Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:28 Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë Nga Edmond Spaho U mbars mali dhe polli një mi. Nuk kam dashur të shkruaj për këtë çështje, sepse do të më akuzonin si…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
“Gjaku i martirëve s’bëhet ujë!”. Presidenti me familjarët e dëshmorëve të 2 prillit: Do përmbushim amanetin e heronjve, fitimtarë drejt 25 prillit

“Gjaku i martirëve s’bëhet ujë!”. Presidenti me familjarët e dëshmorëve të 2 prillit: Do përmbushim amanetin e heronjve, fitimtarë drejt 25 prillit

Aktualitet
E premte, 2 Prill 2021 13:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjatë vizitës në Shkodër ditën e sotme, Presidenti Ilir Meta është takuar me familjarët e Martirëve të Demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka. Kreu i shtetit u shpreh gjatë takimit me dëshmorët se do të përmbushë amanetin e tyre duke marshuar fitimtarë drejt 25 prillit për të mbrojtur zgjedhjet.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Presidenti shprehet se “si ish-student i Dhjetorit ’90 ju garantova se do të jem i palëkundur në ballë të misionit historik e patriotik, që nisëm tre dekada më parë, për mbrojtjen e demokracisë, zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe paprekshmërisë së votës, për të cilat dhanë jetën më 2 prill 1991 edhe katër djemtë më të mirë të Shqipërisë”.

Mesazhi i Presidentit Ilir Meta në Facebook:

“E kisha pritur prej kohësh një takim kaq të ngrohtë e frymëzues me familjarët e katër Martirëve të Demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka, por edhe me anëtarë të Shoqatës patriotike “2 Prilli”, me të cilët ndamë shqetësimin e përbashkët për gjendjen e rëndë ku ndodhen demokracia dhe liritë e të drejtat e njeriut, për shkak të keqqeverisjes dhe kapjes së shtetit.

Si ish-student i Dhjetorit ’90 ju garantova se do të jem i palëkundur në ballë të misionit historik e patriotik, që nisëm tre dekada më parë, për mbrojtjen e demokracisë, zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe paprekshmërisë së votës, për të cilat dhanë jetën më 2 prill 1991 edhe katër djemtë më të mirë të Shqipërisë.

Nga Shkodra, zemra e demokracisë, u angazhova para familjarëve të Dëshmorëve se do ta përmbushim amanetin e tyre duke marshuar fitimtarë drejt 25 prillit për të mbrojtur zgjedhjet, të ardhmen europiane të vendit, për të mos lejuar më shpopullimin e Shqipërisë dhe largimin e shkodranëve e shqiptarëve, për t’i zëvendësuar ata me qytetarë nga vende të tjera.

Gjaku i katër Martirëve të Demokracisë, i Havzi Nelës dhe i të gjithë Dëshmorëve të rënë për lirinë e demokracinë nuk do të bëhet ujë!”.




Presidenti i Republikës,  Meta përkujtoi sot 30-vjetorin e ngjarjeve të 2 prillit 1991 në Shkodër, ku gjatë protestave paqësore dhe demokratike, pas zgjedhjeve të para pluraliste, humbën jetën tragjikisht katër Martirët e Demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka dhe u plagosën me dhjetëra qytetarë të tjerë. I shoqëruar nga Kryebashkiakja e Shkodrës, zonja Voltana Ademi, Kreu i Shtetit fillimisht u takua me familjarët e katër heronjve e me qytetarë të shumtë dhe më pas bëri homazhe në “Memorialin e 2 prillit 1991”, duke vendosur një kurorë me lule dhe duke u përulur me respekt përpara kujtimit dhe akteve heroike e sublime të katër “Martirëve të Demokracisë”.

Mund t'ju interesojë

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Para 38 minutash
Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Para 43 minutash
Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Para 1 ore
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Sot në Shkodër, jo vetëm nderojmë kujtimin e tyre të paharruar, por angazhohemi për ta çuar deri në fund amanetin e tyre dhe të gjithë dëshmorëve të tjerë që ranë për demokracinë, për zgjedhje të lira dhe për fjalën e mendimin e lirë, sepse Shqipëria ende vuan mungesën e tyre. Fatkeqësisht, Shqipëria ende vuan nga fenomeni i partisë-shtet dhe nga kapja e shtetit, që ka mbajtur peng edhe procesin e integrimit europian prej kaq vitesh. Ndaj është momenti që të gjithë të nisemi drejt 25 prillit, kësaj dite vendimtare për ta rivendosur vendin në shinat e Kushtetutës dhe të demokracisë, sepse në themel të Kushtetutës sonë qëndron pluralizmi politik, zgjedhjet e lira dhe vota e lirë dhe e barabartë e çdo qytetari të kësaj Republike. Unë jam i bindur se Shkodra do të jetë si gjithmonë, sot akoma edhe më shumë, në krye të këtij marshimi, sepse ka qenë zemra dhe frymëzimi për demokracinë edhe në kohët më të errëta të vendit”,- tha kreu i shtetit gjatë ceremonisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Presidenit shtoi se shoqëria shqiptare duhet të bëjë “çdo gjë për suksesin e demokracisë, të zgjedhjeve të lira dhe të së ardhmes europiane të Shqipërisë, që do ta ndërtojmë mbi sakrificat e martirëve të 2 prillit, por njëkohësisht edhe të gjithë atyre, të cilët në emër të fjalës së lirë, të demokracisë, por edhe në emër të lirisë së besimit u martirizuan gjatë së shkuarës së errët totalitare”.



Etiketat e lidhura

2 prilliArben BrociBesnik CekaBujar Bishanakuilir metaNazmi Kryeziu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë
Para 5 minutash

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrë...

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!
Para 7 minutash

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 27 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK
Para 29 minutash

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.