Pas vendimit të sotëm nga GJKKO, që la në burg kandidati fitues të bashkisë së Himarës, Fredi Belerin ka ardhur edhe reagimi nga Ministria e Jashtme greke.
Në një reagim të bërë në faqen zyrtare të institucionit thuhet se zgjatja e paraburgimit për Belerin, është një goditje për drejtësinë publike dhe perceptimin evropian për shtetin e së drejtës.
“Zgjatja e paraburgimit të Fredi Belerit, tashmë i zgjedhur kryetar i Bashkisë Himarë, godet sensin e drejtësisë të publikut dhe perceptimin evropian të shtetit të së drejtës”,-shkruhet në reagim.
