Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 13:05 Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, u vra në oborrin e banesës në Fier, ndërsa nipi i tij mbeti i plagosur; policia po…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjekmarkaj: Qëndrimi i BE ndaj Ballkanit po prodhon qeverisje të këqija

Aktualitet E enjte, 23 Shtator 2021 19:48
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pedagogu, intelektuali dhe politolog Agron Gjekmarkaj ka dhënë një intervistë për gazetarin e  ‘Vatikan News’, Luka Kolodi ku ka folur për protestat dhe situatën politike në vendet e Ballkanit. Sipas Gjekmarkajt ka qasje hipokrike ndaj Ballkanit, influencë ruse, ndërsa në Shqipëri, qeverisje të keqe nga Edi Rama.

Luka Kolodi: Jemi në lidhje edhe me Roberto Bobbion koleg këtu në Itali që merret shumë me çeshtjet ballkanike! Pyetja është kjo: Ballkani i harruar çfarë po ndodh? Shohim Serbine, Shqipërinë, Kosovën, Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi.. çfarë po ndodh? Ju qe jetoni në Ballkan Profesor çfarë mund të na thoni?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjekmarkaj: Dëgjo Luka ! Me trishtim me duhet të pohoj se Europa ndaj Ballkanit prej shekujsh ka një qasje disi hipokrite dhe kohët e fundit kjo vihet re më shumë! Ajo (Europa) na ka lënë vetëm gjatë shekujve nën pushtimin e urryer otoman edhe pse ne Ballkan janë bërë beteja për fatet e Europës! Po kaq të vetmuar jemi ndier gjatë dekadave të “perdes se hekurt” e gjithashtu gjatë vite të ashtuquajturës demokraci! Më ngjan se Europës i intereson më shumë stabiliteti sesa demokracia ne Ballkan! Por ato janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën! Se fundi, shoqëria shqiptare, ajo serbe, malazese etj, ka ngritur krye kundër despotizmit që i qeverisë këto vende, i cili ruan fasadën demokratike, por që nuk është demokraci! Këta pushtetarë ja kanë dalë të zgjidhen nga lidhjet mes politikës dhe krimit te organizuar! Tanimë ata kanë pushtet mbi “jetën” dhe “vdekjen” e qytetarëve të tyre! Duke qenë edhe vende të vogla është qeveria që kontrollon gjithçka! Ajo mund të joshë dhe kërcënojë këdo, ndaj u merr edhe votën! Fjala e fundit i takon asaj (qeverisë) dhe jo shtetit ligjor!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Luka Kolodi: Profesor Gjekmarkaj a mund të flitet në Ballkan për një fenomen ndërmjet sovranitetit dhe populizmit?

Gjekmarkaj: Këto dy gjëra përzihen njëra me tjetrën, nuk përjashtohen as njëra e as tjetra, janë prezent qoftë sovranizmi qoftë populizmi! Shpesh është sovranizmi që prodhon populizmin e ky i fundit ushqen të parin! Jo rrallë sovranizmi ka karakter folklorik, por edhe i rrezikshëm, siç historia e ka dëshmuar nën trajtat e veta të nacionalizmit! Por nuk do të ishte ky problemi më i madh i Ballkanit sot! Unë mendoj që indiferenca europiane si dhe paaftësia fëminore e shoqërive ballkanike për të ndërtuar demokraci të vërtetë i nxjerrin në pah fenomenet e mësipërme! Fatkeqësisht po shfaqemi feminorë si shoqëri ballkanike e shqiptarë për të ndërtuar një demokraci të tipit perëndimor! Nuk po krijojmë premisa për një traditë të tille! Ndaj ka filluar një “pranvere ballkanike”! Disa thonë se janë përfshire rusët!? Unë këtë nuk e përjashtoj! Ata kanë qëllime e interesa strategjike në Ballkan, por nëse marrim si shembull Shqipërinë! Qoftë Opozita e djathtë, qoftë qeveria socialiste janë pro europiane dhe proameriakne! Nuk më duket hipoteze e arsyeshme që rusët të kenë dorë në ngjarjet e Shqipërisë! Kjo opozitë kur ishte në qeveri me Kryeministër Sali Berishën ka insistuar fort dhe ja ka dalë ta fusë vendin në NATO! Por edhe Edi Rama, i cili qeveris aktualisht e që po qeveris shumë keq prezantohet si pro europian dhe pro amerikan me një fjalor politik që për një kohë të gjatë ja ka dalë të fitojë simpati, por që mbështetjen europiane dhe amerikane e përdor për të qeverisur ashtu si po qeverisë, domethënë shumë keq, duke krijuar këtë situatë!

Mund t'ju interesojë

Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes

Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes

Para 4 minutash
Shqipëria në qendër të akuzave për sulmin ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme: Nuk kemi asnjë përfshirje

Shqipëria në qendër të akuzave për sulmin ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtm...

Para 21 minutash
Korpusi i Paqes: 30 vite miqësi dhe bashkëpunim mes Shqipërisë dhe SHBA-së

Korpusi i Paqes: 30 vite miqësi dhe bashkëpunim mes Shqipërisë dhe SHBA-së

Para 48 minutash

Luka Kolodi: Gjekmarkaj, Profesor jemi në përfundim, një batute, religjionet mund të ndihmojnë në një proces demokratik ne Ballkan?

Gjekmarkaj: Teorikisht nëse ju referohemi doktrinave të tyre do të duhej të ndihmonin, por në praktike ka raste kur eksponentët fetare, apo instrumentalizimi ideologjik që i bëhet fesë i fusin duart rëndshëm në konfliktet ballkanike si dhe në dialektikën e shoqërisë! Shoqëritë ballkanike janë gjaknxehta nga pikëpamja kulturore e fetare, por ka shembull të vullnetit të mirë kur fetë e kanë këtë potencial pozitiv për të kontribuar në paqen mes komponentëve shoqërorë e etnik!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes
Para 4 minutash

Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes

“Ju pret vdekja”, kërcënime me bombë në mbi qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë
Para 6 minutash

“Ju pret vdekja”, kërcënime me bombë në mbi qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë

Jensen Huang: Trump i kërkon Nvidia-s rikthimin e tij si CEO
Para 7 minutash

Jensen Huang: Trump i kërkon Nvidia-s rikthimin e tij si CEO

Goli spektakolar i van der Veen bën xhiron e botës, Kraay: Një nga më të bukurit në historinë e kampionatit
Para 8 minutash

Goli spektakolar i van der Veen bën xhiron e botës, Kraay: Një nga më të bukurit në historinë e kampio...

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 18 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.