
Mjekja gjinekologe, Xhensila Omeri flet për efektet që mund të sjellë terapia hormonale në afat të gjatë, duke theksuar se ajo mund të ndikojë jo vetëm në shëndetin e kockave, por edhe në fertilitetin e individit.
Për të një nga pasojat kryesore lidhet me uljen e masës kockore, çka rrit rrezikun për osteoporozë dhe fraktura.
“Komponenti kryesor është që këto hormone ulin masën kockore. Predispozohen për osteoporozë dhe frakture të kockave. E dyta kanë rikthime për humbje të fertilitetit. Mund të humbasë aftësinë për t’u bërë prind në të ardhmen. Mund të ndryshosh mendje pas 7-8 vitesh, por mund të kesh efekte të parikuperueshme. Hormonet mund të kenë efekte të tilla që bllokojnë fertilitetin tënd”, tha Omeri.