Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Impianti i përpunimit të ujit në Bovillë do të 3-fishojë kapacitetin e prodhimit, Veliaj: Transformimi më i madh në 103 vjet të Tiranës kryeqytet

Impianti i përpunimit të ujit në Bovillë do të 3-fishojë kapacitetin e prodhimit, Veliaj: Transformimi më i madh në 103 vjet të Tiranës kryeqytet

Aktualitet
E premte, 11 Gusht 2023 13:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas përfundimit të fazës së parë të punimeve për rritjen e kapaciteteve prodhuese të impiantit të përpunimit të ujit në Bovillë, duke e çuar aftësinë prodhuese në total 2400 l/s, po realizohet edhe faza II dhe përfundimtare, me një kapacitet shtesë prej 1200 l/s, e cila do ta çojë impiantin e përpunimit të ujit Bovillë në maksimumin e prodhimit të tij, në 3600 l/s.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo është vepra që ka pësuar transformimin më të madh, pasi Tirana, e cila po rritet çdo ditë, e ka pasur të nevojshme një investim të tillë prej vitesh. “Janë ditë gushti, kur njerëzit janë të fokusuar te pushimet, ndërsa ata pak që kanë qëndruar në Tiranë janë edhe më të ndjeshëm për çështjen e ujit, ndaj e gjykova të udhës që, edhe qytetarët ta shohin me sytë e tyre se çfarë po ndodh në impiantin më të madh dhe me veprën që ka pësuar transformimin më të madh në historinë 103 vjeçare të Tiranës kryeqytet. Tirana e ka pasur të nevojshme prej vitesh një vepër të tillë, kështu që, ky është një moment jo për të kthyer kokën pas dhe për të thënë se përse nuk u bë në gjithë ato vite, por për të parë qytetin që kemi në sfond. Këtu jemi në kodrën e Paskuqanit, ndërkohë qyteti që kemi në sfond është një Tiranë që rritet dhe zhvillohet. Dallohen siluetat e kullave dhe lagjet e pafundme të rritura të Tiranës. Kjo do të thotë se do duhet të mbajmë hapin e qytetit që rritet,” deklaroi ai.

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 3 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 4 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 4 orësh

Veliaj nënvizoi edhe faktin se nga një situatë humbjesh të mëdha në rrjet e vjedhjesh të ujit, sasia e ujit që shkon në çezmat e familjeve në kryeqytet po trefishohet. “Më vjen mirë që, nga një impiant ku shumica e ujit vidhej dhe praktikisht, në vend që uji të shkonte në drejtim të Tiranës, shkonte në drejtim të Paskuqanit, apo tek ata që e merrnin ujin për të bërë lavazhe, sot jemi në një situatë krejt tjetër. Praktikisht, kemi një linjë të dedikuar të padepërtueshme, të paçarë, që ka eliminuar humbjet në rrjet. Ardhja e dedikuar e ujit, pa asnjë humbje, na krijon mundësi që tani të kemi depozitat më të mëdha që ka pasur ndonjëherë Tirana. Sa për të dhënë një ide të atyre që kuptojnë pak nga volumetria, e gjetëm me 1200 m3 ujë/sekondë para shumë vitesh, kaluam në 1800, në 2400 dhe do të mbarojmë me 3600 m3 ujë/sekondë. Pra, praktikisht kemi trefishuar sasinë e ujit që vjen në Tiranë,” u shpreh kreu i Bashkisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në këtë vepër po punohet paralelisht edhe me ndërtimin e depos së ujit, e cila ka një volum prej 30,000 m3. “Hapi i parë ishte dedikimi i linjës nga Bovilla; hapi i dytë janë këto megadepozitat – gjysma ka mbaruar, gjysma tjetër është drejt fundit; hapi i tretë, shtrirja kapilare, ajo që kemi bërë, rrjeti nëpër lagje, ku shumë qytetarë pyesin: ‘Pse nuk mbushet ky kanal’. Arsyeja është sepse bëjmë matjet e presionit dhe sigurohemi që i gjithë rrjeti e ka kaluar testin, është kolauduar, përpara se ta fusim formalisht në rrjetin tonë të ujit. Hapi i fundit do të jenë unazat e presionit. Po ashtu, si një depozitë e kësaj natyre ushtron presion barik në të gjithë sistemin për të furnizuar Tiranën me ujë në katet më të larta të kullave, ashtu edhe në zona, sidomos në zonat fundore, aty ku le të themi, disa abonentë janë tek fundi i linjës, unazat e presionit krijojnë pak a shumë të njëjtën dukuri, ushtrojnë presion që edhe në pikat më fundore të kemi ujë të rrjedhshëm,” vijoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se Tirana, edhe pse e ka sot ujin më të lirë se sa Kamza, Pogradeci e Korça, jo vetëm është menaxhuar siç duhet nga kompania, por po përfundojnë edhe investime të rëndësishme, që nuk ndodhnin në 103 vjet të Tiranës kryeqytet.

Etiketat e lidhura

ImpiantipërpunimiVeliaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 3 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 3 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 3 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 4 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

2 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 6 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 4 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.