Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 00:58 Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal Harry Kane është fituesi i Topit të Artë 2026, sipas informacionit të dhënë, duke lënë pas në garën për çmimin individual Kylian Mbappé dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Behgjet Pacolli
  • Arlinda Zekaj
  • Rasti Erjoni
  • Topi i Artë
  • Debat në Kuvend
  • Qyteti Studenti
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Behgjet Pacolli
  • Arlinda Zekaj
  • Rasti Erjoni
  • Topi i Artë
  • Debat në Kuvend
  • Qyteti Studenti
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

I riu nga Tirana që mposhtoi virusin: Humba shokun e dhomës. Arma e vetme është…

Aktualitet E mërkurë, 25 Mars 2020 16:36
I riu nga Tirana që mposhtoi virusin: Humba shokun e dhomës. Arma e vetme është…
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas një vajze, ky i ri është personazhi i dytë që flet për virusin vdekjeprurës. Pas trajtimit tek Infektivi, Erind Cara ia doli në këtë betejë që është jeta a vdekje. I riu luftoi dhe e mposhti virusin vdekjeprurës.

Përmes një video mesazhi të shpërndarë në facebook-un e tij, Cara thotë se në këtë luftë të fortë arma e vetme është qëndrimi në shtëpi. Ai bën apel qëtë qëndrojnë në shtëpi pasi virusi është më mirë të parandalohet sesa të shërohet, në kushtet kur ende nuk ka një kurë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Zgjedhjet në Serbi, Nazarko: Opozita u zhduk, Rama mund të bjerë më shpejt se Vuçiç

Zgjedhjet në Serbi, Nazarko: Opozita u zhduk, Rama mund të bjerë më shpejt se Vuçiç

Para 8 orësh
Minxhozi e quan tallava protestën studentore: Askush nuk thotë se çfarë kërkesash ka

Minxhozi e quan tallava protestën studentore: Askush nuk thotë se çfarë kërkesash ka

Para 9 orësh
Zgjedhjet në Serbi, Ministria e Jashtme: Gati të bashkëpunojmë, përgjegjësi normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën

Zgjedhjet në Serbi, Ministria e Jashtme: Gati të bashkëpunojmë, përgjegjësi normalizimi...

Para 10 orësh

”Të qëndrojmë në shtëpi dhe të kalojmë kohë me familjarët tanë. Më parë kishim qindra justifikime, puna, koha, pamundesia, lodhja etj. Sot është momenti i duhur të japim dhe marrim dashuri, të bisedojmë me njëri-tjetrin, t’u tregojmë sa shume i duam. Po po sa shumë i duam prindërit, motrat, vëllezërit, gjyshërit, miqtë e të gjithë ata që ne konsumojmë me ta gjënë më të rendesishme “KOHËN””.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nga ana tjetër, Erindi tregon për miqtë e tij të dhomës që nuk ia dolën dot në këtë betejë. Nuk lë pa përmendur falenderimet emër për emër për bluzat e bardha që u kujdesën për të.

Mesazhi i plotë

Corona virus kryefjala e çdo bisede në të gjithë botën! Sot pas 10 ditësh në terapi pranë Spitalit Infektiv në QSUT dhe pas rezultatit të dy testeve që rezultuan negativ ndaj Covid-19, mund të them që betejën time e fitova dhe po kthehem në shtëpi i qetë dhe me shëndet të plotë. Por humba dhe miq të cilët i njoha gjatë kësaj beteje që nuk ja dolën, dhe pse luftuan deri në frymën e fundit bashkë me mjek e infermier!

Të dashur miq!

Unë fitova betejën me Covid-19 por për të fituar luftën duhet kontributi i të gjithëve NE. Nuk kërkohet asgjë e jashtëzakonshme në këtë luftë por vetëm një gjë, që të gjithë kur nuk e kemi e duam aq shumë: Të qëndrojmë ne shtëpi dhe të kalojmë kohë me familjarët tanë. Më parë kishim qindra justifikime, puna, koha, pamundesia, lodhja etj. Sot është momenti i duhur të japim dhe marrim dashuri, të bisedojmë me njëri-tjetrin, t’u tregojmë sa shume i duam. Po po sa shumë i duam prinderit, motrat, vëllezërit, gjyshërit, miqtë e të gjithë ata që ne konsumojmë me ta gjënë më të rendesishme “KOHËN” !

