Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 09:19 Zbulohen 4 lojtarët që dërgon në tribunë sot Maran ndaj Finlandës Trajneri Rolando Maran është detyruar të bëjë zgjedhje të vështira për sfidën e sotme ndaj Finlandës, për shkak të numrit të kufizuar të lojtarëve…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

FT: Kur Kadareja të ofron ndjesinë e paqes

Aktualitet E premte, 25 Tetor 2019 15:52
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nëpër stendat e trotuareve, në tregun e së dielës të librave, në Nju Delhi, një librashitës ishte gjeni për të klasifikuar librat e përdorur në grumbuj të vegjël sipas ngjashmërisë së tyre, shkruan Nilajana Roy në një opinion për prestigjiozen britanike ”Financial Times”. 

”Unë isha një studente që kërkonte një kopje të lirë të librit ”Kështjella” të Franc Kafkës dhe ai ma ofroi mes një kopjeje të vjetër të dramave të Brehtit dhe të një libri të një autori që nuk e kisha hasur asnjëherë, Ismail Kadare.

Me kalimin e viteve, bleva shumë libra të Kadaresë të papërdorur duke nisur nga romani i tij i parë ”Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (i vitit 1963 dhe i përkthyer për herë të parë në anglisht në vitin 1971), që bënte fjalë për një gjeneral italian dhe një prift, të cilët kërkonin në Shqipëri eshtrat e bashkatdhetarëve të tyre të rënë në luftërat botërore deri te librat klasikë si ”Prilli i thyer” (1978), një gjakmarrje që shtrihet në breza të tërë dhe ”Kështjella” (1970), që tregon përplasjen mes popullit shqiptar dhe Perandorisë Otomane si dhe shumë romane të tjera.

Këtë javë, Kadare fitoi çmimin ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë. Drejtuar nga Universiteti i Oklahomas dhe nga gazeta amerikane “World Literature Today”, çmimi Neustadt është më pak i spikatur se çmimi Nobel në Letërsi dhe në pothuajse 50 vitet e tij, ka pasur një grup shumë më global fituesish sesa zgjedhjet eurocentrike të bëra nga Akademia Suedeze.

Kadare u lind në vitin 1936 në Gjirokastër dhe fillimisht studioi në kryeqytetin, Tiranë e më pas në Institutin Letrar ”Gorki” të Moskës, atmosfera e së cilit iu duk e ashpër dhe kufizuese.

Krijimtaria e tij fillon që në moshë të hershme, duke botuar përmbledhjen e tij të parë të poezisë kur ishte 18 vjeç dhe romanin e tij të parë në moshën 27-vjeçare.

Në Shqipëri, Kadareja luajti me regjimin e asaj kohe si macja me miun. Ai shkroi poezi që lëvdonin Leninin, sepse nën diktatorin Enver Hoxha, i cili udhëhoqi Shqipërinë deri në vitin 1985, çdo student duhej ta përmbushte atë detyrë, por ai gjithashtu shkroi romane që zemëruan diktaturën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

”Pallati i ëndrrave” (1981) tregon për një shtet që i kushtonte një organizëm të tërë shtetëror analizimit të ëndrrave të qytetarëve të tij duke i servirur ato si gosti të rralla në vëmendjen e diktatorëve.

Në vitin 1981 ”Pallati i ëndrrave” u ndalua të lexohej pasi ”ishte i mbushur me aluzione kundër regjimit”, duke u ndaluar madje që të shkruhej apo të përmendej edhe titulli i tij.

Kadare fitoi çmimin ndërkombëtar “Man Booker” në vitin 2005 duke ngjallur polemika të shumta. Poetja rumune, Renata Dumitrascu, shkruajti se ai nuk ishte një Solzhenicin. Kadare ka qenë anëtar i partisë nën regjimin e Enver Hoxhës dhe gëzonte privilegje që shkrimtarëve të tjerë shqiptarë u mungonin. Por, në një shtet krejtësisht totalitar, është e pamundur të jesh kundërshtar ideal. Ata që ngrenë zërin shumë lart ose përdorin penën shumë lirshëm, zhduken në burgje, vriten ose nëse janë me fat, internohen.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shpesh, puna e kundërshtarit është thjesht të mbijetojë.

