhe atij bankar për të përballuar dhe minimizuar efektet që po jep në ekonomi pandemia Covid – 19, si dhe angazhimin për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm tëprodukteve “Made in Albania” në tregun vendas dhe atë të huaj.
Gjithashtu Ministrja Denaj tha se këto tryeza shërbejnë si një mundësi e mirë që të gjithë aktorët të diskutojnëpër të nxitur më tej kreditimin përmes skemave tëgarancive dhe atyre tëgranteve, të gërshetuara për të dhënë më shumë efikasitet.
“Ky format dialogu ështëkonstruktiv dhe duhet të jetë edhe në vazhdim të sjellë përpara mbështetjemë të madhe,qoftëme skemat e garancisë, apo edhe ato tëdonatorëve të ketë efektivitetin më të madh”, tha Ministrja Denaj.
Referuar situatës dhe efekteve te pandemisë, Denaj tha se, na ka vendosur përpara një sfide që projektet e mëparshme të nisura duhet t’i shikojmë në aspekt efektiviteti sa më shpejt në mënyrë që biznesi i vogël dhe i mesëm në këto ditë të vështira të ketë mundësi që jo vetëm në kontekst politik, por edhe në kontekst mbështetjeje të aksesit në financë, të jetë i mbështetur.
Në këtë kuadër Ministria e Financave dhe Ekonomisë, AIDA dhe BERZH-i janë duke punuar për të ngritur një platformë elektronike për sipërmarrësit shqiptarë në mënyrë që të informohen për çfarë ata kanë nevojë, si dhe të jetë i përditësuar rregullisht.
“Dua të sjellë në vëmendje ndihmën që partnerë të ndryshëm ndërkombëtarë na kanë dhënë në vite me skemat të cilat mbështesin gradualisht ndërtimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në sektorë të ndryshëm. Mund të përmend atë me GIZ që ka në fokus zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, nxitjen e punësimit, arsimit profesional në Shqipëri. Kemi projektin“IDEA”, qëfokusohet në zhvillimin e sektorit privat, duke ndikuar në formimin e aspirantëve sipërmarrës apo sipërmarrësve të rinj. Por edhe “EU for Innovation” që është një program i cili ka nisur vitin e kaluar për të synuar përmirësimin e ekosistemit të inovacionit dhe nxitjen e start-upeve në Shqipëri dhe ne javën e kaluar kemi vendosur edhe ligjin e ri të start-upeve për konsultim publik. Skemat e garancisë, ato të cilat janë prej vitit 2015-2016 të realizuara për biznesin e vogël dhe të mesëm nëpërmjet sistemit financiar bankar duke filluar nga KFW-ja me fondin rural të mbështetjes së garancisë dhe për të vijuar me fondin e BERZH-it, një fond i rëndësishëm në vlerë prej vitit 2016 i cili synon që së bashku me qeverinë shqiptare të mbështesë me formën e garancisë të drejtpërdrejtë bizneset, kolateralin”, tha Ministrja Denaj.
Ministrja informoi gjithashtu edhe mbi skemat e garancive sovrane që qeveria bashke me bankat ofroi për bizneset përtë mbuluar nevojat për likuiditet, si dhe mbi skemat mbështetëse e këshilluese që jepen nëpërmjet AIDA-s.
Ajo vlerësoi edhe mbështetjen e dhënë si nga bankat e nivelit të dytë, për kreditimin e sektorit të ekonomisë, veçanërisht Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme.
Ky është forumi i dytë i dialogut që Ministria e Financave dhe Ekonomisë zhvilloi me sipërmarrjet për mbështetjen e produkteve shqiptare.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 2 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 3 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 3 orësh

Etiketat e lidhura

anila denajForumi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.