Dy fjalë për ata që mendojnë se ky virus është diçka pa rëndësi! Qëndroni ne shtëpi! Ky virus nuk të jep një mundësi të dytë. Shoku im i dhomës ishte një djalë i ri, që nuk kishte asnjë sëmundje të mëparshme, kishte një familje të mrekullueshme, nuk i mungonte asgjë por ky virus i rëndoi shëndetin. Një frymëmarrje të thellë thjesht kërkonte. Luftoi, luftoi deri në frymën e fundit sepse ishte larguar pa u përshëndetur me askënd, kishte ardhur se nuk ndjehej mirë, siç mund te jemi secili nga ne. Mbrëmë ai u dorëzua, nuk ia doli dot, la çdo gjë mbrapa dhe koronavirusi e mori pa mëshirë edhe pse ishte i ri dhe i shëndetshëm. PRANDAJ, QENDRONI NE SHTEPI! Për disa të rinj të fort, e të shëndetshëm si unë, qëndroni në shtëpi, mendoni për familjarët tuaj, prindërit, gjyshërit imuniteti i të cilëve është më i dobët dhe COVID-19 e ka më të thjeshtë për t’i marrë në gjirin e tij.
NDAJ QENDRONI NE SHTEPI PER TE DASHURIT TUAJ !

Dy fjale të sinqerta për njerëzit më të rëndësishëm në këtë lufte, mjekët, infermierët, farmacistët, sanitarët dhe te gjithë ato qe shërbejnë dhe kontribuojnë në këtë luftë kundër Covid -19 . Ata janë front në vijën e parë të kësaj beteje 24/24 për te dhënë më të mirën e tyre edhe pse rreziku është shume i lartë. Të mendosh se dhe ata kanë lëne çdo gjë familjen, prindërit, fëmijët, vëllezërit, motrat, për te qenë aty për t’u shërbyer pacienteve te tyre, atyre qe nuk e donin këtë virus , por ai erdhi dhe i infektoj, por do iu shërbejë dhe atyre që thonin “Nuk na bën gjë ne Virusi“ se kur të arrish atje kërkon vetëm mëshirë, ndihme dhe përkujdesje, kupton sa e rëndësishme është JETA, por qe tani nuk është vetëm ne dorën tënde, por te Mjekëve, Infermierëve, Koronavirusit dhe Zotit lart në qiell, qe po na jep sinjalet e tij të kuptojmë sa e rëndësishme është JETA, gjë të cilën e kishim harruar sepse na “mbyten“ angazhimet, punët, facebook, instagram, kafet dhe gjerat e pa rëndësishme. Duhet të qëndrojmë në shtëpi qe këta Infermiere, Mjekë të jenë sa më pak të rrezikuar. Një falënderim i veçantë shkon për Stafin e Spitalit Infektiv: Dr Najaden, Dr Arjanin, Dr Gentin etj Infermieret Semi, Dasho, Lukja, Eni, Emanuela, e te tjerë.

Ju Falënderoj pa mas për çdo gjë qe po bëni në ato kushte aq të vështira!

Faleminderit !
Ne qëndrojmë në shtëpi !
Ju në krye të detyrës, për ta kaluar sa me lehtë këtë situate të vështirë !
Me Respekt
Erind Cara
23-3-2020

https://www.facebook.com/erind.carajudo/videos/10217125326752502/?lst=100000938234506%3A1449317928%3A1585145027

Etiketat e lidhura

Covid-19Erind Cara
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 4 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

”Topi i Artë”/ Luis De La Fuente fiton trofeun “Trajneri i Vitit”
Para 7 orësh

”Topi i Artë”/ Luis De La Fuente fiton trofeun “Trajneri i Vitit”

Lamine Yamal fiton trofeun ”Kopa” për herë të tretë! Lojtari i Barcelonës me rekord në ”Topin e Artë”
Para 7 orësh

Lamine Yamal fiton trofeun ”Kopa” për herë të tretë! Lojtari i Barcelonës me rekord në ”Topin e Artë”

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 8 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Më të lexuarat

1 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 15 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

2 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 19 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

3 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 8 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

4 Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 4 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.