Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Indrit Taullai ekstradohet nga Kosova, akuzohet për vrasjet e bujshme të 15 viteve më parë

Aktualitet E premte, 15 Janar 2021 11:54
Indrit Taullai ekstradohet nga Kosova, akuzohet për vrasjet e bujshme të 15 viteve më parë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Interpol Tirana bën me dije se është ekstraduar nga Kosova, Indrit Taullai. Më 5 janar, Gjykata e Prizrenit në Kosovë pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e 46-vjeçarit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ish-anëtari i bandës së Durrësit u arrestua në Kosovë në 6 dhjetor të vitit të kaluar, në zbatim të një urdhërarresti të lëshuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 5 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 6 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 6 orësh

Ai dyshohet nga SPAK si një nga autorët e ekzekutimeve të bujshme të ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Klodian Saliu dhe biznesmenit Vajdin Lamaj, ngjarje të ndodhura në shkurt të vitit 2005.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përveç Taullait, SPAK akuzon si të përfshirë në këto krime ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulëzim Berisha, kunatin e tij, Plaurent Dervishaj, Emiliano Shullazin, Viktor Ymerin, Indrit Rusin dhe bashkëpunëtorin e drejtësisë, Luftar Reçi.

Njoftimi i plotë

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për kapjen, arrestimin dhe ekstradimin brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ekstradohen nga Gjermania dhe Kosova, drejt vendit tonë, 2 shtetas shqiptar. Ekstradohet drejt Republikës së Kosovës, një tjetër shtetas shqiptar. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me zyrat homologe, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit, është bërë i mundur arrestimi dhe më pas ekstradimi drejt vendit tonë i 2 shtetasve shqiptar, si dhe ekstradimin drejt Kosovës i një tjetër shtetasi shqiptar.

U realizua me sukses ekstradimi nga Stuttgart/Gjermani drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar: Gj. Ç., 56 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 11.09.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Nga Interpol Tirana është bërë i mundur ekstradimi nga Republika e Kosovës drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar: I. T., 46 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin penal të datës 02.12.2020, i ka vendosur masën “Arrest në burg” për konsumimin e veprave penale “Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit, me pasoja të rënda”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera specifike ndaj dy ose më shumë personave, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”.

Po nga zyra e ZQK Interpol Tirana, ditën e sotme është finalizuar me sukses ekstradimi drejt Republikës së Kosovës, i shtetasit shqiptar: A. I., 58 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas ishte shoqëruar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, pasi Gjykata e Lartë, me Vendimin e Kolegjit Penal të kësaj gjykate, datë 11.12.2020, ka vendosur mospranimin e rekursit të paraqitur nga ky shtetas ndaj vendimit të datës 23.07.2020 të gjykatës së Apelit Vlorë (me të cilin ishte vendosur lënia në fuqi e vendimit lejues të ekstradimit nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier). Ky shtetas është ekstraduar drejt Republikës së Kosovës, me qëllim ekzekutimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” të vendosur nga Gjykata Themelore Prishtinë, për veprat penale “Krim i organizuar ” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.

Etiketat e lidhura

Indrit Taullai
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 5 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 5 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 5 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 6 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 8 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 6 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.