Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:28 Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë Nga Edmond Spaho U mbars mali dhe polli një mi. Nuk kam dashur të shkruaj për këtë çështje, sepse do të më akuzonin si…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gabriel Garsia Markez, erdhi si shtjellë shpirti në realizmin magjik për të mbetur i magjishmi i krijimit

Aktualitet E enjte, 17 Prill 2025 12:15
Gabriel Garsia Markez, erdhi si shtjellë shpirti në realizmin magjik për të mbetur i magjishmi i krijimit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Pas një kaplimi prej më shumë se dy vitesh nga Alzheimer, shkrimtari i madh kolumbian, Gabriel Garcia Marquez reshti së gjëmuari me frymë gjoksin e rrënuar nga 87 vitet e moshës, në shtëpinë e tij në Mexico City, më 17 prill 2014. Gjëmimet e një zemre të lodhur kanë gufuar në kraharorin e tij të lëveshkur dhe prushin e thinjave në gjoksin që nuk hovet më. Ai vendos të tregojë me nota pathosi dhe nëpërmjet një mbamendje të zëshme, se di të kridhet në krahët e vdekjes, jo vetëm nëpërmjet rrëfimtarisë dhe bashkëjetimit trandës. Në çdo ndjenjë, ai troket nëpërmjet një dhimbjeje. Prej sysh që u skuqën në përjetime që sendërtoi, ai zbret me lot. Vdekjen e tij letrare e zë ajo e kujës nën vig. Ikjes pak kthim prej ligjërimeve dhe këndimesh plot kand dhe nerv, ai i jepet me mish e me shpirt. Kërkon leje të marrë atë rrugë që e hoqi në letra dhe tregimtari sa e sa herë. Nuk priti përgjigje, por vetë e vendosi, sepse në të sosur i kishte ditët, në të shuar e kish flakadanin, në të ndalur e kish vërshimin. Ndali siç stepet para kureshtisë dhe hutimit tonë, një vegim drite që shkreptin në qiellin e gërmushur prej resh dhe zemërate qiellore.

Loja e tij me vetminë duket se nuk do të ishte më një ngasje për të hyjnizuar privatësinë, për të medituar, për të ndarë botën nga vetja, për të ndërsyer të tjera ngasje në botën e letrave ndaj shpirtit. Gabriel Garsia Markez kishte kyçur gjithçka të tijën përreth, nga miqtë dhe të afërmit, nga ngulme dhe dufe të fjetura, para se t’i dorëzohet amshimit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ai nuk kishte frikë nga vdekja, por ishte i zemëruar me të. Problemi me vdekjen është se ajo zgjat përgjithnjë, thoshte ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai nuk është më, por tek secili nga ne la diçka nga vetja, diçka që nuk lejon ta shkul asnjë stuhi harrese apo tërmet sëmbimi.

Por, një shpirt me kaq shumë mirëseardhje përjetimesh magjike dhe andjesh këndellëse, nuk mund të ikte pa një lamtumirë, dhe e endi atë me fijet e holla e tejet të tendosura të jehonave të skajeve dhe botëve, atyre që kishte ngjizur dhe jetuar, mëtuar e kunguar.

Dhe shtoi:

Sikur Zoti të harronte për një moment që unë jam një dordolec i ndrequr me rrecka dhe të më dhuronte një copë jete, mbase nuk do të thosha t’i gjitha ato që po mendoja, por sigurisht do t’i mendoja të gjitha ato që po them.

Do i jepja rëndesi gjërave jo për vleren e tyre por për domethënien e tyre. Do flija pak, do ëndërroja më shumë, sepse çdo minutë që mbyllim sytë humbim gjashtëdhjetë sekonda dritë.

Mund t'ju interesojë

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Para 37 minutash
Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Para 42 minutash
Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Para 1 ore

Do vazhdoja kur të tjerët do të ndalonin, do të zgjohesha kur të tjerët do të flinin.

Do t’i dëgjoja kur të tjerët do flisnin dhe sa do e shijoja një akullore me çokollatë!!!

Nëse Zoti do me jepte një copë jetë, do të vishesha thjesht, do të shtrihesha përballë diellit, duke e lënë të pambuluar jo vetëm trupin tim, por edhe shpirtin tim.

Zoti im, nëse do të mundesha, do ta shkruaja urrejtjen time mbi akull dhe do të prisja të dilte dielli.

Do pikturoja një ëndërr të Van Gogut mbi yje, do të recitoja një poezi të Benedetit dhe një këngë të Sheratit…

Do ishte serenata që do t’ia dhuroja hënës.

Do ujisja me lotët e mi trëndafilat, që të ndjeja dhimbjen nga gjembat e tyre dhe puthjen ngjyrë kuqe nga fletet e tyre.

Ah Zoti im, sikur të kisha një copë jetë …nuk do të lejoja të kalonte as edhe një ditë pa iu thënë njerëzve që dashuroja, se i dashuroj.

