
Pas humbjes së thellë përballë Erion Veliajt, por edhe dështimit të protestave në Tiranë, duke mos mbledhur dot as 50 militantë para Bashkisë së Tiranes, ka ardhur reagimi i parë i Sali Berishës për Belind Këlliçin.
Me riorganizimin e ri për zgjedhjet e 2025, Berisha ka vendosur që Belind Këlliçin ta çojë të mbledhë vota në Elbasan, duke e larguar nga Tirana, ku shënoi humbjen më të thellë, me 60 mijë vota diferencë, përballë Veliajt.
Jo vetëm kaq, por edhe dështimi në organizimin e protestave te Bashkia e Tiranës javët e fundit kanë përforcuar këtë vendim për të ndryshuar drejtuesin. Këlliçi do zëvendësohet nga Flamur Noka, Albana Vokshi, Dhurata Çupi.