Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gara për Bashkinë e Tiranës, Gert Bogdani pranon sfidën për të qenë përballë Veliajt

Aktualitet E enjte, 2 Shtator 2021 16:16
Gara për Bashkinë e Tiranës, Gert Bogdani pranon sfidën për të qenë përballë Veliajt
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Rikthimi në politikë e bëri atë që të jetë anëtari më i votuar i kryesisë së Partisë Demokratike. Gert Bogdani, konfirmon ambicien e kandidimit për Bashkinë e Tiranës përballë Erjon Veliajt në zgjedhjet e ardhshme. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Bogdani theksoi se emri i tij ishte propozuar nga anëtarësia e Tiranës për të qenë kandidat për Bashkinë e kryeqytetit një vit më parë, kur u zhvillua procesi i selektimit të kandidatëve. Ai shprehet i gatshëm që nëse Basha do të mendonte njësoj si anëtarësia e Tiranës, të ndërmerrte sfidën për të rimarrë Tiranën.

Z. Bogdani, nga 42 kandidatët ju jeni shpallur anëtari i kryesisë së PD më i votuar nga Këshilli Kombëtar, jeni i surprizuar nga kjo mbështetje, e prisnit një rezultat të tillë?

Mund t'ju interesojë

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Para 3 orësh
Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Para 3 orësh
Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Para 3 orësh

Më lejoni që ta filloj duke shprehur mirënjohjen time të thellë për të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar për vlerësimin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme qe më dhanë me votën e tyre. Unë kam punuar gjithmonë me përkushtim dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me bazën e Partisë Demokratike, duke ngritur gjithmonë zërin e çdo anëtari që e do Partinë Demokratike dhe duke u munduar të përfaqësoj sa më mirë vlerat e saj. Ky vlerësim është një përgjegjësi më shumë dhe një privilegj për të qenë zëri i tyre.

Swiss Digital

Vitet e fundit keni qenë pa një post në Partinë Demokratike. Tashmë që do të jeni pjesë e kryesisë, do të ketë një prezencë më të shtuar tuajën në politikë?

Pavarësisht pozicionit apo jo, unë besoj fort se puna reale duhet të jetë në bazë dhe pranë anëtarësisë dhe qytetarëve, dhe kjo ka qenë e vazhdueshme e pa ndërprerje. Besoj se politika ka dy komponentë të rëndësishëm: prezencën në terren dhe prezencën publike. Ndërkohë që kjo e para ka qenë pa ndërprerje, besoj është koha për të shtuar edhe të dytën.

Ndonëse nuk keni pasur një emërim qoftë në PD apo në Kuvend, ju keni qenë shumë aktiv në denoncimet për Bashkinë e Tiranës. E synoni ju z. Bogdani që në zgjedhjet e ardhshme lokale të jeni kandidati i PD-së për kryeqytetin? Do të punoni ju për një sfidë të tillë tashmë që keni edhe mbështetjen e Këshillit Kombëtar të PD-së?

Sfida më e rëndësishme e radhës e Partisë Demokratike janë pa diskutim zgjedhjet lokale në tërësi e ato për Bashkinë e Tiranës në veçanti. Ka ardhur koha t’i jepet fund keqqeverisjes, sidomos asaj të kryeqytetit, që ka vështirësuar jetën e çdo qytetari, të djathtë e të majtë! Në këtë kuadër dhe duke marrë parasysh faktin se gjatë procesit të propozimeve nga baza pjesa më e madhe e anëtarësisë së Tiranës e kanë propozuar emrin tim për Bashkinë e Tiranës, nëse lidershipi i PD-së do ta vlerësonte të arsyeshme këtë gjë, pa diskutim që nuk do t’i thosha jo kësaj sfide. Gjatë gjithë jetës sime, si politike ashtu dhe jashtë politikës, i kam pranuar gjithmonë sfidat, pavarësisht vështirësive të tyre, dhe kam punuar me përkushtim për t’ia dalë me sukses, me vizionin për një të ardhme më të mirë për çdo shqiptar! Në këtë rast përgjegjësia dhe detyra do të ishte edhe me e rëndësishme, sepse realisht Tirana meriton më shumë dhe është në një pikë në të cilën po shkatërrohet në çdo detaj.

Këtë javë u emëruan sekretarët dhe nënkryetarët e rinj të PD-së. Vërehet një zgjerim i ekipit. Pra të nr. të sekretarive, nënkryetarëve. Sipas jush, një skemë e tillë është më e dobishme për të forcuar PD-në apo është një tentativë e lidershipit për të kënaqur të gjithë?

Jam i mendimit që një ekip më i gjerë sjell një parcelizim më të madh, pra një zvogëlim të detyrave dhe përgjegjësive e për rrjedhojë, një efikasitet më të madh. Është skemë e njohur dhe e përdorur gjerësisht nga partitë tona simotra nëpër botë dhe nuk ka për qëllim kënaqësitë e njërit apo tjetrit, por rritjen e efikasitetit dhe eficencës së punës dhe rezultateve.

Në kryesinë e re nuk do të jenë më Z. Kadilli, Bozdo, Nishani, apo edhe Agron Shehaj, që nuk u zgjodhën të hënën. Është Partia Demokratike (njerëzit e saj) hakmarrëse ndaj atyre që dalin me zërin ndryshe nga orientimi i lidershipit?

Dje nuk votoi lidershipi i Partisë Demokratike, në sensin e ngushtë të fjalës, por anëtarësia e gjerë e Këshillit Kombëtar. Një proces i hapur ku çdo votë është numëruar rigorozisht, ndaj nuk do ta shihja si një proces hakmarrjeje, por si një proces ku anëtarët kanë zgjedhur ata që mendojnë se duhet t’i përfaqësojnë në ekipin e kryesisë së re.

Etiketat e lidhura

Gert Bogdani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

2 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 5 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 8 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 4 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

6 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

7 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.