Do të bëja cdo burrë dhe grua të besojne se janë njerëzit që dua dhe do të dashurohesha me dashurinë. Te njerëzit do tregoja se sa gabim bëjnë kur besojne se ndalojnë së dashuruari kur plaken, pa kuptuar se plaken kur ndalojnë të dashurojnë.

Femijës së vogël do i jepja pend, por do t’i lija të mësonin vetë sesi të fluturojë.

Pleqve do i tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqëria por “harresa”.

Mesova kaq gjera nga ju njerëzit…

Mësova se të gjithë duan të jetojnë në “majen e malit”, pa kuptuar se lumturia qëndron në mënyrën se si zbret “faqen e pjerrët”.

Mësova se kur fëmija e porsalindur shtrëngohet mbi pëllëmbën e tij të vogël, për herë të parë gishti që zgjatet i babait të tij e robëron përgjithmonë.

Mësova se njeriu ka të drejtë ta shoh tjetrin nga lart, vetëm kur duhet ta ndihmojë të cohet.

Janë kaq shumë gjëra që mësova prej jush, por me të vërtetë nuk do të hyjnë në punë, sepse kur të më mbajnë të mbyllur brenda në këtë valixhe fatkeqësisht do të jem i vdekur.

Të thuash gjithmonë atë që ndjen dhe të bësh gjithmonë atë që mendon.

Nëse do ta dija që sot do të ishte hera e fundit që do të të shihja duke fjetur, do të të perqafoja fort dhe do t’i lutesha Zotit që të bëhesha roja i shpirtit tënd.

Nëse do e dija se kjo do ishte hera e fundit që do të të shihja të dilje nga dera, do të të përqafoja dhe do të të jepja një puthje dhe do të të therrisja përsëri që të të jepja edhe të tjera.

Nëse do e dija se kjo do të ishte hera e fundit që do dëgjoja zërin tënd, do ta incizoja çdo fjalë tënden që të mund të të degjoja përsëri, përsëri, e përsëri.

Nëse do e dija që këto do të ishin momentet e fundit që do të të shihja do të të thoja “të dashuroj” dhe do të supozoja jo llogjikisht se e dije më parë.

Ekziston gjithmonë një e nesërme dhe jeta na jep edhe mundësi të tjera që ti bëjmë gjërat siç duhet, por në qoft se bëjmë gabime, na mbetet vetëm e sotmja, do doja të të thoja se sa shumë të dua dhe se kurrë s`do të të harroj.

E nesërmja nuk është e sigurt për askend si i ri, si i vjetër. Sonte mund të jetë hera e fundit që i shikon njerëzit që do. Prandaj mos prit më, bëjë sot sepse e nesermja nuk vjen kurrë, sigurisht do pendohesh për ditën kur nuk gjete kohë për një buzëqeshje, një përqafim, një puthje dhe sepse ishe shumë i zënë për të realizuar një dëshirë të tyre.

Mbaj ata që dashuron pranë vetes, thuaji duke mërmëritur se sa shumë ke nevojë për ta, dashuroi, sillu mirë gjeje kohën për ta, thuaji “më vjen keq”, “më fal”, “të lutem”, “faleminderit” dhe të gjitha fjalët e dashurisë qe di. Asnjeri nuk do të të mbaj mend për mendimet e tua të fshehta.

Kërko nga Zoti fuqinë dhe zgjuarsinë t`i shprehësh. Tregoju të tjerëve domethënien e tyre.

Fillo të bësh realitet ëndrrat e tua.

Tani është momenti!

Ishte vërtetë?!

Asnjëherë nuk është i duhur momenti se kur duhet të iki një njeri që u mëkoi njerëzve me vepër dhe përkushtim pasionues se si vihet. Ai megjithëse ishte shuar para se të ndalonte së frymuari, e ushqeu botën me motivim dhe arsye për të besuar ashtu siç ai kumtoi, në magjinë e krijimit si në një forcë besimi që i shndërron vullnetet tona në energji jete. Pavarësisht se kanë kaluar 11 vite prej ditës që ai vdiq, ende edhe sot flitet për librat e tij, për vlerat që barti letërsia që na la ai testament. Bota mbarë e njohu Gabriel Garsia Markez si një penë që e ushqeu shpirtin me ngjyrën më të ëmbël të spektrit të dritës. Ne u dashuruam, u trishtuam, ndjem dhimbje dhe morëm zemër, u urtësuam dhe përjetuam, me tharmin e dijes dhe dritës së tij. Tani që ai nuk është, vepra do na rrëfejë më mirë se asgjë se cili ishte ai, çfarë beri dhe si e bëri përmendoren e tij të pavdeksisë. Gabriel Garsia Markez, është ikja që la zbrazëti në letërsinë e realizmit magjik.

Etiketat e lidhura

albert vatajGabriel Garsia Markez
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë
Para 4 minutash

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrë...

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!
Para 7 minutash

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 26 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK
Para 29 minutash

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.