Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 80.8 lekë dhe shitet me 82…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fotoksina një alarm i vet*vrasjes, shitet pa kriter në Shqipëri

Aktualitet E martë, 9 Janar 2024 21:20
Fotoksina një alarm i vet*vrasjes, shitet pa kriter në Shqipëri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Fenomeni i vetëhelmimit me fotoksinë po shtohet çdo ditë e më shumë në shoqërinë shqiptare. Sot fotoksina është kthyer në simbolin e vetëvrasjeve. Nisur nga rastet e fundit të vetëvrasjeve që janë kryer duke përdorur fotoksinën, Fiks Fare kreu një vëzhgim në shumë farmaci bujqësore në Shqipëri. Ku vuri re se ligjin nuk e zbaton asnjëra nga këto subjekte të licencuara për ta tregtuar.

Ligji nr 105 “për mbrojtjen e bimëve” e përcakton qartë se fostoksina është një ‘bar’ me rrezikshmëri të lartë dhe shumë helmues. Rregullat e shitjes së këtij helmi tregojnë se shitja e këtij bari u ndalohet personave që nuk janë pajisur me dëshmi aftësie të veçantë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në ligj thuhet se fotoksina importohet nga subjekte të licensuara, tregtimi i saj kryhet me receteë të lëshuar nga specialisti agronom, ndërsa përdorimi kryhet nga persona të pajisur me dëshmi aftësie të veçantë. Por asnjë farmaci bujqësore në Durrës apo Tiranë ku u drejtuan gazetarët e Fiks Fare, nuk kërkoi as recetën nga agronomi dhe as dëshminë e veçantë. Disa ditë më parë një 41 vjeçare i dha fund jetës duke përdorur fotoksinë, po kështu edhe një adoleshente nga Kopliku .

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fiksi shkoi në disa farmaci në Koplik, Durrës e Tiranë ku vërtetoi se fotoksina tregtohet lirshëm në farmacitë bujqësore. Farmacitë bujqësore në Koplik edhe pas asaj që kishte ndodh me adoleshenten ende e shisnin fotoksinën, por siç shprehen edhe në video tek njerëz madhor apo ” me të njohur”. Disa nga farmacitë gazetaren e Fiksit e drejtojnë në Shkodër ku e ka më të lehtë për ta blerë , pasi në Koplik situata është pak e nderë në këtë drejtim dhe kanë frikë ta shesin tek persona të panjohur. Ndërsa tek të njohurit edhe pse mund ta blejnë fëmijë apo adoleshentë, mjafton t’u thonë se e ka kërkuar njëri nga prindërit dhe ua japin.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Para 54 minutash
Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Para 55 minutash
Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Para 8 orësh

Fiks Fare e shtriu vëzhgimin edhe në 14 farmaci bujqësore në Durrës e Tiranë. Edhe në Durrës fotoksina shitet lirshëm pa asnjë kriter. Gazetarja e kërkon si qytetare që do fotoksinë për fasule, te gjithë farmacitë e shesin lirshëm dhe pse nuk lejohet. Madje një farmacist kur e hap tubetin e fotoksinës vendos doreza dhe maskë nga toksiciteti i lartë i ilaçit. E njëjta situatë përsëritet edhe në farmacitë bujqësore të Tiranës ku fillimisht ngurojnë , por më pas gazetarja e Fiksit arrinë ta blejë pa problem. Ajo që u pa tjetër tek farmacitë në Tiranë ishte e dhe mungesa NUIS (Numri Unik i Identifikimit të Subjektit).

Raste e përdorimit të fotoksinës për vetëvrasje në vendin tonë janë të shumta. Mjekët toksikologë e kanë të pamundur të shpëtojnë jetën e të helmuarve për shkak të shpejtësisë së veprimit të këtij preparati. Ndërkohë që në BE ky preparat është i ndaluar.

Farmacitë Bujqësore në Koplik.

Shitësi – Po kush ta jep fostoksinën.

Fiksi – Pse?

Shitësi – Veç po e gjete në Tiranë me ndonjë shoqëri. Këtu para 4 ditëve ka vdekur një vajzë.

Fiksi – Këtu?

Shitësi – 18 vjeçe prej fostoksinës. Po. Veç me shoqëri se mos u merr me atë punë.

Fiksi – Pse nuk kanë këto dyqanet?

