Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi Horoskopi i ditës sjell një Hënë në Bricjapi dhe një hënë në rritje: ditë për hapa të matur, punë të qetë dhe fjalë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Hapet për të pestin vit tregu i shpendëve në Baldushk të Tiranës

Aktualitet E diel, 22 Dhjetor 2019 13:11
Hapet për të pestin vit tregu i shpendëve në Baldushk të Tiranës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

As këtë vit, në tryezat e familjeve shqiptare për festat e fundvitit, nuk do të mungojë gjeli i detit nga zona e Baldushkut, e cila njihet për rritjen e tyre. Për vitin e pestë radhazi, Baldushku është kthyer në epiqendrën e produkteve bio të zonës së Tiranës, e veçanërisht të gjelit të detit, prodhimi i të cilit këtë vit është dyfishuar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi hapjen e Tregut të Shpendëve nga Agjencia për Administrimin e Tregjeve, që do të funksionojë deri më 31 dhjetor.

“Më vjen mirë që si çdo vit, Baldushku është epiqendra e festimeve, epiqendra e Tiranës Rurale, që furnizon me produkte bio kryesisht gjelin e detit, por edhe produktet e tjera të serave dhe të fushave, në tryezat e Tiranës, e ndoshta përtej saj, në gjithë Shqipërinë. E kemi filluar këtë traditë para 4 vitesh dhe shohim sesi çdo fermer dhe çdo familje që jeton tregtinë e gjelave të detit e ka shtuar nga 40 apo 50% prodhimin do vit. Mezi pres që edhe këtë vit qytetarët e Tiranës të orientohen te Baldushku, Ndroqi, Peza, Vaqarri, Farka, Bërzhita, Krraba, Petrela, si mënyra më e mirë që paraja të lëvizë brenda zonës”, tha Veliaj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Duke theksuar rëndësinë e blerjes së produkteve lokale, kreu i Bashkisë u shpreh se kjo është mënyra më e mirë edhe për të rikuperuar ekonominë e këtyre zonave të prekura nga tërmeti.

“Kemi dy mundësi: ose të nënshtrohemi, gjunjëzohemi dhe të panikosemi, të ndalojmë jetën normale, festimet, gjithë aktivitetin që i shkon fundit të vitit, ose të themi se mënyra më e mirë për të ndaluar tërmetin ekonomik pas tërmetit të natyrës, është të karikojmë ekonominë. Pra, të inkurajojmë qytetarët të shpenzojnë. Nëse doni që ta ndihmoni Tiranën, Durrësin, Lezhën, pra tre qarqet e prekura, mënyra më e mirë për ta ofruar këtë ndihmë është duke konsumuar produkte që prodhohen në këto tre qarqe, duke shpenzuar dreka apo darka në lokale, restorante, hotelet e këtyre qarqeve, në dyqane dhe në dhurata, si mënyra më e mirë”, tha ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shembullin e parë e ka dhënë Bashkia e Tiranës, e cila në mensat sociale, kopshte e çerdhe, përdor produkte vendase.

“Jam i vendosur që të paktën në këtë qytet, pas tërmetit të natyrës, të mos ketë tërmet ekonomik. Po japim shembullin personal, të gjitha produktet që po përdorim në mensat publike të Tiranës, në qendrat tona sociale, në kopshte dhe çerdhe, janë të gjitha produkte vendase. Do ta vazhdojmë ta shtojmë këtë lloj shpenzimi edhe për gjelat e Vitit të Ri dhe për dhuratat që Bashkia e Tiranës do të bëjë në format e drekave apo darkave për shtresat në nevojë, do të jenë produkte të Baldushkut”, deklaroi Veliaj.

Mund t'ju interesojë

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Para 43 minutash
Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Para 8 orësh
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

Para 8 orësh


Kryebashkiaku nënvizoi se sot akti më i madh patriotik që mund të bëjë një familje e Tiranës është të konsumojë produkte vendase, ndërsa shtoi se ky dhjetor do të kthehet në një fundvit solidariteti.

“Të gjithë njerëzve që thonë, ju dërgojmë lutje, statuse në Facebook, Like, u them shumë faleminderit, por ajo që na duhet është konsumi. Mënyra më e mirë nëse doni të ndihmoni pjesën e Tiranës rurale, ku edhe dëmi ka qenë më i madh me tërmetin, si Baldushku, Vaqarri, Peza, Ndroqi, blini gjelat e detit, blini produktet e fushës, serave. Ndaj, sot akti më i madh patriotik që mund të bëjë një familje e Tiranës është të konsumojë produktet e Tiranës rurale. Mezi pres që këtë fundvit, ta kthejmë në një fundvit solidariteti”, deklaroi Veliaj.

Deputeti i PS, Xhemal Qefalia deklaroi se falë nismës së kryebashkiakut Veliaj 4 vite më parë, tashmë gjeli i Baldushkut është kthyer në një markë të njohur duke ndihmuar ekonominë vendase.

Ndërkaq, të gjitha strukturat e bashkisë kanë ngritur grupet e punës për të mundësuar shitjen e kontrolluar të këtyre produkteve.

Etiketat e lidhura

baldushkVeliaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 42 minutash

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 43 minutash

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 7 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 12 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 15 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 7 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.