Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 23:03 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike Reforma zgjedhore dhe mundësia që qytetarët të zgjedhin drejtpërdrejt përfaqësuesit e tyre u bënë pjesë e debatit në emisionin “Top Story”. Analisti Arian Curri…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Rama në Paris
  • Dorian Puka
  • Rasti 17-vjeçarit
  • Kandidatura për Tiranë
  • Lista Studentore serbe
  • Paga minimale
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Reforma zgjedhore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Rama në Paris
  • Dorian Puka
  • Rasti 17-vjeçarit
  • Kandidatura për Tiranë
  • Lista Studentore serbe
  • Paga minimale
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Reforma zgjedhore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gert Bogdani për bashkine e Tiranës? Ish-deputeti: Do të ishte vlerësim, PD po aplikon listat e hapura

Aktualitet E hënë, 29 Qershor 2020 21:39
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partia Demokratike ka nisur procesin e selektimit te kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në të gjithë vendin, pas miratimit të udhëzimit nga kryesia.

Ish-deputeti Gert Bogdani në një intervistë për ABC NEWS vlerëson, se paralelisht me debatin e listave te hapura, Partia Demokratike po bën pikërisht këtë proces brenda forcës së saj politike.

“Në një kohë që diskutohet ndryshimi i sistemit dhe hapja e listave dhe në një kohë që qeveria e ka bërë shumë të qartë se nuk i do listat e hapura sepse nuk do që qytetarët shqiptarë të zgjedhin përfaqsuesit e tyre, Partia Demokratike ka zgjedhur këtë infrastrukturë të brendshme për të krijuar një hapje të listave. Në fund të ditës kur anëtarësia voton përmes parimit një anëtarë një votë është pak a shumë një hapje e listës”, sqaron Bogdani.

Duke qenë të bindur se Gjykata Kushtetuese do të pranojë padinë për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, demokratët paralelisht me kandidatët për deputetë do të zgjedhin edhe kandidatët për kryetar bashkie.

“Në të 61 bashkitë e vendit nuk ka pasur një proces zgjedhjeje, nuk ka pasur një process demokratik votimi. Kështu një Gjykatë Kushtetuese e drejtë dhe me një sens për të bërë drejtësi, normalisht që duhet të rikthente edhe njëherë votimin e 30 qershorit. Dhe në vitin e ardhshëm të kishim zgjedhjet parlamentare dhe të parakohshme lokale”, theksoi ish-deputueti.

Mund t'ju interesojë

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

Para 3 orësh
Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori një tjetër

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në b...

Para 4 orësh
VIDEO/ Rama pritet nga Presidenti Macron në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes

VIDEO/ Rama pritet nga Presidenti Macron në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes

Para 4 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por a do t’i thoshte “JO” Gert Bogdani një kandidimi të mundshëm për Bashkinë e Tiranës nëse strukturat do të propozonin emrin e tij?

“Kam përshtypjen që është e parakohshme si pyetje, por megjithatë edhe një vit më parë përpara zgjedhjeve të 30 qershorit, pavarësisht vendimit që u mor më pas, kishte një propozim në të gjithë Shqipërinë nga strukturat e Partisë Demokratike se kë donin të shihnin në drejtim të fushatës apo në drejtim të garës. Në qytetin e Tiranës një nga emrat ishte edhe emri im, gjë për të cilën jam mirënjohës ndaj strukturave të Partisë Demokratike për besimin e shprehur. Sepse në fund të ditës kjo është një shprehje besimi, një shprehje vlerësimi. Nëse do të ishte një propozim i tillë, nëse strukturat e PD, lidershipi i PD do ta kërkonin një gjë të tillë, unë nuk do t’i bëja bisht garës. Asnjëherë nuk i kam bërë bisht ndonjë gare dhe asnjëherë nuk i kam hyrë një gare për të humbur. Gjithmonë bëhet maksimumi për të fituar”, deklaroi Bogdani për ABC NEWS.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përzgjedhja e kandidatëve për deputetë dhe kryetar bashkie pritet të përmbyllet në muajin shtator, ndërkohë që në prill të vitit të ardhshëm pas ndryshimeve në Kodin elektoral, pritet që Presidenti i Republikës të dekretojë datën e re të zgjedhjeve.

Etiketat e lidhura

Gert BogdaniPartia Demokratike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 3 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh
Para 4 orësh

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh

E ardhmja e Calhanoglut te Interi: Pesë dilema kontraktuale
Para 4 orësh

E ardhmja e Calhanoglut te Interi: Pesë dilema kontraktuale

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori një tjetër
Para 4 orësh

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori n...

Më të lexuarat

1 Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 11 orësh

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

2 Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë
Para 7 orësh

Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë

3 Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!
Para 8 orësh

Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!

4 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 3 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.