Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:18 Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar zgjedhjen në krye të SHISH, të Esmeralda Hasanit. Në një prononcim për mediat, Berisha tha se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Historia e KJ, lexoni një intervistë brilante/ Filip Çakuli: PD marrtë nga ditët tona! Unë në Qeveri? Pse kaq gomar të dukem?!

Historia e KJ, lexoni një intervistë brilante/ Filip Çakuli: PD marrtë nga ditët tona! Unë në Qeveri? Pse kaq gomar të dukem?!

35 vite KOHA JONË
E enjte, 22 Tetor 2020 00:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 19 Maj 1994 në gazetën KOHA JONE)

Intervistë me humoristin dhe gazetarin e RD, Filip Çakuli

KJ: Kohët e fundit opozita dhe kryesisht PS po sulmojnë hapur Partinë Demokratike, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme brenda kësaj vjeshte. A mendoni se kanë të drejtë?
Filip Çakuli: Ju prisni që unë t’ju jap të drejtë. Harroni se jam gazetar i RD dhe ha bukën e PD-së! Unë jam i mendimit që zgjedhjet të bëhen me breza, domethënë çdo brez të votojë vetëm një herë, ashtu siç votoi populli ynë më 22 Mars. Socialistët duan të tallen me popullin tonë trim dhe liridashës, duke e çuar pranë kutive të votimit sa herë t’u teket. Përderisa populli e dha verdiktin, madje jo vetëm për vete, por edhe për fëmijët e tij, pse duhen bërë zgjedhje të tjera. Të më falë Presidenti që në konferencën e fundit për shtyp numëroi edhe 700 ditë të tjera deri në zgjedhje, por unë s’mund të jem dakord me të. Opozita jonë dhe kryesisht socialistët janë destruktivë. Ne duam një opozitë konstruktive dhe që të jetë e tillë opozita duhet të kërkojë zgjedhje të paskohshme, të mbrojë qeverinë demokratike me çdo kusht, qoftë duke u përleshur me policinë dhe të zbatojë urdhrat me shkrim që i vijnë nga lart.

Mund t'ju interesojë

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Para 26 minutash
Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej vitit 2016?!

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej ...

Para 1 ore
Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Para 1 ore

Ja një opozitë e tillë na duhet.