Shitësi – S’kanë të drejtë. Të gjithë kanë por duhet të të njohin, që të japin. Ai ( fostosina ) të mbyt në sekonda dhe është super i rezikshëm. Tre orë vajza 18 vjeçe para 3 ditëve ka vdekur. Të gjithë mjekët dhe stafin mjekësor në këmbë e kishin dhe nuk kanë dit. Është shumë i rezikshëm. Fostoksinë quhet ai, është një shishe alumini kështu e vogël dhe ka 10 copë brënda. Se kështu i shesin. Nuk ta japin një kokërr në dorë kështu edhe ik.

Fiksi – Po ku e blen atë?

Shitësi – Çdo farmaci bujqësore edhe këtu në dalje pa mbarruar këto rrasat.

Fiksi – Po dhe ajo vajza këtë helmin ( fostoksinë) kishte pirë?

Shitësi – Po, fostoksinën.

Fiksi – Po ku e kishte marrë?

Shitësi – Në dyqan këtu afër.

Fiksi – Ku është dyqani?

Shitësi – Ec mos më çoni mua aty se ma merr mendja ju thotë direkt, që nuk kam.

Fiksi – Po si e paska blerë? Si ja kanë dhënë? A është helm?

Shitësi – Ai është që të mbyt të vdekur. 3 orë afat të jep. Hajde gjeje. Ka folur vetë ajo (vajza) se ka qenë me gojë ajo. I ka thënë të ëmës si me thënë që e bleva te F….

Fiksi – Këtu? Këtej afër?

Shitësi – Po

Fiksi – Ça thua more?

Shitësi – 100 metra nga këtu. Farmaci bujqësore.

Shitësi – Po. Kanë frikë mos e hanë edhe ata, se vazhdojnë ato hetimet akoma. Nuk lejohet ajo është adoleshente njëherë në fund të fundit. Ajo o jepet moshës tënde.

Fiksi – Ka dhe në Shkodër?

Shitësi – Se këtu është zjarr fare tani. Edhe nëse kanë të thonë jo nuk kam. Në Shkodër nuk ka kështu problemesh. Ku të duash në një farmaci bujqësore.

Fiksi – Po mirë, ka të drejtë kështu ta shesi ( fotoksinën) të lirë?

Shitësi – Po moj, në moshë të madhe madhore po. Ta jep, si me stil po ta jep.

Fiksi – Të kuptoj. Po sa lekë bën ajo?

Shitësi – Ajo duhet të bëj te 2 mijë ( të vjetra) lekëshi.

Fiksi – Po kaq lirë bën ajo?

Shitësi – Po nuk bëjnë jo, por është i tmerrshëm.

Farmaci tjetër bujqësore në Koplik

Fiksi – E tregëtoni?

Shitësi – Po po. Kam licencë.

Fiksi – Po. Sa kushton?

Shitësi – Unë e shes me tubet, nuk e shes me kokrra. Ajo ka blerë kokrra.

Fiksi – Ka blerë kokerr vajza?

Shitësi – Aq sa i duhet. Aq i duhet asaj.Unë shes me tubet dhe shes në ato zona ku e kontrolloj.

Fiksi – Sa kushton?

Shitësi – Ajo kushto 2 mijë ( të vjetra) një tubet, që ka 10 copë. Po i lirë krejt. Për kujt i mushet mendja është më i lirë që se gjen kund. Mjerë atij që i mbushet mendja.

Fiksi – Gjynah, gjynah vajzë shumë e re.

Farmacitë bujqësore në Durrës e Tiranë ku Fiksi e blen fotoksinën pa problem.

Fiksi – Më jep nja 4 kokrra, si ma tha emrin?

Shitësi – Fostoksinë? Për çfarë I don?

Fiksi – Për groshë. Sa lekë bën ajo?

Shitësi – Ajo bën 3 mijë ( të vjera) lekë tubeti 10 copë ka brënda. Mos ke fëmijë?

Fiksi – Jo jo nuk kam kalamaj jo.

Shitësi – Në qoftëse nuk ke fëmijë, fute pa frikë aty e le sat ë duash, vëri thesin dhe lëre sa të duash.

Farmacia Bujqësore 2

Fiksi – Më jep nja 4 kokrra për groshë.

Shitësi – 4 jo, por 10 është tubet.

Fiksi – Sa lekë bën ajo?

Shitësi – 2 mijë ( të vjetra) lekë. Kokërr si aspirinë më e madhe ngjyrë gri.

