Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 30 Tetor 2026, 11:05 Derbi i Madoninës/ Historiku i përballjeve mes tyre, Milani me më shumë fitore por ka shënuar më pak E gjithë vëmendja e tifozëve italianë do të jetë nesër mbrëma në stadiumin “San Siro”, ku Milan dhe Inter do të përballen në një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjykata e Lartë la në burg Veliajn, avokatët e huaj: Vendim kafkian, ngre pikëpyetje të forta

Aktualitet E premte, 18 Shtator 2026 14:15
Gjykata e Lartë la në burg Veliajn, avokatët e huaj: Vendim kafkian, ngre pikëpyetje të forta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të lënë në paraburgim kryebashkiakun e Tiranës, ka ardhur edhe reagimi i avokatëve ndërkombëtarë të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Në deklaratën e shpërndarë nga studioja ligjore amerikane Kasowitz, theksohet se vendimi i Gjykatës së Lartë vë në provë nëse kontrolli kushtetues ka fuqi praktike. “Vendimi i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë është kafkian dhe ngre një pyetje të fortë: a ka ndonjë kuptim kontrolli kushtetues në Shqipëri, nëse mangësitë kushtetuese të evidentuara nga Gjykata Kushtetuese – gjykata më e lartë në vend – nuk korrigjohen nga gjykatat më të ulëta?”, thuhet në reagim.

Deklarata e plotë:

Gjykata e Lartë e Shqipërisë lë në paraburgim kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë e Shqipërisë vendosi më 15 shtator që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, të mbetet në paraburgim, duke lënë në fuqi vendimin e 13 marsit 2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit. Vendimi pason një vendim të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e cila shfuqizoi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Lartë mbi paraburgimin e kryebashkiakut Veliaj dhe e ktheu çështjen për rishqyrtim.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjykata Kushtetuese konstatoi se vendimi i mëparshëm i Gjykatës së Lartë nuk kishte kryer shqyrtimin e kërkuar nga Kushtetuta për çështje të rëndësishme që lidhen me vazhdimin e paraburgimit të kryebashkiakut Veliaj, përfshirë proporcionalitetin e tij dhe pasojat kushtetuese të pengimit të kryebashkiakut të zgjedhur në mënyrë demokratike të Tiranës që të ushtrojë mandatin e besuar nga zgjedhësit e qytetit. Gjykata Kushtetuese ia ktheu çështjen Gjykatës së Lartë për shqyrtim të mëtejshëm.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025 – më shumë se 19 muaj – dhe vazhdon të jetë kryebashkiaku i zgjedhur i Tiranës. Në një vendim të veçantë vitin e kaluar, Gjykata Kushtetuese shpalli të pavlefshme një përpjekje për ta shkarkuar nga detyra për shkak të mungesës së tij të pavullnetshme gjatë kohës që ndodhej në paraburgim.

Mund t'ju interesojë

Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, SPAK mbyll hetimet për ish-kreun e ARRSH, Evis Berberit

Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, SPAK mbyll hetimet për ish-kreun e ARRSH, ...

Para 38 minutash
Zgjedhjet lokake, Presidenti Begaj pret sot partitë për datën. Opozita bojkoton

Zgjedhjet lokake, Presidenti Begaj pret sot partitë për datën. Opozita bojkoton

Para 1 ore
Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë

Moti i paqëndrueshëm sot, reshje shiu dhe erë e fortë

Para 4 orësh

Daniel J. Fetterman, partner në Kasowitz LLP dhe avokati kryesor ndërkombëtar i kryebashkiakut Veliaj, deklaroi:

“Vendimi i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë është kafkian dhe ngre një pyetje të fortë: a ka ndonjë kuptim kontrolli kushtetues në Shqipëri, nëse mangësitë kushtetuese të evidentuara nga Gjykata Kushtetuese – gjykata më e lartë në vend – nuk korrigjohen nga gjykatat më të ulëta?

“Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë shfuqizoi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Lartë dhe e riktheu këtë çështje për shqyrtim, sepse nuk ishte kryer shqyrtimi thelbësor i kërkuar nga Kushtetuta lidhur me proporcionalitetin e paraburgimit të kryebashkiakut Veliaj, masat më pak kufizuese dhe pasojat e pengimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Tiranës që të ushtronte mandatin e dhënë nga qytetarët e Tiranës.

“Kryebashkiaku Veliaj ka kaluar tashmë më shumë se 19 muaj në paraburgim, pa asnjë gjykim apo dënim. Të drejtat kushtetuese nuk mund të ekzistojnë vetëm në letër dhe kontrolli kushtetues nuk mund të shndërrohet në një ushtrim pa pasoja praktike. Shteti i së drejtës nuk varet thjesht nga nxjerrja e vendimeve prej gjykatave kushtetuese, por edhe nga zbatimi kuptimplotë i këtyre vendimeve.

“Prandaj, kjo çështje ngre një pikëpyetje institucionale shumë më të gjerë: nëse sistemi i drejtësisë në Shqipëri e respekton shtetin e së drejtës kur mbrojtjet kushtetuese kërkojnë një drejtim tjetër dhe nëse vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë ndonjë kuptim praktik.

“Institucionet e Shqipërisë kanë ende mundësinë të dëshmojnë se garancitë kushtetuese janë të zbatueshme dhe jo thjesht aspirata. Ne do të vazhdojmë të ndjekim çdo rrugë ligjore në dispozicion të kryebashkiakut Veliaj dhe të këmbëngulim për një proces në përputhje me këto parime.”

Njoftimi publik i Gjykatës së Lartë, i datës 15 shtator, bën të ditur se Gjykata la në fuqi vendimin e 13 marsit 2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit. Njoftimi nuk përmban ende arsyetimin e plotë me shkrim të Gjykatës dhe thekson se vendimi i arsyetuar do t’u komunikohet palëve në përputhje me procedurat e Gjykatës.

Çështjet që lidhen me paraburgimin e kryebashkiakut Veliaj lindin në një kontekst më të gjerë procedural. Kasoëitz ka raportuar më parë se informacionet e bëra publike me urdhër gjykate tregonin se hetimi i SPAK-ut dukej se kishte nisur nga kallëzime anonime që u atribuoheshin “Nesti Agonit” dhe “Nasta Pëllumbit”, asnjëri prej të cilëve nuk rezultonte në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile të Shqipërisë. Kryebashkiaku Veliaj ka paraqitur gjithashtu një kundërshtim të veçantë lidhur me faktin nëse prokurori kryesor Ols Dado i përmbushte kërkesat ligjore që rregullonin emërimin e tij. Këto çështje janë të ndara nga vendimi i Gjykatës së Lartë i datës 15 shtator mbi paraburgimin.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Derbi i Madoninës/ Historiku i përballjeve mes tyre, Milani me më shumë fitore por ka shënuar më pak
Para 15 minutash

Derbi i Madoninës/ Historiku i përballjeve mes tyre, Milani me më shumë fitore por ka shënuar më pak

Sulm rekord ndaj gjigantit të kriptomonedhave Binance, dyshohet se pas tij qëndron grupi famëkeq i hakerave të Koresë së Veriut
Para 17 minutash

Sulm rekord ndaj gjigantit të kriptomonedhave Binance, dyshohet se pas tij qëndron grupi famëkeq i hak...

Bayerni nis të “ngacmojë” Arsenalin, kërkon t’i rrëmbejë kapitenin
Para 26 minutash

Bayerni nis të “ngacmojë” Arsenalin, kërkon t’i rrëmbejë kapitenin

Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën
Para 34 minutash

Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën

Më të lexuarat

1 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 13 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

2 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 13 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

3 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 13 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

4 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 13 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.