
Një ardgjendari është grabitur këtë mesditë në Elbasan. Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë.
Mëoshet se një person i maskuar dhe i armatosur është futur në argjendari dhe ka kërcënuar shitësen. Sipas të dhënave të para autori ka marrë një sasi bizhuterishë me vlerë.
Mësohet se argjendaria e grabitur ndodhet 15 metra larg Drejtorisë së Policisë në Elbasan. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet dhe vijon punën për identifikin dhe kapjen e autorit. /abcnews.al