“Nuk e kam konsideruar ndonjëherë veten si hero apo disident”, shkruan Kadare, në një shkëmbim letrash në vitin 1998, të publikuara “Review of Books” të Nju Jorkut.

“Në Shqipërinë e Hoxhës, si edhe në Rusinë e Stalinit, ishte e sigurt që një disident i deklaruar do të  ndrydhej”.

Shumë nga novelat e tij u ndaluan, siç është poema e vitit 1974 “Pashallarët e kuq”, menduar si e zhdukur, derisa u gjet në një arkivë, në vitin 2002.

Kadara u largua përfundimisht nga Shqipëria për në Paris, në vitin 1990, duke kërkuar azil politik.

Në Francë, ai mund të shkruante e të shprehej më lirshëm, por ai këmbëngul se mënyra e tij e të krijuarit funksionon në mënyrë të pavarur, siç thuhet në një intervistë të tij të vitit 2009: “Mendoj se krijimtaria ime nuk është më shumë politike se teatri antik grek.  Do të isha bërë ky shkrimtar që jam në cilindo regjim politik.”

Edicioni i veprës “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave”, të cilin e bleva në një rrugë të mbipopulluar të Delhit, ka kohë që është zhdukur. Nuk ishte ndonjë kopje e bukur, i mungonte kopertina, faqet ishin të ngrëna dhe të njollosura me çaj, por do të desha ta kisha tani si një kujtesë të mënyrës se si i zgjedhim ne historitë për të lexuar.

Mund t'ju interesojë

Esmeralda Hasani në krye të SHISH, Presidenti Begaj dekreton emërimin e saj

Esmeralda Hasani në krye të SHISH, Presidenti Begaj dekreton emërimin e saj

Para 2 minutash
SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habitat detar

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në bo...

Para 17 minutash
Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kr...

Para 1 ore

Ndryshe është ta zbulosh një autor nga çmimet e marra, duke lexuar veprën e tij sipas botimeve, ndryshe është të zgjedhësh një libër nga rrjedha e pafund e veprave më të shitura. Sidoqoftë, për shumë lexues, marrëdhënia me një autor nis në mënyrë aksidentale, por të natyrshme.

Librashitësi shton një roman në grumbullin e librave. Nuk është libri që dëshiroje, por është me çmim të lirë. Ngjarjet zhvillohen në një vend, për të cilin ti nuk di gjë prej gjëje. Kjo gjë të intrigon dhe, me kalimin e viteve, e gjen veten duke kërkuar për gjithçka që ka shkruar ai autor dikur i panjohur.

Kadare më ka ofruar një ndjesi paqeje me të kuptuarit vetjak që u ka bërë gjurmëve të lëna pas nga luftërat dhe perandoritë më pak të njohura.

Në romanet e tij, njerëzit gjejnë liritë e tyre dhe hijeshinë e çasteve të shkurtra, edhe kur kufizohen nga ligje të padrejta dhe fuqia e një tirani.

“Një shkrimtar mund të jetë i lirë në një botë të skllavëruar ose skllav në një vend të lirë”, tha ai, në një intervistë radiofonike në vitin 2001.

Ai e bën shumë të qartë se jemi ne ata që zgjedhim”, përfundon Nilajana Roy për prestigjiozen britanike ”Financial Times”.

Etiketat e lidhura

FTIsmail Kadare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Zbulohen 4 lojtarët që dërgon në tribunë sot Maran ndaj Finlandës
Tani

Zbulohen 4 lojtarët që dërgon në tribunë sot Maran ndaj Finlandës

Esmeralda Hasani në krye të SHISH, Presidenti Begaj dekreton emërimin e saj
Para 2 minutash

Esmeralda Hasani në krye të SHISH, Presidenti Begaj dekreton emërimin e saj

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin
Para 15 minutash

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit
Para 15 minutash

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 12 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 18 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.