Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 1 Nëntor 2026, 14:11 Pas fitores së studentëve në Serbi, arrestohet shefi i Policisë Kriminale! Vetëm një javë pas fitores së opozitës së mbështetur nga studentët në zgjedhjet parlamentare në Serbi, autoritetet kanë arrestuar Marko Kriçakun, drejtuesin e Policisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rasti Veliaj
  • Derbi i Madoninës
  • Euro e dobët
  • Tritol në Tiranë
  • Selin Bollati
  • Trump kundër Murdoch
  • Tragjedia në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rasti Veliaj
  • Derbi i Madoninës
  • Euro e dobët
  • Tritol në Tiranë
  • Selin Bollati
  • Trump kundër Murdoch
  • Tragjedia në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjeneral Major Ferdinand Dimo merr komandën e Akademisë së FA, ministri Nufi: Arsimi ushtarak, pararojë

Aktualitet E martë, 26 Maj 2026 14:19
Gjeneral Major Ferdinand Dimo merr komandën e Akademisë së FA, ministri Nufi: Arsimi ushtarak, pararojë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjeneral Major Ferdinand Dimo ka marrë zyrtarisht drejtimin e Akademisë së Forcave të Armatosura (AFA), pas dorëzimit të komandës nga Gjeneral Brigade Bardhyl Nuredinaj. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast mori pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjenerallejtënant Arben Kingji; gjeneralë, oficerë, pedagogë, studentë dhe të ftuar të tjerë.

Pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar dhe leximit të urdhrave përkatës, Gjeneral Brigade Bardhyl Nuredinaj vlerësoi bashkëpunimin gjatë drejtimit të Akademisë. Ndërsa Gjeneral Major Ferdinand Dimo shprehu angazhimin për të vijuar modernizimin dhe forcimin e institucionit në përputhje me standardet e NATO-s. Një nga momentet simbolike të ceremonisë ishte dorëzimi i flamurit të komandës, që shënoi zyrtarisht kalimin e drejtimit të Akademisë së Forcave të Armatosura.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri Ermal Nufi vlerësoi kontributin e Gjeneral Brigade Bardhyl Nuredinaj në drejtimin e Akademisë, duke theksuar zhvillimet e rëndësishme të institucionit në konsolidimin akademik, forcimin e kërkimit shkencor dhe avancimin e projekteve infrastrukturore. “Akreditimi i Akademisë vitin e kaluar përbën një arritje të rëndësishme institucionale, duke dëshmuar seriozitetin, standardet dhe cilësinë e punës së bërë nga stafi akademik dhe drejtuesit e këtij institucioni. Po aq domethënës është edhe progresi i bërë për kampusin e ri të Akademisë, i cili do të mikpresë studentët vitin e ardhshëm akademik, një investim strategjik për të ardhmen e arsimit ushtarak dhe për standardet që synojmë të arrijmë si vend anëtar i NATO”, theksoi ministri Nufi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke uruar Gjeneral Major Ferdinand Dimon për detyrën e re, Ministri Nufi theksoi se Akademia e Forcave të Armatosura ka një rol kyç në formimin profesional të oficerëve, zhvillimin e mendimit strategjik, kulturës së sigurisë dhe kapaciteteve të lidershipit për Forcat e Armatosura.

“Akademia e Forcave të Armatosura duhet të jetë qendra ku formohen oficerët e së nesërmes, oficerë të aftë për të komanduar, për të menduar në mënyrë strategjike dhe për t’u përballur me sfidat komplekse të sigurisë moderne, sikurse duhet të konsolidohet sistematikisht si qendër e rëndësishme edhe e kërkimit shkencor në vend. Ne jemi mëse të vendosur që mos të ndalim në asnjë moment ritmin për modernizimin e sistemit të arsimit ushtarak. Në bashkëpunim të ngushtë edhe me Ministrinë e Arsimit dhe partnerët tanë euroatlantikë, do të çojmë përpara vizionin e ndërtimit të një sistemi ushtarak cilësor, konkurrues dhe plotësisht të ndërveprueshëm me standardet e NATO-s dhe të Bashkimit Europian”, nënvizoi ministri i Mbrojtjes. Ai garantoi mbështetjen e plotë të Ministrisë së Mbrojtjes për vijimin e reformave dhe modernizimin e sistemit të arsimit ushtarak, për të rritur kapacitetet profesionale të Forcave tona të Armatosura.

Mund t'ju interesojë

Dy persona në pranga, transportonin emigrantë kundrejt pagesës, sekuestrohet automjeti dhe telefonat

Dy persona në pranga, transportonin emigrantë kundrejt pagesës, sekuestrohet automjeti ...

Para 1 ore
Bënë shqiponjën me duar në Mal të Zi, 4 gjimnazistë nga Durrësi përfundojnë në polici

Bënë shqiponjën me duar në Mal të Zi, 4 gjimnazistë nga Durrësi përfundojnë në polici

Para 2 orësh
Ahmet Prençi: Mbi librin e Ben Blushit “Historitë e çmendura të Tiranës”

Ahmet Prençi: Mbi librin e Ben Blushit “Historitë e çmendura të Tiranës”

Para 2 orësh







Etiketat e lidhura

Ermal NufiFerdinand Dimo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pas fitores së studentëve në Serbi, arrestohet shefi i Policisë Kriminale!
Para 7 minutash

Pas fitores së studentëve në Serbi, arrestohet shefi i Policisë Kriminale!

Rama prezanton “Pasqyrë Albania”, qytetarët do të komunikojnë me të edhe përmes inteligjencës artificiale
Para 13 minutash

Rama prezanton “Pasqyrë Albania”, qytetarët do të komunikojnë me të edhe përmes inteligjencës artificiale

Dy persona në pranga, transportonin emigrantë kundrejt pagesës, sekuestrohet automjeti dhe telefonat
Para 1 ore

Dy persona në pranga, transportonin emigrantë kundrejt pagesës, sekuestrohet automjeti dhe telefonat

Bënë shqiponjën me duar në Mal të Zi, 4 gjimnazistë nga Durrësi përfundojnë në polici
Para 2 orësh

Bënë shqiponjën me duar në Mal të Zi, 4 gjimnazistë nga Durrësi përfundojnë në polici

Më të lexuarat

1 Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS
Para 16 orësh

Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS

2 Euro e dobët dhe paratë e pista
Para 7 orësh

Euro e dobët dhe paratë e pista

3 Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…
Para 16 orësh

Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…

4 Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.