Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 07:17 Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang Jensen Huang, themeluesi i Nvidia, i lindur në Tajvan dhe i festuar si një yll rock-u gjatë vizitave të tij, ka gjeneruar pasuri të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gara për UT/Profesoresha që synon të rrëzojë Konin nga froni: Korrupsioni…

Aktualitet E mërkurë, 1 Korrik 2020 18:21
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Profesoreshë Mimoza Hafizi, është një nga kandidaturat për rektor në Universitetin e Tiranës dhe gjatë fjalës së saj në studion e ”Top Talk”, ajo shpalosi të gjithë vizionin e saj, vështirësitë që ndodhet universiteti dhe sfidat që do ta presin nëse zgjidhet në krye të këtij institucioni. ”Unë jam mjaft e ndërgjegjshme që është e vështirë, por kjo nuk më ka bërë që të hezitoj për t’u futur në këtë betejë. Në fakt ka ja dy tre muaj që janë hapur, zgjedhjet janë zvarritur siç e dini dhe unë kam qenë shumë e vëmendshme duke parë se çfarë po ndodh dhe kam ndjekur me vëmendje nëse do të kishte ndonjë kandidaturë tjetër, le të themi e profilit tim dhe jashtë këtyre klaneve që e kanë sunduar universitetin prej 20 vitesh”.

Çfarë ju shty drejt këtij vendimi, për të garuar dhe për të marrë drejtimin e universitetit.

Më shtyu përgjegjshmëria. Unë jam pjesë e këtij universiteti në moshë fare të re dhe ndjej për detyrë që për këtë institucion duhet kontribuar dhe unë këtë kandidim e shikoj si pjesë e një kontributi, kontributit tim që gjatë gjithë jetës e kam dhënë në forma të tjera këtë herë e vendosa ta jap përmes një kandidimi për rektore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në njoftimin tuaj që bëtë publik përmes rrjeteve sociale thoni se universiteti është marrë peng nga një klan prej gati dy dekadash. Në fakt do të doja t’ju pyesja njësoj si politikë, është tepër e vështirë që të tillë establishmente të çahen. Si do ta çani këtë lloj klani që zotëron universitetin prej 20 vjetësh.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Unë jam mjaft e ndërgjegjshme që është e vështirë, por kjo nuk më ka bërë që të hezitoj për t’u futur në këtë betejë. Në fakt ka ja dy tre muaj që janë hapur, zgjedhjet janë zvarritur siç e dini dhe unë kam qenë shumë e vëmendshme duke parë se çfarë po ndodh dhe kam ndjekur me vëmendje nëse do të kishte ndonjë kandidaturë tjetër, le të themi e profilit tim dhe jashtë këtyre klaneve që e kanë sunduar universitetin prej 20 vitesh. Kjo është dhe arsyeja që nuk kam kandiduar më parë, por e lash në momentin e fundit kur ministrja e Arsimit i shpalli zgjedhjet, në një mënyrë mjaft të beftë dhe nuk kisha kohë për të pritur. Por ishte një mendim i pjekur, kam hyrë me bindje të plotë, në një betejë që më pëlqen jashtëzakonisht sepse është një betejë të cilën unë e njoh, e njoh arsimin e lartë, njoh universitetin tim dhe e di çfarë dot ë shpreh në këtë fushatë. E bëj me shumë dëshirë dhe besoj do të kem aleancën e shumë shumë pedagogëve të cilët janë po ashtu si puna ime, me të njëjtat tipare, njerëz të përkushtuar, me idealizëm shkencor , me ndershmëri profesionale, me vlera të cilat në Universitetin e Tiranës nuk mungojnë, por nuk janë në fasadë dhe nuk duken dhe kjo është për të ardhur keq.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 1 ore
Moti sot, vranësira dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius

Moti sot, vranësira dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius

Para 1 ore
Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Para 9 orësh

A do të inicionit një hetim masiv për korrupsionin në universitet, për të bërë po themi një pastrim të mykut korruptiv, që ka degraduar cilësinë por edhe besueshmërinë e dijes dhe të notës.

Korrupsioni do të jetë një nga dukuritë më të palejueshme në Universitetin e Tiranës, nuk është absolutisht në atë shkallë sa është perceptimi, sepse unë e njoh situatën shumë mirë. Por ka qenë imazhi, sigurisht ka pasur dhe raste reale, por imazhi vjen jo vetëm nga çfarë mund të denoncohet nga disa studentë, por imazhi vjen nga ajo që ka ndodhur në gjithë betejën 10-vjeçare, 20-vjeçare, midis personave të ndryshëm në universitet, për të pasur influencën në financimet e universitetit, për të orientuar, ka qenë një lloj korrupsioni i një shkalle që e ndeshim dhe në politikë. Pra këtu sigurisht kjo është detyrë e organeve shtetërore për të hetuar gjithçka ç’a mund të ketë ndodhur me abuzimet e financimeve në Universitetin e Tiranës. Por është ajo që thoni ju, që student duhet të ndihet absolutisht i mirëtrajtuar në universitet, vlerësimet duhet të jenë të drejta dhe çdo shfaqje që e cënon këtë parim, sigurisht që do të jetë e dënueshme në akte dhe në frymë.

Përse unë nëse do të isha student në Universitetin e Tiranës ose një koleg i juaji, duhet t’u votojë ju për rektore të Universitetit të Tiranës. Çfarë do të sillni ndryshe përveç faktit që ju thoni që do të prodhojmë një frymë të re. Kjo është pak a shumë parimore, por çfarë njerëzit duhet të shohin tek ju.

Unë besoj që njerëzit më njohin për integritetin, për besueshmërinë, për faktin që kam qenë gjithmonë një person luftarak, kur kam marrë përsipër kauza dhe kauzat e mia unë i çoj deri në fund pa devijuar nga parimet e mia. Kështu që besoj se për nga besueshmëria, kjo do të jetë një cilësi që do t’i bëj njerëzit të më votojnë. Përpos kësaj dhe karriera ime akademike dhe shkencore ka qenë mjaft e mirë dhe besoj që kjo karrierë mund t’i bëjë krenare edhe njerëzit që do të më shohin në krye të këtij universiteti.

Etiketat e lidhura

mimoza hafiziUniversiteti i Tiranës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang
Para 2 minutash

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë
Para 4 minutash

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 10 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 18 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

3 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 8 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

4 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 12 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.