Besoj se socialistët shqiptarë duhet të binden që të mos na ngatërrohen nëpër këmbë, ne pushtetarëve. E ka thënë Presidenti Berisha një herë : “Mirëmëngjes opozitë”. Por vetëm mirëmëngjes dhe jo mirëdita e mirëmbrëma, siç e kërkon opozita. Në qoftë se nuk binden me fjalë atëherë do të jemi të detyruar të përdorim edhe mjete të tjera më demokratike, të cilat i disponon Ministria e Rendit dhe për arsye sekreti nuk po i përmendim. Shumë veta që kanë hyrë në mjediset e policisë, kanë hyrë me mendimin e tyre dhe kanë dalë me mendime demokratike…
KJ: Meqenëse jemi te zgjedhjet, Presidenti deklaroi kohët e fundit se në Shqipëri nuk ka kritikë që mund të shpinte drejt tyre. Duke parë edhe pamjen tuaj fizike mund të besosh se vërtet nuk ka krizë (të paktën ekonomike)…
Padyshim që Presidenti ka të drejtë. Së pari unë jam i martuar dhe me fëmijë dhe së dyti shëndeti ynë dëshmon më së miri që jo vetëm nuk ka krizë tani, por nuk do të ketë as pas vdekjes sonë, se ne ushqejmë edhe fëmijët tanë. Edhe ti Armand, pavarësisht se punon në një gazetë të gabuar, nuk je keq me shëndet. Krizën tamam – tamam e ndjen Aleksandri tek ju dhe Rakipi tek ne. Mos harro se unë kam vuajtur shumë gjatë regjimit komunist, se isha i detyruar të haja larg shtëpisë, nëpër restorante të turizmeve. Po ju mos u nisni nga pamja jonë për të parë krizën në Shqipëri. Me këtë logjikë, duke parë fytyrën e Pjetrit dhe të Visarit, duhet të dalësh në konkluzionin se ata s’paskan qenë në burg, por në një kamp pushimi. Qeveria jonë punon me program bashkëkohor. Ajo e di mirë që shëndeti i tepërt të dëmton, ndaj në kuadrin e masave për përmirësimin e shëndetit të popullit ishte dhe vendimi për ngritjen e çmimeve të energjisë elektrike, ujit etj.
KJ: Përmendët rritjen e çmimeve. Kemi parë në RD një artikull tuajin ku përshkruani entuziazmin e madh popullor që ka ngjallur vendimi i Qeverisë për rritjen e çmimeve. Mendoni se ky entuziazëm vazhdon akoma?
Populli ynë trim dhe liridashës nuk e përmbajti gëzimin dhe entuziazmin kur Qeveria jonë demokratike i dha sihariqin e shumëpritur: rritjen e re të çmimeve. Nuk ishte nevoja të dilnin ministrat në televizor dhe as Kryeministri në Parlament, se populli ynë e kupton shumë mirë interesimin e madh të bijve të tij qeveritarë për hallet e tij. E dini ç’tha një plak atë ditë kur mori vesh lajmin e rritjes së çmimeve? “U bëra kaq, po ditë më të gëzuar se sot nuk kam parë në jetën time. Të rrojë sa malet Partia Demokratike, që marrtë nga ditët tona”. Të pasnesërmen kryetari i degës së PD së zonës vajti në shtëpi të plakut për t’i dorëzuar teserën e PD, por fatkeqësisht plaku kishte vdekur një ditë më parë nga gëzimi.
KJ: Ç’u bë me teserën pastaj?
Ia ngeci një plaku tjetër që nuk shihte dhe nuk dëgjonte nga veshët. E mori për tollon i shkreti. Siç e dhamë edhe ne të RD njoftimin nga ai fshat me 60 shtëpi, menjëherë kërkuan të futen në PD, edhe 300 intelektualë të rinj të sferave të ndryshme. Një plak vdiq, por 300 të tjerë ngrihen.
KJ: A do t’i fitoni zgjedhjet në katër komunat?
Pa diskutim: ç’është e vërteta fshati ka ndryshuar shumë dhe fshatari ja di për nder PD për gjithë ato të mira që gëzon. Ka televizor me ngjyra, ka frigorifer, ka saç, ka dhe bagëti, ka dhe makina e traktorë, janë shtuar shumë edhe gomarët. Ka kaq shumë sa mund të furnizojë edhe qytetin, natyrisht me çmime tavan. Ka fshatarë që shëtisin me makinë dhe shajnë PD, që i ka lënë në atë gjendje. Prandaj kanë shkuar edhe ministra si të deleguar në këto fshatra. Fshatari ynë denbabaden ka pasur respekt për të deleguarin…
KJ: Le të kalojmë tek politika. Kalakula dhe Baleta, të cilët u larguan nga PD kanë shpallur krijimin e një fronti të djathtë. Si kundërvënie, PS po tenton të krijojë frontin e majtë progresist. Ndërkohë AD është shprehur për krijimin e një grupimi politik të qendrës që ajo e quan Pol. Si ju duken këto lëvizje në politikën shqiptare?
Unë këto fronte dhe lëvizje nuk i kam kuptuar kurrë. Madje edhe vetë kam pyetur kryeredaktorin tim se ku të qëndroj. “Në Qendrën e Djathtë”-ma preu shkurt ai, pa më sqaruar se ku binte kjo qendra e djathtë. Unë kam frikë të lëviz se mos dal jashtë qendre e nuk di ku përfundoj. Nga njëra anë është fronti i Kalakulës dhe i Baletës që kanë qëndruar në cepin e djathtë; nga ana tjetër PS ka zënë cepin e majtë e nuk tundet nga vendi, sikur t’i burgosin të tërë; diku është një Pol, që me sa di unë duhet të jetë ose nga Veriu, ose nga Jugu. Sa për partitë e koalicionit janë atje ku i ka vendosur PD që në fillim. Ato nuk spostohen dot pa urdhër me shkrim nga lart. Nuk e di ku janë vendosur partitë e tjera, se nuk ka mbetur më vend, as nga mesi, as nga e majta, as nga e djathta. Me gjithë këto fronte që dëgjoj them nganjëherë, se mirë e kishim Frontin Demokratik, që i përmblidhte të gjithë, pa dallim feje, krahine dhe ideje, pavarësisht se në atë kohë s’kishte fe, as ide të ndryshme.
KJ: A besoni se opozita do të jetë e aftë të drejtojë vendin, po të marrë pushtetin?
Së pari ku ta gjejë pushtetin që ta marrë? Pse në rrugë është pushteti që ta gjejë opozita? Së dyti, sa të vijë ai shekull që opozita mund (me rezervë e them “mund”) të marrë pushtetin, ne do ta kemi edukuar atë dhe do ta kemi bindur që është më mirë të qëndrojë në opozitë. Së treti, Zoti lart i ka ndarë një herë e mirë detyrat në këtë jetë, dikush pozitë, dikush opozitë. Ne na ra fati i keq të jemi pozitë. Më vjen keq për ju që ju ra fati të jeni të pavarur. E ç’humbje do të kishit të ishit pak të varur? Kur opozita është krejt e paaftë të rrijë në opozitë, si mund t’i besojmë pushtetit tonë në një të ardhme të largët? Pastaj kur partia jonë nuk gabon asnjëherë, ç’na duhet opozita? Ne ia vëmë në dukje vetë gabimet partisë. Nuk e lexoni përditë RD?
KJ: Ka zëra se ka rënë tirazhi i gazetës suaj. Është e vërtetë?
E vërtetë është po juve ju pëlqen t’i përhapni këto zëra dhe të merreni me shpifje e thashetheme. Jam i detyruar t’ju kujtoj se tirazhi i gazetës sonë është sekret dhe ju mbase e dini më mirë se unë ç’do të thotë sekret. Po të doni të botoni tirazhin tonë ngarkoni Martinin ose Aleksandrin, se ua kanë marrë dorën këtyre punëve. Mos harroni se ne jemi gazetë partiake dhe e rëndësishme për ne është përçimi i direktivës së partisë tek masat dhe jo shitja. Por sëbashku me televizionin, ne bëjmë një punë të mirë partie që ju na e keni zili. Sidoqoftë ne do t’ju mbajmë afër dhe do t’ju tërheqim veshin kur gaboni (tërheqje veshi në kuptimin e sotëm do të thotë disa muaj burg) se ju kemi armiq, më falni, ju kemi vëllezër të vegjël. Mos harroni se vëllai i vogël nuk kundërshton asnjëherë vëllai e madh. Edhe kur gabon vëllai i madh, vëllai i vogël merr përsipër gabimin dhe dënohet sipas ligjeve në fuqi.
KJ: Nuk i dihet jetës. Në rast se do t’ju propozonin një post në Qeveri, a do të pranonit?
Pse kaq gomar ju dukem?!
KJ: Po ju a jeni anëtar i PD?
Faleminderit për konsideratën…
Intervistoi A. Shkullaku

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH
Para 11 minutash

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh
Para 17 minutash

Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë
Para 20 minutash

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërpritet qarkullimi hekurudhor
Para 25 minutash

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërprit...

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 18 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 20 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.