Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 11:11 Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog! Berisha ka postuar një video ku një qytetare thotë se nuk ka dialog. (kliko videon)
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, qytetarët: Qeveri tranzitore dhe të formohet një front politik nga intelektualët

FOTO/ Protesta për Zvërnecin, qytetarët: Qeveri tranzitore dhe të formohet një front politik nga intelektualët

Aktualitet
E martë, 9 Qershor 2026 19:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Për të dhjetën ditë radhazi, qytetarët vijojnë me protestën kundër investimit në Zvërnec. Ata kanë nisur grumbullimin në sheshin ”Skënderbej”, vendtakimin e përhershëm të orës 18:00 përpara se t’i drejtohen së bashku Kryeministrisë. Gjatë rrugës për tek Kryeministria, atyre u bashkohen protestues të tjerë apo edhe ata që i presin tashmë para institucionit. Po ashtu në shesh do të jenë të pranishëm edhe gazetarët e ardhur nga Europa, të cilët edhe zhvilluan një konferencë për shyp me kryeministrin Edi Rama. Pas 5 kërkesave, sot u shtua edhe një e 6-të, që ka të bëjë me qeverinë tranzitore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Protestuesi Arbër Lleshi nga Mati shprehu shqetësimin për largimin e shqiptarëve nga vendi, vështirësitë ekonomike, si dhe për gjendjen e banorëve të Kurdarisë, të cilët sipas tij prej 40 vitesh jetojnë pa rrugë dhe ujë të pijshëm, ndërsa uji i zonës po u merret për t’u dërguar në hidrocentralet, sipas tij, të lidhura “me qeverinë e korruptuar të Edi Ramës”.

Mund t'ju interesojë

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!

Para 21 minutash
Italia në alarm nga protestat e dhunshme, mobilizohet edhe ushtria

Italia në alarm nga protestat e dhunshme, mobilizohet edhe ushtria

Para 38 minutash
Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma

Para 1 ore

Një vajzë e re, e cila ka ardhur posaçërisht nga jashtë për t’iu bashkuar protestës, e quajti këtë ngjarje një moment historik. Ajo tha se sot shënohet fundi i tranzicionit të tejzgjatur, ndërsa bëri thirrje që më shumë qytetarë t’u bashkohen. ”Për herë të parë në 35 vite shqiptarët bëhen bashkë. Është moment historik, sepse shqiptarët dëshmojnë se Shqipëria është mbi gjithçka. Për herë të parë tregojnë se nuk nëpërkëmbën dot nga askush, sepse po shpaloset fytyra më dinjitoze e Shqipërisë. Sot shënojmë fundin e tranzicionit të tejzgjatur. Sot, fytyra europiane e Shqipërisë është kjo protestë, jeni ju. Sot Shqipërisë i dalim vetë për zot! Prandaj gjej rastin të bëj thirrje për çdo shqiptar që s’është ende këtu të na bashkohet përditë këtu në bulevard, sepse është një përjetim që i takon kujtdo që e do Shqipërinë vërtet. Uroj që Zoti ta bekojë Shqipërinë, por bekimi i Shqipërisë është kjo protestë, jeni ju”, tha protestuesja.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një protestues i ardhur nga Gjermania për protestën kundër investimeve në Zvërnec, i cili në bluzë ka të mbishkruar frazën “Diaspora është me ju”, nga Kryeministria u bëri thirrje intelektualëve të formojnë një front politik. ‘‘Shqipëria nuk është pronë private, por atdheu gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen! Unë e kam lënë vendin tim kur kam qenë 18 vjeç, por sot jam kthyer këtu sepse vendi ynë ka nevojë për ne! I bëj thirrje diasporës të vijë këtu me ne! U bëj thirrje gjithë intelektualëve në Shqipëri, bëni një front politik kundër. Të gjithë duhet të jenë këtu”, tha protestues.

Kurse një zonjë ngriti shqetësime për shitjen e tokave, ligjin për investitorët e huaj dhe projektet në Skavicë, Nartë e Sazan, ndërsa iu drejtua mediave të huaja në gjuhën angleze duke thënë se lëvizja qytetare është bashkuar nga zhgënjimi që qytetarët kanë ndaj të gjitha qeverive, si të majtë ashtu edhe të djathtë.

6 kushtet

Dorëheqjen e qeverisë.

Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë.

Shfuqizimin e Paketës së Maleve.

Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.

Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Qeveri tranzitore.







Etiketat e lidhura

protesta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!
Para 21 minutash

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!

Dy protesta kundër Ramës, por a kanë të njëjtin qëllim?
Para 29 minutash

Dy protesta kundër Ramës, por a kanë të njëjtin qëllim?

Italia në alarm nga protestat e dhunshme, mobilizohet edhe ushtria
Para 38 minutash

Italia në alarm nga protestat e dhunshme, mobilizohet edhe ushtria

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma
Para 1 ore

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 13 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 14 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 14 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 17 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.