Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:33 Bilanci i përballjeve Shqipëri-Finlandë, kuqezinjtë synojnë të thyejnë traditën negative Kombëtarja shqiptare përgatitet për një tjetër sfidë të rëndësishme ndaj Finlandës, në ndeshjen e raundit të parafundit të Nations League, që do të luhet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Goditet grupi kriminal i drogave të forta! Arrestohen 7 persona, mes tyre “koka” e grupit

Aktualitet E premte, 5 Shkurt 2021 08:53
Goditet grupi kriminal i drogave të forta! Arrestohen 7 persona, mes tyre “koka” e grupit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Policia ka shkatërruar një grup të strukturuar kriminal, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe shpërndarjes të drogave të forta në qarkun e Korçës.

Në operacionin policor të koduar “Piramida”, vijim i dy operacioneve antidrogë të finalizuar më parë “Lapidari” dhe “Pusteci”, pas një hetimi disa mujor, ka shkuar në 12 numri i të ndaluarve.

Së fundmi blutë i kanë vënë prangat edhe 7 personave të tjerë (organizatori i grupit, poseduesit dhe transportuesit e lëndëve narkotike), bashkëpunëtorë me 5 të arrestuarit më parë nga Policia.

Ndalimi nga policia u bë në bazë të vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:

1-Ahmetion Myslimi, 23 vjeç, banues në Çiflig, Korçë (në rolin e transportuesit).

2-Mariglen Arapi, 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq (në rolin e transportuesit).

3-Mario Tanellari, 37 vjeç, banues në Moravë, Korçë (i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh, në rolin e organizatorit të grupit).

4-Xheljan Ajdini, 28 vjeç, banues në Korçë (në rolin e poseduesit).

5-Elvi Tahiri, 39 vjeç, banues në Korçë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës, subjekt i OFL-së për të deklaruar pasurinë, në rolin e poseduesit).

6-Niko Janko, 53 vjeç, banues në Moravë, Korçë (në rolin e poseduesit).

Si edhe u arrestua në flagrancë shtetasi 7-Mikail Mejdi, 33 vjeç, banues në Borovë, Kolonjë (në rolin e poseduesit).

Të arrestuar më parë:
8-Redin Naçi
9-Ismail Matja
10-Artur Bezo
11- Aleks Qiqi
12-Sergi Xhaferi

“Falë një pune intensive hetimore dhe provave të grumbulluara, u bë e mundur që në fazën e dytë të operacioneve “Lapidari” dhe “Pusteci”, të finalizuar më datë 08.11.2020, 14.01.2021, në Vithkuq-Korçë dhe Cerje-Pustec, si edhe ngjarjes së ndodhur më datë 08.06.2020, në Kolonjë, të dokumentohej me prova ligjore, implikimi i 7 shtetasve të lartpërmendur në aktivitetin e paligjshëm që ushtronte ky grup i strukturuar kriminal.

Konkretisht lidhur me operacionin e koduar “Pusteci”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit R. N. dhe I. M. dhe u sekuestrua në cilësinë e provës 21 kg e 500 gr, lënde e dyshuar narkotike kanabis, nga hetimet e kryera rezultoi se transportues të lëndës narkotike përveç dy të arrestuarve ishin edhe shtetasit A. M., dhe M. A. Në rolin e organizatorit të këtij grupi rezulton të jetë shtetasi M. T., dhe posedues të sasisë së lëndës narkotike shtetasit Xh. A. dhe E. T.

Në lidhje me operacionin “Lapidari”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. B. dhe A. Q. dhe u sekuestrua 2 kg e 100 gr lëndë e dyshuar narkotike kanabis, u dokumentua se lënda narkotike ishte blerë për shtetasin M. T.

Mund t'ju interesojë

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme...

Para 7 minutash
Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Para 34 minutash
Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej vitit 2016?!

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej ...

Para 1 ore
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Si edhe në lidhje me ngjarjen e datës 08.06.2020, ku në Kolonjë u arrestua në flagrancë shtetasi S. Xh. dhe u sekuestrua 6 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, u dokumentua se të implikuar në këtë ngjarje ishin shtetasit N. J. dhe M. M., në lokalin e të cilit në Ersekë, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të dyshuar narkotike kanabis.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në cilësinë e provës materiale në ngjarjet e mësipërme u sekuestruan në total 23 kg e 600 gr sasi e dyshuar narkotike kanabis; 6 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë; 1 armë gjahu teke; 7 automjete; 16 celularë; sasi në lek dhe euro”, tha policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Etiketat e lidhura

grupi kriminalkorcepolicia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bilanci i përballjeve Shqipëri-Finlandë, kuqezinjtë synojnë të thyejnë traditën negative
Para 4 minutash

Bilanci i përballjeve Shqipëri-Finlandë, kuqezinjtë synojnë të thyejnë traditën negative

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve
Para 7 minutash

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH
Para 18 minutash

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Manchester United shkarkon zyrtarisht Michael Carrick pas rezultateve negative
Para 25 minutash

Manchester United shkarkon zyrtarisht Michael Carrick pas rezultateve negative

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 18 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 20 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.