Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:36 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 80.6 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Hoxha për kandidimin e Belerit si eurodeputet: Mitsotakis sfidë Shqipërisë, por do votat e ekstremit të djathtë!

Aktualitet E hënë, 15 Prill 2024 21:23
Hoxha për kandidimin e Belerit si eurodeputet: Mitsotakis sfidë Shqipërisë, por do votat e ekstremit të djathtë!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Artan Hoxha ka reaguar pas lajmit se Fredi Beleri është kandiduar nga partia Demokracia e Re në Greqi, për të qenë eurodeputet. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se Beleri është kandiduar për të marrë votat e ekstremit të djathtë dhe të ultra nacionalistëve, ndërkohë që e quajti një sfidë të hapur ndaj Shqipërisë, ku Beleri është i dënuar për blerje votash.

“Duke e ditur se cili ishte qëllimi i Greqisë që kur e promovoi, nuk më çudit. Autoritetet greke e dinë më mirë se ato shqiptare, se çfarë ka bërë Fredi Beleri. Ka qenë i dënuar dhe burgosur në Greqi. Ka qëndruar në Greqi për t’ju shmangur një dënimi në Shqipëri. Padyshim që qëllimi i Belerit nuk ka qenë të zgjidhej dhe të rivendoste vjedhjen e pronave dhe abuzimet me pronat, të rikthente shkeljen e të drejtave të njeriut, këto janë përralla. Në fakt, veprimi i sotëm është në vazhdën e veprimeve që kanë ndodhur prej më shumë se një viti. Nuk di çfarë duhet të bëjë më Greqia?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kemi përjashtuar të zgjedhur vendorë, deputetë, etj, sepse Greqia i ka kapur për shkelje të kufirit. Nëse ne u kemi ndërprerë karrierën, me ligjin e dekriminalizimit dhe ne e zbatojmë, kurse një vend i BE, i cili ka financuar edhe reformën e drejtësisë, jo vetëm nuk e merr parasysh por promovon figura të tilla. Greqia ka të drejtë për 21 eurodeputetë. Në zgjedhjet e fundit, partia Demokracia e Re, ka marrë vetëm 8 mandate. Në sondazhet e fundit, ajo ka rënë 6% nga zgjedhjet e kaluara. Pra numri mund të jetë edhe më pak se tetë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kanë vendosur një kandidat si Beleri, sepse edhe në zgjedhjet që ndodhën përpara, rezultoi që një emër si Beleri u solli vota nga ekstremi i djathtë, si Agimi i Artë, apo parti të tjera me traditë ultra nacionaliste. Emri i Belerit është aty për të sjellë votat e ekstremit të djathtë. Kjo histori i ka sjellë vota Mitsotakisit dhe na ka marrë një të dënuar. I kam nxjerrë të filmuar në Himarë, përfaqësues të Agmit të Artë në ditën e zgjedhjeve në Himarë, me në krye Karathanon. Beleri është përfaqësues i së djathtës ekstreme. Prezantimi i Belerit është bërë si martir që po lufton për Vorio Epirin.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Para 5 minutash
Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Para 45 minutash
Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Para 50 minutash

E njëjta gjë me Pirro Dhimën, që doli në TV dhe tha kam lindur në kryeqytet të Vorio Epirit, pra për Himarën. Kur kandidoi për herë të parë ka qenë për PASOK dhe Venizelos e vuri në krye të listës, si sportisti me më shumë trofe në Greqi. Ka fituar mandatin e parë, ka humbur të dytin. Por këtë rradhë kandidon për llogari të ekstremit tjetër. Këtë e kanë zgjedhur sepse merr vota të qendrës. Që të shpallet eurodeputet Beleri, duhet të kapë rreth 200 mijë vota. Beleri reagoi nga burgu dhe falenderoi për kandidimin.

A lejohet që një njeri i burgosur të kandidojë? Hapa legjislacionin e BE dhe është e përcaktuar në kapitullin për Greqinë, e ka të përcaktuar, që dënimi i caktuar penal rezulton në humbjen e të drejtave politike nga 2-10 vjet. Kur është me burgim në të paktën një vit, të drejtat politike humbasin nga 1-5 vjet. Pra legjislacioni grek e pengon vetë. Shqipëria është vend që ka aplikuar për të qenë anëtar dhe ka filluar të plotësojë dhe nënshkruajë kapitujt. Është një sfidë e hapur që i bëhet Shqipërisë”.

Etiketat e lidhura

artan hoxha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë
Para 5 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë
Para 12 minutash

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrë...

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!
Para 15 minutash

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 35 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.