Fiksi – Ma jep atë komplet.

Farmacia Bujqësore 3

Fiksi – Kam ardhur të marr 1 fishek nga ato si quhen?

Shitësi – Fostoksinë

Fiksi – Si quhet?

Shitësi – Fostoksinë.

Fiksi – Sa lekë bën ajo?

Shitësi – 4 mijë ( të vjetra) lekë.

Fiksi – Po

Shitësi – Në rregull?

Fiksi – Besoj se kryejnë punë keto?

Shitësi – Po po

Farmacia Bujqësore 4

Fiksi – Më duhet një fishekë, një ilaç si ma tha ai.

Shitësi – Sa të duhet? 1 kokërr, 2 kokrra sa të duhen?

Fiksi – Sa ka ai fisheku?

Shitësi – 10 kokrra. Një kokërr bën 300 ( të vjetra) lekë.

Fiksi – Si e ka emrin?

Shitësi – Fostoksinë, fostoksinë.

Fiksi – Si hapet kjo? Desha dhe 1 bar miu. Ke bar miu?

Shitësi – Po. Shiko kjo hapet shiko këtu.Kapet kjo me pincë. Ja tek i ka kokrrat brënda. 10 kokrra. Ça deshe tjetër ti?

Fiksi – Bar miu. Si ja the emrin ti ksaj?

Shitësi – Fostoksinë.

Fiksi – Po unë e di se është bari I miut fostoksinë?

Shitësi – Jo jo

Fiksi – Po bari I miut si e ka emrin?

Shitësi – Ratinor e ka emrin, ja ku e ka këtu. Nuk është fostoksinë. Fostoksina është kjo.

Farmacia Bujqësore 5

Fiksi – Po kërkoj për groshën, që i hedh ilaç atyre mizave. Unë e shoh që s’ je farmaci bujqësore, po thash mos ke…

Shitësja- Eh unë… Jo, jo unë kam, por nuk hap pë rnjë.

Fiksi – Kam nja një kuintal grosh unë.

Shitësja – E të marr vesh unë, po ti do me kokrra.

Fiksi – Po nuk e di sa hidhet, prandaj po të pyes.

Shitësja – Unë e kam, po e kam të mbyllur komplet atë.

Fiksi – Po sa lek të bën?

Shitësja – Nuk hapet. Është 15 mijë ( të vjetra). Ka edhe me fishekë. Ndërsa unë s’ e kam me fishekë. E kam me kështu. Fostokskinë është. Unë e kam kështu të mbyllur. Ja. Dhe kjo bën 15 mijë (të vjetra). Kokrra është brenda, kokrrat e fostoksinës janë.

Fiksi – Çfarë firme?

Shitësja – A do të shikosh për firmën. Shiko as unë nuk e di. E kam parasysh se kam shitur nga ata fishekët, po nuk kam më.

Fiksi – Produkt për mbrojtjen e bimëve. Kjo duhet të jetë.

Shitësja – Po kjo mo është, fostoksina. Por që ne nuk e hapim. Është… ( flet në telefon me dikë) Sa janë këto të fostoksinës, sa kokrra kanë brenda? Sa tableta? 30 tableta.

Farmacia Bujqësore 6

Fiksi – Kam marrë 1 kuintal groshë dhe më thanë 2 kokrra njërit dhe 2 kokrra tjetrit.

Shitësi – Gati t’ju shërbejmë.Atë e di unë, e di unë tani.

Fiksi – Sa I hidhet një thesi?

Shitësi – 10-15 kilogram, 1 kokërr.

Fiksi – Ta lexoja si përdoret, se mos është kështu helmuese.

Shitësi – Kjo është ….. ( vendos maskën). Kemi edhe me kutia. Ka 10 jetë ajo kutia.

Fiksi – Sa lekë bën ajo kutia?

Shitësi – 3 mijë lekë ( të vjetra). Ka 10 kokrra.Largohu një çikë se ky ka…

Fiksi – Po po. Si e kishte emrin ajo?

Shitësi – Fostoksinë, fostoksinë.

Fiksi – Aha, po po.

Shitësi – 3 mijë lekë ( të vjetra), bën kjo, 30 lekë( të vjetra) bën një kokërr. 5 Kokrra 4.500 lekë ( të vjetra).

Etiketat e lidhura

Fotoksina
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 54 minutash

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 54 minutash

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 55 minutash

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 8 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 11 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 16 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 19 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.