Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:18 Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar zgjedhjen në krye të SHISH, të Esmeralda Hasanit. Në një prononcim për mediat, Berisha tha se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Historia/Andi Bushati: Daullet bien për ata që kërkojnë të dëgjojnë

35 vite KOHA JONË E mërkurë, 14 Tetor 2020 19:58
Historia/Andi Bushati: Daullet bien për ata që kërkojnë të dëgjojnë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 12 Janar 1994 në KOHA JONE)

Nga Andi Bushati-

Edhe një herë të dy zv.kryetarët e liderit socialist, Fatos Nano, në konferencën e fundit të tyre për shtyp kërkonin lirimin e menjëhershëm të tij (mbajtja ende në burg e të cilit pa iu provuar fajësia është e paligjshme deklaruan ata) duke dëshmuar përpara gazetarëve dhe publikut të tyre se tashmë që prej 5 muajsh udhëheqja socialiste e mat hapin e saj me hijen e kryetarit të burgosur. Në fakt që prej 30 korrikut të vitit që shkoi, socialistët shqiptarë në fillim me mitingjet entuziaste, më pas me nënshkrime protestash e peticionesh e deri rikthimin e tyre në Parlament për ta transplantuar në auditorin e tij situatën politike (sipas porosisë së Kryetarit të tyre) i harxhuan të gjitha fishekët, të cilët jo vetëm nuk mjaftuan për lirimin e menjëhershëm të Nanos, por së paku as për ndërrimin e masës së arrestit ndaj tij. Në fakt, impenjimi i socialistëve nuk mbaron këtu. Nëse zhurma e fishekëve të tyre varionte me tjetër frekuencë nga ajo e dëgjimit të autoriteteve shqiptare dhe organeve të drejtësisë drejtuar nga ata, një tjetër zhurmë më kredibël, më shpresëdhënëse duket se vjen nga organizmat dhe institucionet evropiane. Të pafuqishëm për ta zgjidhur pokerin politik Nano, me letrat që kishin në dorë, duket tashmë se vartësit e tij asin e shumëpritur po e kërkojnë pranë organizmave ndërkombëtarë. Nuk janë vetëm partitë e majta evropiane si ajo bullgare, hungareze, spanjolle, përfaqësuesit e PASOK-ut që nga maja e piramidës shtetërore e deri tek kryetarët e komunave, por edhe institucionet europiane vëzhguese dhe vendimmarrëse deklaron Namik Dokle duke shtuar se interesimi i Europës ndaj çështjes Nano është evident. Reagime ka pasur edhe nga institucionet e Këshillit të Europës – vazhdon Dokle. Kështu ai përmend vizitën e Nënkomisionit Parlamentar** për të drejtat e njeriut, i cili gjatë vizitës në Shqipëri bisedoi për më se 1 orë e gjysmë në qelinë e Nanos. Tashmë ai po përgatit një raport për Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Po ashtu Dokles i pëlqen të përsërisë edhe shprehjen e A. Langerit, i cili e konsideron arrestimin e Nanos si një “Eliminim juridik i opozitës politike”. Është e kotë të insistosh për heshtjen e Europës ndaj çështjes Nano. “Daullet bien për ata që i dëgjojnë”, të përgjigjet Dokle me të njëjtën shprehje popullore të përdorur në konferencën për shtyp. Por megjithatë shton: “nganjëherë edhe heshtja është një përgjigje. Këshilli i Evropës hesht që prej Majit të 92 për Shqipërinë, dhe kërkesa jonë nuk do të shqyrtohet as në mbledhjen e radhës në fund të janarit. “Ata vonuan Rumaninë për 24 muaj vetëm sepse nuk garantonte statusin e të drejtave të homoseksualëve…”, replikon ai duke hequr një paralele me Shqipërinë ku që pas arrestimit të F. Nanos, Dokle dhe partia e tij pretendon se shkelën të drejtat e njeriut dhe të opozitës. Të tjera zëra nga udhëheqja e PS bëjnë të ditur se edhe  vendet anëtare të G24 kanë hartuar tashmë një protestë për çështjen Nano ashtu sikurse rikonfirmojnë lajmin që Unioni Ndërparlamentar në Gjenevë që shqyrton të drejtat e deputetëve do të shqyrtojë nga 24 deri në 26 janar jashtë radhe në një mbledhje këtë çështje pas kërkesës së bërë nga socialistët shqiptarë. Kështu shpëtimin e vetëm të liderit të tyre, socialistët shqiptarë e shikojnë te Europa. Por t’u referohemi burimeve të tyre diçka ka filluar të lëvizë. Fishekët e tyre të harxhuar kanë lëkundur daullet e saj. Dhe duam apo nuk duam Europa nuk mund të godasë kot së koti në daullet e saj ashtu si Oskar Matzerahu, nëse goditjet e saj tashmë kanë filluar do të ishte qesharake dhe miope që këto trokëllitje të krahasoheshin me ato të personazhit shkurtabiq të Gytner Grasit./Andi Bushati/

Mund t'ju interesojë

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Para 25 minutash
Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej vitit 2016?!

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej ...

Para 1 ore
Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Para 1 ore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH
Para 9 minutash

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh
Para 16 minutash

Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë
Para 19 minutash

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërpritet qarkullimi hekurudhor
Para 24 minutash

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërprit...

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 20 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.