Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

I burgosuri denoncon: Lejet që shteti na dha për t`u mbrojtur nga Covid 19 janë refuzuar

Aktualitet E mërkurë, 15 Prill 2020 19:56
I burgosuri denoncon: Lejet që shteti na dha për t`u mbrojtur nga Covid 19 janë refuzuar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Emisioni ionvestigativ “BOOM” në RTV Ora solli këtë të mërkurë denoncimin e një qytetareje për sa i përket aktit normativ të publikuar nga qeveria për leje daljet e të burgosurve gjatë kohës së pandemisë së COVID-19.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Bashkëshortit të saj, Kol Gjergj Regji aktualisht vuan dënimin në burgun e Reçit ndodhet në listën e publikuar në aktin normativ ku përfiton lejen e veçantë të daljes por ajo i është refuzuar.

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 4 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 5 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 5 orësh

Akti normativ

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pas situatës së krijuar për shkak të pandemisë së koronavirusit, Këshilli i Ministrave miratoi aktin normativ nr.7 datë 23.03.2020 për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve. Ky akt përcakton kriteret për përfitimin ose ndalimin e dhënies së lejes së veçantë me afat 3 muaj, si dhe procedurën që duhet ndjekur në një rast të tillë.

Sot bashkëshortja e tij, denoncon shkeljen e aktit normativ të qeverisë, pa asnjë arsye sa i takon dhënies së lejes së veçantë për bashkëshortin e saj

Bashkëshortja e të burgosurit: Bashkëshorti im ka përfituar nga kjo leje, kam shkuar kam bërë dokumentet unë, kam bërë deklaratat, çfarë më ka kërkuar burgu. Edhe kam qenë duke e marrë në shtëpi, me deklaratë pëlqimi, me krejt. Komisariati i Rrëshenit e ka kthyer mbrapsht.

Gazetarja: Përse?

Bashkëshortja e të burgosurit: Nuk është i dëshirueshëm ka thënë me dalë ai nga burgu. E ka bërë për inate personale i plotfuqishmi i zonës.

I burgosuri Kol Gjergj Rregji ka dhënë një deklaratë për emisionin “BOOM” ku fajëson në mënyrë të drejtpërdrejtë të plotfuqishmin e zonës i cili sipas tij e ka kthyer çështjen në personale.

Kol Gjergj Rregji, burgu Reç: Mua më ka ardhur emri nga drejtoria e burgjeve. Më ka ardhur emri që lejohet Kol Regji që të dal me leje tre muaj te shtëpia. Na thanë të bëjmë letrat, me marrë letrat prej familjes, me plotësu këto modelarët. I plotësova, erdh gruaja prej atje e plotësoi këtu edhe u bënë të gjitha. Këtu thanë do presim letrën e policisë, do ta çoj polici i zonës. Erdhi letra prej policisë, negative. Edhe më thanë mua këtu, o Kol ti nuk përfiton asgjë se të ka ardh letra negative prej policisë. Tani unë nuk e di, pse ka ardh gjithë kjo letër, gjithë ky alarm që mua më ka dhënë leje shteti, vetë shteti më ka thënë dil me leje. 

Në lidhje me refuzimin e kësaj lejeje emisioni “BOOM” u përpoq të kontaktojë të plotfuqishmin e zonës, Artan Gjini por ai ka refuzuar të flasë.

Emisioni “BOOM” komunikoi gjithashtu edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të marrë një informacion në lidhje me procedurën që zhvillohet në lidhje me dhënien e mendimit pozitiv apo negativ për marrjen e lejeve të veçanta nga ana e drejtorive vendore të policisë, por drejtoria e përgjithshme e policisë së shtetit na ktheu një përgjigje të shkurtër:

“Çdo mendim, pozitiv apo negativ përbën të dhënë sekrete.”

Në lidhje me procedurën e ndjekur nga ana e burgut të Reçit, sa i takon vlerësimit të kritereve dhe kushteve për të burgosurin Kol Gjergj Regji, “BOOM” telefonoi dhe drejtorin e burgut të Reçit.

Drejtori i burgut u tregua mjaft i rezervuar për të na dhënë informacion, sipas tij të gjithë ata që janë refuzuar për marrjen e kësaj leje, duhet t`i drejtohen Komisionit të Posaçëm të Shqyrtimit të Ankimeve ç`ka parashikohet dhe në aktin normativ nr.7

1. Në rast se një të dënuari,i cili plotëson kriteret për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi, i është refuzuar miratimi i kësaj lejeje të veçantë nga Komisioni i IEVP-së, i dënuari ose përfaqësuesi ligjor i tij mund të paraqesë ankim pranë Komisionit të Posaçëm të Shqyrtimit të Ankimeve, jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga data e marrjes së vendimit.

Dhe pas këtij komisioni akti normativ thotë se ke të drejtë ti drejtohesh gjykatës, por gjykatat janë të mbyllura, e para, e dyta deri sa të bëhet gjykimi, iku COVIDI….

Etiketat e lidhura

denonconi burgosuriLejet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 4 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 4 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 4 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 5 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 8 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 5 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.