Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 22:31 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE Një studente kineze e doktoraturës në Princeton është ndaluar nga ICE në aeroportin Ronald Reagan. Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se ajo kishte tejkaluar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Genuine Cup 2026” me të rinjtë me aftësi të kufizuara, Ministrja Sala: Një hap i rëndësishëm drejt gjithëpërfshirjes

Aktualitet E premte, 17 Korrik 2026 12:15
“Genuine Cup 2026” me të rinjtë me aftësi të kufizuara, Ministrja Sala: Një hap i rëndësishëm drejt gjithëpërfshirjes
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Për herë të parë, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit e personave me aftësi të kufizuara do të përfaqësojë Shqipërinë në “Genuine Cup 2026”, një aktivitet ndërkombëtar sportiv që do të zhvillohet në Houston, Texas, SHBA, nga 26 korriku deri më 2 gusht. Pjesëmarrja e 12 futbollistëve të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale në këtë kompeticion është një dëshmi e angazhimit për përfshirjen sociale, fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara dhe garantimin e mundësive të barabarta. .

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, së bashku me Zv.presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Geri Çipi, dhe anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Blendi Fevziu, vizituan ekipin përfaqësues gjatë seancës së radhës stërvitore, përpara nisjes së tij drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në bashkëbisedim me futbollistët dhe prindërit e tyre, ministrja Sala vlerësoi këtë moment historik për sportin gjithëpërfshirës në Shqipëri, duke theksuar se Qeveria Shqiptare po ndërton politika që shkojnë përtej mbështetjes ekonomike, duke krijuar mundësi reale për pjesëmarrje në arsim, punësim, kulturë dhe sport.

“Për herë të parë Shqipëria merr pjesë në Genuine Cup me një ekip të të rinjve me aftësi të kufizuara. Kjo është një arritje sportive, por mbi të gjitha është një fitore për përfshirjen. Politikat tona synojnë që çdo person me aftësi të kufizuara të ketë më shumë mundësi për të mësuar, për të punuar, për të bërë sport dhe për të qenë pjesë aktive e jetës së vendit”, u shpreh ministrja Sala.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ministrja Sala falënderoi Federatën Shqiptare të Futbollit, organizatën “Klubi Kombëtar i Prindërve të Fëmijëve me ÇSA & P.A.K / Autizmi Flet”, trajnerët, prindërit dhe të gjitha strukturat e përfshira në realizimin e kësaj nisme.

Zëvendëspresidenti i FSHF-së, Geri Çipi, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në promovimin e përfshirjes dhe integrimit të personave me aftësi të kufizuara përmes sportit.

“Ky është një mesazh i qartë se futbolli është gjithëpërfshirës, që edhe këta persona të ndihen njësoj si gjithë të tjerët dhe të krijojnë e të zhvillojnë një aktivitet normal si të gjithë ne”, tha z. Çipi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërsa, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Blendi Fevziu, falënderoi të gjitha institucionet dhe strukturat që bënë të mundur këtë përfaqësim të Shqipërisë, duke vlerësuar shembullin frymëzues që japin këta të rinj në tejkalimin e sfidave përmes sportit.

“Kjo tregon, së pari, se nuk ka pamundësi në jetë, pra se gjithçka është e mundur, dhe, së dyti, se futbolli është gjithëpërfshirës, si për ata që stërviten çdo ditë në futbollin profesionist, ashtu edhe për ata që janë amatorë, por edhe për këta të rinj që kanë pasur një vështirësi në jetën e tyre dhe përpiqen ta tejkalojnë pikërisht nëpërmjet futbollit”, u shpreh z. Fevziu.

Mund t'ju interesojë

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Para 3 orësh
Armand Shkullaku: Po eliminon këdo që i del përpara në PS

Armand Shkullaku: Po eliminon këdo që i del përpara në PS

Para 3 orësh
Anëtari i Këshillit Bashkiak, Valteri: Fatkeqësi që PS nuk ka ende një kandidat, Manastirliu dështoi

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Valteri: Fatkeqësi që PS nuk ka ende një kandidat, Manast...

Para 3 orësh

Pjesëmarrja në “Genuine Cup 2026”, është rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe i angazhimit për zbatimin e politikave që promovojnë gjithëpërfshirjen, integrimin dhe fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara. Përmes zgjerimit të shërbimeve komunitare, rritjes së aksesit në arsim, rehabilitim, punësim dhe aktivitete sociale, synohet garantimi i mundësive të barabarta dhe krijimi i kushteve që çdo individ të zhvillojë potencialin e tij dhe të jetë pjesë aktive e shoqërisë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 3 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 3 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!
Para 3 orësh

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë
Para 3 orësh

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 4 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 3 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

3 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 12 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 3 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.