Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ilir Hoxha: Fatkeqësitë e mia burojnë nga mbiemri Hoxha

35 vite KOHA JONË E premte, 6 Nëntor 2020 20:45
Ilir Hoxha: Fatkeqësitë e mia burojnë nga mbiemri Hoxha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 19 Prill 1995 në KOHA JONE)
Intervistë ekskluzive me Ilir Hoxhën një ditë pas arrestimit

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 9 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 10 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 10 orësh

Para dy ditësh zv/Prokurori i Tiranës Genc Gjokutaj, ka firmosur në zyrën e tij urdhër-arrestin për një tjetër pasardhës të diktatorit shqiptar Enver Hoxha. Që prej të hënës djali i madh i Hoxhës, Iliri është vendosur në sigurimin e policisë në shtëpinë e tij në periferi të Tiranës, në një zonë të quajtur Laprakë, me akuzën e nxitjes së grindjeve dhe urrejtjes midis kombësive dhe racave të parashikuara nga neni 56 i Kodit të vjetër Penal. Kjo u konfirmua edhe nga publikimi i vendimit të arrestit në numrin e djeshëm të gazetës “Koha Jonë”. Vendimi në fjalë ka hedhur hije dyshimi mbi akuzën, ndërsa vetë familja Hoxha e komenton këtë arrest shtëpiak si një “masë politike”të pushtetit aktual. Shkak për arrestimin e pasardhësit të diktatorit Enver Hoxha u bë një intervistë e tij e botuar në gazetën e vogël dhe jo shumë të njohur “Modeste”, e cila botohet nga Kujtim Drizari. Po ky botues është edhe autori i intervistës së datës 13 Prill, publikim që e dërgoi në arrest shtëpiak Ilir Hoxhën për një kohë të pacaktuar. Akuza e ngritur nga Prokuroria e Tiranës mban për autor Genc Gjokutaj, jurist që është bërë i njohur për publikun dhe për nënshkrimin e fletë-arresteve për politikanë të ndryshëm shqiptarë, si dhe mbrojtës i akuzës ndaj kryetarit të PS Fatos Nano në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Ndër të tjera në vendimin për arrestimin e Ilir Hoxhës thuhet se në intervistë ai ka “bërë thirrje që synojnë prishjen e urrejtjes kundër pjesëve të popullsisë duke i fyer e shpifur për to nëpërmjet shprehjeve të tilla si “të mundurit”, “banda vandaliste”, fyerje ndaj grupeve të caktuara shoqërore apo shtetërore si vegla qorre etj., apo edhe duke kërcënuar hapur se “do të jepet llogari një ditë dhe se këtë do ta kërkojmë ne”. Dje ishim miq ilegalë në shtëpinë e Ilir Hoxhës, pasi policia kishte ndaluar hyrjen e gazetarëve në këtë shtëpi. E shoqja e Ilirit na thotë se policia në këtë shtëpi ka ardhur gjithmonë natën. “Natën erdhën kur na lajmëruan për zhvarrimin e babait – thotë ajo – natën kur na nxorën nga shtëpia, natën kur bënë kontroll për armë, natën për arrestimin e Ilirit. S’e kuptoj pse natën…?”- përfundon ajo. Pas intervistës që i morëm z. Hoxha biseduam me një sërë penalistësh të njohur shqiptarë. Mendimi i përgjithshëm i tyre ishte se “sikur intervista të ishte dhënë nga një tjetër person kjo nuk do të përbënte asnjë lloj problemi, por kur ajo jepet nga një pasardhës i Hoxhës atëherë çështja ndryshon…” Po këta specialistë na thanë se një ndër parimet themelore të së drejtës penale është ai që “çdo person nuk mund të ndiqet penalisht për shfaqjen e mendimeve të tij personale dhe nuk bën përgatitje apo tentativë për kryerje krimi”. Neni 56 i Kodit të vjetër Penal mund të aplikohet për subjekte të përgjithshme dhe të posaçme, të cilët në një farë mënyre kanë mundësinë reale të realizimit në praktikë të krimit”. A ka konsumuar Ilir Hoxha figurën e veprës penale të parashikuar në nenin 56. Këtë do ta provojë Prokurori Gjokutaj kur të mbrojë alibinë e ngritur prej tij.
Kur e dhatë intervistën për gazetën “Modeste”?
Gazetari erdhi më takoi më datë 9 Prill dhe e botoi intervistën më datë 13.
A kishit menduar se mund t’ju arrestonin për këtë gjë?
As më kishte vajtur ndonjëherë në mendje se do të më arrestonin me akuzën pse unë jap intervistë. I kam respektuar gjithnjë ligjet e shtetit dhe asnjëherë nuk i kam shkelur ato.
Çfarë menduat kur patë policinë në derë?
-Pashë një furgon plot me policë dhe njëri prej tyre më lexonte akuzën. Mendova gjithçka, arrestimin, burgimin… Pastaj më erdhi në mendje mamaja dhe thashë me vete, kur e përballon burgun një grua 76-vjeçare jo më unë djali i saj.
Pas marrjes nga policia ku përfunduat?
