Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 23:22 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Finlandës, duke ndarë një moment nga darka e Komunitetit Politik Evropian, ku ishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Hapet bulevardi “Migjeni” në Kashar, lidh Unazën e Re me Yzberishtin. Përfitojnë 80 mijë banorë

Aktualitet E martë, 14 Janar 2020 14:41
Hapet bulevardi “Migjeni” në Kashar, lidh Unazën e Re me Yzberishtin. Përfitojnë 80 mijë banorë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Veliaj: Mos i ngatërroni punët e qytetit me partinë, pasi dëmtoni fëmijët tuaj; Kemi përgatitur një seri investimesh, transformim i Vaqarrit dhe Yzberishtit

100-vjetorin e dytë të saj si kryeqytet i Shqipërisë, Tirana e nis me një bulevard të ri. U hap sot për 80 mijë banorët e zonës së Kasharit bulervardi “Migjeni”, një investim i rëndësishëm që lidh Unazën e Re me rrugën “Tre Dëshmorët” dhe Yzberishtin. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, siguruan se investimet në këtë zonë do të vijojnë.

“Tirana mbush 100 vjeç këtë vit dhe festimet do të nisin në shkurt. Disa e kanë harruar se qeveria, për të kryer transferimin e Tiranës në kryeqytet, u takua me kryetarin e bashkisë të atëhershëm jo te sheshi “Skënderbej”, as në Laprakë, as te 21-shi, por në Kashar. Pra, stacioni i parë ku stafeta i kaloi Tiranës si kryeqytet, ka qenë Kashari, ndaj nuk besoj se ka mënyrë më të mirë për të kujtuar 100 vjetorin e shpalljes kryeqytet, sesa me hapjen e bulevardit të ri të Kasharit, i cili mban emrin e poetit të madh Migjeni”, deklaroi ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Veliaj nënvizoi se ndërtimi i këtij bulevardi është treguesi më i mirë i asaj që mund të bëhet kur ka bashkëpunim. Duke sjellë në vëmendje bllokimin tek zona e Astirit, ai iu drejtua me një mesazh opozitës, duke theksuar se punët e politikës nuk duhen ngatërruar kurrsesi me ato të qytetit. “Ky është një segment që bie pingul me Unazën e Madhe të Astirit. Le të bëjmë një krahasim: si u punua këtu dhe si nuk punuam dot tek zona e Astirit. Pra, puna ecën kur ka bashkëpunim, kur ka dashamirësi, kur nuk e ngatërrojmë politikën me asfaltin, kur nuk e ngatërrojmë partinë me ndriçimin, kur nuk e ngatërrojmë sherrin e ditës me infrastrukturën rrugore, nga e cila përfitojnë fëmijët tanë. Ndaj, ftesa ime për të gjithë ata që deri dje e kanë penguar Unazën e Madhe është: mos e ngatërroni politikën me fatin e kalamajve. Politikanët shkojnë e vijnë, zgjedhje do ketë gjithmonë, por të ngatërrosh rrugën me punët e partisë, do të thotë të dëmtosh me duart e tua fatin e familjes tënde”, deklaroi kryebashkiaku.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shembulli më i bukur që flet edhe për mentalitetin e ri që ka nisur në kryeqytet, vjen pikërisht nga Haxhi Çaushi, i cili është një nga banorët e hershëm në zonën e Kasharit. Ai ka dhuruar mbi 1400 metra katrorë tokë për komunitetin, duke i hapur rrugë transformimit të gjithë zonës. Veliaj u shpreh se bulevardi “Migjeni” ka filluar t’i japë një impuls të ri ekonomisë së gjithë zonës dhe në të njëjtën kohë, të rrisë edhe vlerën e pronës në këtë zonë.

