Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Homazhe për Dëshmorët e Policisë, drejtori Skënder Hita: Sakrifica që mbetet amanet

Aktualitet E martë, 5 Maj 2026 16:45
Homazhe për Dëshmorët e Policisë, drejtori Skënder Hita: Sakrifica që mbetet amanet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në ceremoninë përkujtimore të Ditës së Dëshmorëve të Policisë së Shtetit dhe të Atdheut, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, nderoi sakrificën e 231 punonjësve të rënë në krye të detyrës. Hita theksoi se kjo ditë nuk është vetëm kujtesë, por një thirrje për përgjegjësi dhe reflektim për çdo efektiv policie. Ai vuri në dukje se dëshmorët mbeten simbol i përkushtimit ndaj ligjit, qytetarëve dhe Shqipërisë, ndërsa familjet e tyre meritojnë respekt dhe mbështetje të vazhdueshme. Ceremonia u zhvillua në praninë e familjarëve të dëshmorëve, përfaqësuesve të institucioneve dhe partnerëve, ku u vendosën kurora dhe u mbajtën homazhe në nder të të rënëve.

Fjala e plotë

Të dashur familjarë të kolegëve tanë të shtrenjtë,
Të nderuar zëvendësministra,
Të nderuar partnerë,
Të nderuar kolegë, të ftuar dhe pjesëmarrës,

Sot nuk jemi mbledhur thjesht për të kujtuar një datë, jemi mbledhur për t’u përkulur para një mungese që flet më fort se prania jonë. Para një heshtjeje që nuk është boshllëk, por amanet. Para emrave që nuk janë vetëm të gdhendur në pllaka përkujtimore, por të skalitur në ndërgjegjen e një kombi që nuk duhet të harrojë kurrë se siguria e tij ka patur dhe ka një çmim njerëzor. 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit dhe të Atdheut, është një ditë ku uniforma nuk shihet vetëm si detyrë, por si betim, si një vijë e padukshme mes jetës së zakonshme dhe sakrificës së jashtëzakonshme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sepse dëshmorët tanë nuk ishin statuja. Nuk ishin figura të largëta nga jeta. Ata ishin bij nënash që i prisnin në prag. Ishin baballarë që nuk arritën të ktheheshin për darkë. Ishin bashkëshortë që lanë përgjysmë një fjalë të butë, një premtim të vogël, një ëndërr shtëpie. Ishin prindër që nuk arritën t’i shihnin fëmijët duke u rritur, por u lanë atyre trashëgiminë më të rëndë, por më fisnike: emrin e nderit. Në historinë e çdo kombi ka njerëz që nuk kërkojnë duartrokitje, por lënë pas dritë. Dëshmorët e Policisë së Shtetit, njëherazi të Atdheut, janë prej tyre. Ata janë ata njerëz të rrallë që, në çastin kur jeta kërkoi prej tyre zgjedhjen më të pamundur, nuk zgjodhën veten, zgjodhën ligjin dhe detyrën, qytetarin dhe Shqipërinë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dhe prandaj sot, përpara familjeve të tyre, ne nuk mund të flasim me fjalë të zakonshme. Sepse dhimbja, krenaria dhe mungesa që mbani në shtëpitë tuaja nuk është e zakonshme. Ju, familjarë të dashur të dëshmorëve, jeni pjesa më e heshtur dhe më e madhe e kësaj sakrifice. Ju detyrohemi jo vetëm respekt, jo vetëm mirënjohje, por kujdes, prani, dinjitet dhe kujtesë të pandërprerë. Sepse dëshmori nuk i përket vetëm familjes së vet. Ai i përket Republikës. Ai i përket flamurit. Ai i përket çdo qytetari që jeton në paqen që ai mbrojti. Për çdo punonjës policie sot, kjo ditë është edhe pasqyrë, edhe thirrje. Pasqyrë për të parë se çfarë peshe ka uniforma që mbajmë.
Thirrje për të mos e harruar kurrë se autoriteti pa njerëzillëk bëhet i ftohtë, ndërsa ligji pa shpirt bëhet i largët. Policia e Shtetit nuk është vetëm forca që lufton krimin. Është edhe dora që ndihmon të moshuarin, fjala që qetëson qytetarin, prania që rikthen besimin, syri që vigjilon kur të tjerët pushojnë.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 4 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 5 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 5 orësh

Dëshmorët tanë na mësojnë se uniforma nuk nderohet nga grada, por nga karakteri. Nuk ndriçon nga metali i stemës, por nga morali i njeriut që e mban. Nuk bëhet e shenjtë nga ceremonia, por nga gatishmëria për të qëndruar aty ku rreziku është më i madh se frika. Sot, kur vendosim kurora, kur ulim kokën, kur shqiptojmë emrat e tyre, ne nuk kryejmë vetëm një ritual. Ne rinovojmë një kontratë të pashkruar me kujtesën. Një kontratë që thotë, nuk do t’ju harrojmë. Nuk do t’i lëmë emrat tuaj të zbehen. Nuk do ta lejojmë kohën t’i mbulojë gjurmët tuaja me pluhur indiference.

Sepse një shtet që harron dëshmorët e vet, varfëron shpirtin e vet. Ndërsa një shtet që i kujton me nder, ndërton mbi sakrificën e tyre një të ardhme më të drejtë, më të sigurt dhe më njerëzore. Në emër të Policisë së Shtetit, sot shpreh përuljen më të thellë për të gjithë punonjësit e Policisë që dhanë jetën në krye të detyrës.
Për ata që u nisën në mëngjes me uniformë dhe nuk patën kohë të thoshin lamtumirë, por u kthyen në përjetësi me flamur, duke lënë pas një mesazh që nuk shuhet: se detyra kur vishet me ndershmëri, bëhet më e madhe se jeta.

5 Maji nuk është një ditë trishtimi. Është një ditë krenarie e mbushur me dhimbje, dhe dhimbja e mbushur me krenari, të dyja njëkohësisht, të dyja pa kompromis. Sepse 231 dëshmorë ranë në këmbë dhe ne që jemi pjesë e Policisë së Shtetit, kemi një detyrë të vetme, të mos ulemi kurrë. Le të jetë kujtimi i tyre jo vetëm dhimbje, por busull; jo vetëm ceremoni, por ndërgjegje; jo vetëm histori, por frymë. Lavdi dëshmorëve të Policisë së Shtetit dhe të Atdheut! Nderim i përjetshëm familjeve të tyre! Ju faleminderit!








Etiketat e lidhura

Skënder Hita
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 4 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 4 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 5 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 5 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 9 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 6 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 11 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 11 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.