Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi Horoskopi i ditës sjell një Hënë në Bricjapi dhe një hënë në rritje: ditë për hapa të matur, punë të qetë dhe fjalë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gazetarja e BBC, Yalda Hakim: ISIS-K do të vriste vajzat afgane

Aktualitet E hënë, 30 Gusht 2021 20:03
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gazetarja dhe prezantuesja e ”BBC World News”, Yalda Hakim, e cila përmes fondacionit që mban emrin e saj, mundi të nxjerrë nga Afganistani e sjellë në Shqipëri 59 persona, në një intervistë për Top Channel tregon si e arriti këtë.

Yalda Hakim: Muhamed, ky operacion ishte diçka shumë personale për mua. Në dy vitet e fundit më është dashur të njihem me këto vajza të reja nga fondacioni im, duke i parë atyre rezultatet e provimeve por situata e sigurisë së tyre po përkeqësohej. Ato ishin vajza të reja dhe e ndjeva se kisha përgjegjësi për to. Kur isha në Afganistan pak javë pasi ra Kabuli, u tregova se nuk duhet të largoheshin nga shtëpitë pasi po bëheshin gati sulme kamikaze. Disa prej vajzave që tani ka mbërritur në Shqipëri janë prej minoritetit Hazara, që i përket sektit SHIA të fesë islame. ISIS-K kishte nisur sulme të pamëshirshme për këtë komunitet duke mos kursyer maternitetin. Për shembull vranë nënat e reja me foshnjat e tyre. Sikurse sulmuan një shkollë ku 19 vajza u vranë. Ky është rajoni prej nga ku kanë ardhur këto vajza. Isha shumë e shqetësuar për to pasi pak përpara rënies së Kabulit me kontaktonin dhe i sigurova se do të bëja gjithçka mundesha për ti nxjerrë nga atje me ndihmën e miqve që njoh. Vendosëm ta bëjmë këtë duke përdorur shumë miq, shumë kohë përpara rënies së Kabulit. Siç e shikoni gjithçka është drejt mbylljes tani në aeroport. Ne ia dolëm ti nxjerrim brenda kohës së mundshme.

Muhamed Veliu: Mund të na tregoni diçka më shumë se kush janë 59 personat e ndihmuar prej fondacionit tuaj?

Yalda Hakim: Janë disa prej studentëve të Universitetit Amerikan të Afganistanit por shumë prej tyre mbetën atje duke u përballur me kërcënimet e talibanëve. Disa njerëz të talibanëve shkuan tek universiteti dje, dhe i quajtën ata “ujqër të trajnuar prej amerikanëve”. Janë shumë prej tyre në gjendje të dëshpëruar për të lënë vendin. Mes këtij grupi prej 59 personash krahas studentëve dhe familjeve të tyre ia dolëm të nxjerrim edhe disa gazetarë. Ata janë nga TOLO TV netuorku më i madh televiziv atje. Janë gazetarë, prezantues, komedianë, drejtues programesh radiofonikë. Show-t argëtuese dhe muzikore janë mbyllur dhe njerëzit e lidhur me to janë në rrezik. Gazetarët ishin shumë kritikë me Talibanët dhe ishin në mënyrë të dëshpëruar në nevojë të largoheshin. Këta janë shumica e njerëzve që ishin në aeroplanin tonë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Muhamed Veliu: Yalda, çfarë rreziku u kanosej këtyre personave nëse vijonin të qëndronin në Afganistan?

Yalda Hakim: Ne po e shikojmë tani se grupe të caktuara gazetarësh apo të shoqërisë civile janë duke u përballur me kërcënime prej talibanëve apo grupimit ISIS-K. Situata është duke u agravuar dhe shumë e rrezikshme në kryeqytet, ku nuk ka qeveri pasi talibanët nuk kanë ndërtuar plotësisht qeverinë. Pra kërcënime pafund nga talibanët dhe ISIS-K. Të gjithë njerëzit që kanë ardhur në Shqipëri ishin në rrezik për jetën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Muhamed Veliu: Planifikoni që përmes fondacionit tuaj të sillni të tjerë persona?

Yalda Hakim: Për momentin është e vështirë nxjerrja e njerëzve. Talibanët kontrollojnë aeroportin dhe sigurinë duke e vështirësuar për qytetarët të largohen. Edhe shumë pika kufitare janë të mbyllura. Marr çdo ditë me qindra kërkesa e lutje nga njerëz që janë të dëshpëruar të cilët më luten ti ndihmoj. Nuk mund tu jap asnjë garanci pasi nuk e di çdo të sjellë e ardhmja pasi ka shumë pasiguri çdo të ndodhë më tej. Talibanët kanë thënë se kush do të largohet do të kenë kalim të sigurt, por njerëzit janë të frikësuar dhe nuk e dinë çdo të ndodhë pas tërheqjes të amerikane pas ditës së nesërme.

Mund t'ju interesojë

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Para 1 ore
Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Para 9 orësh
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

Para 9 orësh

Muhamed Veliu: Si e shikoni gadishmërinë e kryeministrit Edi Rama për të strehuar 4.000 afganë në nevojë.

Yalda Hakim: Flet vetë e gjitha kjo apo jo? Kur një vend i vogël që nuk ka një ekonomi të fortë kthehet në tejet bujar. Përmes udhëheqjes së kryeministrit Edi Rama i cili ka thënë se “Ne ishim më parë Afganët duke pasur kohë të vështira dhe kapituj të errët në histori”. Ma ka thënë edhe mua për vuajtjet e shqiptarëve duke i krahasuar me vuajtjet e sotme të afganëve. Udhëheqja e tij, lidershipi dhe bujaria flasin vetë përmes atyre pamjeve që kam parë të fëmijëve që kanë lënë luftën dhe ju është dhënë mikpritje, miqësi dhe çdo gjë e mirë nga populli shqiptarë. Afganët që janë aty kurrë nuk do ta harrojnë këtë në të gjithë jetën e tyre.

Marrë nga Top Channel

Etiketat e lidhura

afganëtalebanëYalda Hakim
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 1 ore

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 8 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 8 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 8 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 13 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 16 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 8 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.