Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.2 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me 82.5…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ikën Baçi, shteti sjell 2 administratorë të rinj për RTV Ora, Shima: Presion, nuk trembin por gudulisin gazetarët

Aktualitet E mërkurë, 14 Tetor 2020 17:10
Ikën Baçi, shteti sjell 2 administratorë të rinj për RTV Ora, Shima: Presion, nuk trembin por gudulisin gazetarët
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sot RTV Ora dhe Ora News nuk kanë një administrator shtetëror por dy. Një vendim i tillë përkon çuditërisht disa ditë pas publikimit të lajmit investigativ nga emisioni BOOM për zhvendosjen e qytetarëve pa njoftim nga njësitë e tyre të banimit.

Edhe ish kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në facebook denoncoi largimin administratorit Arjan Baçi dhe zëvendësimin e tij me dy administrator, “dy njerëz pranë qeverisë.”

Duke dënuar “me ashpërsinë më të madhe veprimet banditeske të Edvin Hajdutit dhe gjeneral Hashashit” Berisha i bën thirrje organizatave ndërkombëtare të mediave të mbrojnë gazetarët e ORA News nga sulmet banditeske të Edvin Hajduti“.

Në një intervistë në studion e Ora News, Drejtori i Informacionit në RTV Ora Brahim Shima e quan presion dhe nënvizon se nuk do të tolerohet asnjë ndërhyrje.

Brahim Shima: “Unë kam dyshimet e mia që ky veprim nuk është bërë për shkak se administrator i parë ishte i sëmurë dhe jep dorëheqjen në mënyrë të papritur për të vazhduar kurimin. Sidoqoftë i urojmë shërim të shpejtë. Fakti që vijnë nga 1, 2 adminstratorë do të thotë që gjithçka është e qëllimshme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nuk mjaftonte 1 por duhen dy. Është një formë presioni që i bëhet gazetarëve. Janë dy trima që do të rrinë barrierë dhe të gjithë punonjësit do të përballen me ta.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dy zyrtarë të shtetit që do të punojnë në mbrojtje të kujt? Më duket e pakuptimtë. E pakuptimë është dhe kur ka dhënë dorëheqjen administrator i parë i cili duhej të kishte përfunduar më parë angazhimet që ka pasur ndaj televizionit por që me dijeninë time nuk janë përfunduar. Shpresoj që këto dy administratorë të kujdesen më shumë për punën që kanë si administrator dhe të mos merren me lajme apo punonjësit. Shpresoj që të jetë kështu deri në fund dhe ti qëndrojnë kësaj përkundrazi nuk do të toleroj në asnjë moment ndërhyrjen në emisione, lajme, emisione investigative. Kjo është pika që nuk kalohet”

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 1 ore
Moti sot, vranësira dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius

Moti sot, vranësira dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius

Para 1 ore
Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Para 8 orësh

Ora News dhe RTV Ora nga 1 shtatori ka vijuar me programacion të plotë prandaj Shima nuk përjashton mundësinë se janë bërë telefonata për të ndryshuar lajme.

Brahim Shima: Unë nuk përjashtoj mundësinë që të jenë bërë telefonata për të ndryshuar apo për të mos lejuar vazhdimin e mëtejshëm të lajmeve që konsiderohen kritike por që për mua janë lajme të gazetarëve, pasqyrim I realitetit siç është.

Nuk besoj se i kanë pëlqyer emisionet që kanë nisur me Alfred Lelën, Sonila Meçon, Dritan Hilën. Dhe kanë menduar që mënyra më e mirë është të çojmë dy burra azganë që do rrinë aty dhe gudulisin gazetarët. Unë them me bindje që nuk ka asnjë gazetar që trembet nga veprime të tilla, madje shton adrenalinën.

Një gazetar nuk ka frikë nga budallalliqe të tilla por janë thjesht gudulisje apo pjese ë një muhabet tavoline, kjo ishte dhe arsye që ne nuk donim të reagonim por fakti që Berisha e bëri publike jemi të detyruar të bëjmë reagimin tonë dhe të themi gjërat siç janë.”

Nuk tolerojme asnje nderhyrje

Shima paralajmëron se nuk do të lejojë asnjë ndërhyrje në linjën editorial dhe i kujtoi se detyra e tyre është të mbledhë detyrimet e prapambetura që kanë krijuar kompanitë mes tyre dhe PS-së kundrejt televizionit. Një detyrë që administratori Baci nuk arriti ta bënte.

Brahim Shima: Ne si television jemi ndarë nga çështja gjyqësore e zotit Ndroqi. Zoti Ndroqi do të përballet vetë në gjyktë. Unë ngre pyetjen çfarë duan dy administrator në një institucion shtetëror. Unë nuk do të lejoj që një administrator të thërrasë gazetarët për të treguar lajmin që është duke ndjekur apo si duhet trajtuar.

Këto janë të papranueshme. A është sekret siç u tentua që do të marrim arkivën e televizionit Ora apo problematika të tjera që nuk duam të japim sepse nuk kanë të bëjnë me këtë hetim kjo është e ndaluar. Roli I tyre si administratorë, meqë janë dhe dy, sepse njëri nuk ia doli është të mbledhë detyrimet e pambledhura që kanë kompanitë që kanë bërë reklamë kundrejt televizionit, duke kthyer vëmendjen tek PS.

Administratori në vend që t’i mblidhte janë shtuar borxhet. Detyra e tyre është të krijojë mbarëvajtjen e televizionit. Sepse nuk kemi të bëjmë me një bar kafe por me television dhe televizioni mbahet me reklama. Zotërinjtë të dalin të mbledhin reklama dhe të vazhdojë mbarëvajtja e punës. Nëse kanë ardhur me idenë që do të rrimë në zyrë apo tek lulishtja atëherë ata kanë ardhur për tjetër gjë.

Në momentin që do më mblidhen ende detyrime të tjera të prapambetura atëherë nuk më mbetet gjë tjetër vetëm ta quaj të qëllimshme. Kjo është detyrë me ligj që të mos lejojnë të ulen të ardhurat apo detyrimet e prapambetura. E them me bindje që në këtë televizion askush nuk është i përjetshëm por televizioni do të vazhdojë edhe më tej”.

https://www.youtube.com/watch?v=_VMW_4R5j0A&feature=emb_title

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

Moti sot, vranësira dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius
Para 1 ore

Moti sot, vranësira dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 8 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 10 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 18 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

3 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 8 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 8 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.