Mund t'ju interesojë

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Para 4 orësh
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

Para 4 orësh
Zgjedhjet lokale, zbulon prapaskenat e kandidaturave në PD

Zgjedhjet lokale, zbulon prapaskenat e kandidaturave në PD

Para 5 orësh

“Kur kemi qenë këtu herën e parë, asnjë nga dyqanet nuk ishte shitur. Sot dikush ka bërë një biznes, dikush një kafe, dikush ka hapur një zyrë, dikush një sipërmarrje, një punishte të vogël, dikush një bukëpjekës apo pastiçeri, por secili prej tyre paguan qira, taksa, janë punësuar minimalisht nga 3-4 vetë në punishtet e vogla deri në 50-60 veta në zyrat më të mëdha. E gjitha është një ekonomi që nuk e kishim, e në vend të saj ishte një baltovinë. Ndaj, jam sot shumë krenar”, u shpreh Veliaj, teksa bëri të ditur se krahas bulevardit të ri, banorët kanë edhe një rrugë të re që mban emrin e ikonës së artit, “Kadri Roshi”.

Ai siguroi se amaneti i aktorit të madh për një teatër të ri do të bëhet realitet dhe Tirana do të ketë m’u në zemër të saj një godinë të re. “Amaneti i Kadri Roshit ishte një teatër i ri. Të ketë një teatër të ri ku nuk plevitosemi, ku nuk shkojmë me batanije në shfaqje, ku nuk punojmë në një mullar kashte me shkrepëse të presuara, siç bëhej teatër para 100 viteve. Tirana në 100 vjetorin e saj do të fillojë punën për Teatrin e ri. Ndaj, jo vetëm një emër i nderuar si Migjeni për Bulevardin e ri të Kasharit, por edhe një emër i nderuar për rrugën Kadri Roshi, të cilit do i mbahet amaneti deri në fund për Teatrin e ri Kombëtar m’u në zemër të qytetit të Tiranës, siç i ka hije një kryeqyteti që tani bëhet 100 vjeç”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se ky 100-vjetor do të shënojë një bum investimesh nga qeveria dhe nga bashkia, që do të sjellë një fuqizim ekonomik. “Pas tërmetit do të ndërtojmë jo vetëm më mirë dhe më me cilësi edhe shkollat, edhe kopshtet, edhe çerdhet e reja, që kemi filluar e që do të fillojmë shumë shpejt këtu në Kashar, por besoj se do të na japë edhe një fuqi ekonomike. Do të shpenzojë para qeveria, bashkia e me këto para do të punësohen njerëz, do të sjellin biznese dhe do të rrisin vlerën e pronës. Si bashki kemi përgatitur të bëjme një seri të madhe investimesh”, shtoi ai.

Buqeta e investimeve do të vijojë në të gjithë zonën e Vaqarrit dhe të Yzberishtit, të cilat nuk do të konsiderohen si zona të largëta, por do të jenë realisht lagje të Tiranës. “Sot jemi duke punuar në të gjithë rrugën nga Fabrika e Miellit deri në Vaqarr, që ky i fundit të trajtohet si një lagje shtesë e Kombinatit. Pra, do e çojmë autobusin e Kombinatit edhe një stacion më shumë. Kur po diskutojmë të bëjmë Vaqarrin lagje urbane të Tiranës, Yzberishti patjetër ka nevojë për investime të tilla. Kemi edhe disa plane të tjera, mes Kombinatit dhe Kasharit, ku duam të ngrejmë zonën e lirë ekonomike të Tiranës”, tha Veliaj.

Bulevardi i Kasharit ka dy korsi për secilin kah lëvizjeje, korsi biçikletash dhe rrugë për këmbësorët. Ndërkaq, në këtë bulevard me përmasa moderne, janë të përcaktuara edhe zonat për gjelbërim, sistemi i ndriçimit, vijëzimet etj. Një lehtësim të ndjeshëm për qytetarët sjell edhe hapja e rrugës “Kadri Roshi” duke rritur urbanizimin e kësaj zone që në vitet e tranzicionit ka njohur një rritje të madhe të popullsisë.

Etiketat e lidhura

bulevardi “Migjenikashar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 3 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë
Para 4 orësh

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS
Para 4 orësh

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 8 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 11 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit
Para 4 orësh

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.