Në zyrën e zv/Prokurorit të Tiranës Genc Gjokutaj, i cili po më priste. Ai më njohu me akuzën dhe pasi ma lexoi më tha ta firmosja. Në fillim nuk desha, por pastaj ai ma mbushi mendjen për ta firmosur duke më përmendur procedurat, rregullat, e ku ta di unë se cfarë. Megjithatë edhe sot nuk e kam kuptuar akuzën që më bëjnë.
Pse?
Nuk e di. U mendova shumë për këtë gjë por nuk nxora gjë në dritë. Ajo më duket shumë absurde. Unë nuk jam botues gazete që të arrestohem për botimin e një interviste, e cila mund të zgjojë ndjenjat racionale apo të përçarjes. Unë jap mendimet e mia për çështjen e vlerësimit të figurës së Enver Hoxhës dhe për të gjithë ata që e kanë akuzuar atë si diktator. Në intervistën e botuar në gazetë unë bëj thirrje për tolerancë dhe jo për hakmarrje. Flas për luftën që duhet të bëjë shteti kundër gjakmarrjes dhe disa fenomeneve negative sociale që lindën këto vite dhe, që në kohën e qeverisjes së Enverit ato nuk ekzistonin. Të gjithë ata qe e kanë lexuar intervistën nuk gjejnë asnjë fjalë për të më fajësuar dhe jo më për të më arrestuar. Nuk e di si e kanë lexuar këtë gjë ata që më kanë arrestuar.
Mendoni se ky arrestim është politik?
E çfarë mund të jetë tjetër…
Po kush mund të jetë frikësuar nga intervista?
Shko pyet ata që më kanë arrestuar. Megjithatë mua s’më ndalon njeri të mbroj babain tim dhe të jem krenar për të.
Pse mendon se mbrojtja që i bëre figurës së babait të dërgoi në arrest?
Jam i sigurt se vetëm mbrojtja e tij më shpuri në këtë arrest shtëpiak, pasi unë them të vërtetën rreth figurës së babait. Kjo gjë i frikëson disa njerëz. Megjithatë unë jam Ilir Enver Hoxha dhe jo Enver Hoxha. Nuk e kuptoj pse pushteti i sotëm ka frikë nga unë. Si djali i tij kam të drejtën që të mbroj babain deri në fund dhe është e drejta ime që t’i procedoj që të gjithë ata që akuzojnë dhe fyejnë figurën e tij.
Çfarë ke humbur nga jeta e përditshme pas këtij arresti shtëpiak?
Më vjen keq që nuk do kem mundësi të shoqëroj fëmijët e mi në shkollë. Ishte një rrugë që e bëja çdo ditë dhe që më jepte kënaqësi, prej aq kohësh sa jam i papunë. Megjithatë, dua s’dua e di që do më zëvendësojë djali i madh.
Po nëse arresti juaj vazhdon për kohë të gjatë çfarë hapash të tjera do të ndërmerrni?
Do të dëshiroja që kjo çështje të mbyllet sa më shpejt dhe shpresoj vërtet se Prokurori do ta mbyllë dosjen Ilir Hoxha, por në qoftë se ajo do të vazhdojë për kohë shumë të gjatë, atëherë do t’i kërkoj ndihmë Komitetit Shqiptar të Helsinkit si dhe do t’i drejtohem të gjitha ambasadave me thirrjen: “vazhdon persekutimi i familjes Hoxha”.
Për sa kohë mendon se mund të vazhdojë ky persekutim?
Këtë nuk e di dhe nuk mund të imagjinoj, por mund të them diçka tjetër. Familja Hoxha do të jetë në qendër të vëmendjes për gjithë jetën dhe kjo është meritë e Enver Hoxhës. Asnjë shqiptar nuk mund të mohojë arritjet që pati Shqipëria gjatë kohës së qeverisjes së tij. Këto që thuhen sot janë thjesht fjalë politikanësh… Nuk i kuptoj deklaratat e Blerim Çelës në televizion. Po i gjeti ai thesaret e tim eti unë do të gëzohesha. Sinqerisht e them këtë gjë. Megjithatë nuk mund t’i pranoj deklaratat e tij kur thotë se Enveri kërkonte të bëhej një Papë i marksizëm-leninizmit. Enver Hoxha do të mbetet gjithnjë Enver Hoxha, kurse Papa- Papë. Nuk mund të bashkohen këto nocione nën një emër.
Intervista në gazetën “Modeste” vijon në numrin e ardhshëm…
Gazetari më ka lënë pyetjet, por unë nuk e di nëse ai është i interesuar për ta botuar atë. Ku i dihet edhe ai mund të përfundojë i arrestuar, ashtu si dhe unë.Kurse akuzuesit do t’i thoja që të lexonte intervistën pastaj të merrte masën e arrestit ndaj meje.
Mendon se fajin e ka mbiemri për të gjitha këto që po ndodhin?
Sigurisht. Të gjitha fatkeqësitë e mia burojnë vetëm nga mbiemri. Por jam krenar që jam një pasardhës i Hoxhajve…
Tani besoj se e ndjen veten në të njëjtin pozicion me nënën tuaj të burgosur?
Fatkeqësisht po. Meqenëse jam në këtë pozicion, pra shumë pranë saj, do të desha t’i thosha nëpërmjet gazetës që të mos ketë merak për mua. “Nënë e kam për nder që jam akuzuar për mbrojtje të të dashurit tonë. Të përqafon Iliri…”
Përgatiti Altin Hazizaj

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 17 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 18 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 19 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 20 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.