Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Integrimi, Spiropali: Viti 2026 vendimtar, avancojmë për mbylljen e negociatave

Aktualitet E shtunë, 31 Janar 2026 14:20
Integrimi, Spiropali: Viti 2026 vendimtar, avancojmë për mbylljen e negociatave
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mori pjesë në Forumin e Dialogut “Edhe disa hapa drejt BE-së”, organizuar në Vlorë nga ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj.

Spiropali iu bashkua panelit të diskutimit në krah të raporterit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, Ambasadorja e Francës në Shqipëri Catherine Suard dhe Ambasadori i Spanjës në vendin tonë, Gabriel Ventura.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Para 33 minutash
Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 1 ore
Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 2 orësh

Në hapje të fjalës së saj, Spiropali u ndal në rezultatet konkrete që e kanë afruar Shqipërinë më pranë familjes europiane.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Në vetëm 13 muaj, nga tetori 2024 deri në nëntor 2025, falë një vizioni të qartë, pune të ditëpërditshme, përpjekjesh të përbashkëta dhe një koordinimi të vendosmerisë politike me aftësinë institucionale, kemi hapur, së bashku me Komisionin Europian dhe me Vendet Anëtare, 33 kapitujt e negocimit.

Gjatë muajve të fundit, si asnjëherë më parë me këtë ritëm, kemi punuar me ngulm për të arritur sa më parë piketat e ndërmjetme për Themeloret. Pak ditë më parë në Parlament u miratua paketa e fundit legjislative, duke i dhënë procesit peshën dhe seriozitetin që kërkon e meriton, për avancimin sa më parë me fazën vijuese, edhe me kërkuese e sfiduese, atë të fillimit të mbylljes së kapitujve. 2026 është vit vendimtar për objektivin tonë për mbylljen e kapitujve brenda vitit 2027“.

Këto rezultate, sipas saj, nuk janë fakte të thata apo tregues statistikorë, por një sinjal politik se Shqipëria ka ndërtuar kapacitetin për të ecur me ritmin e BE-së dhe besimin për të merituar bashkimin me Europën.

“Reformat që kemi ndërmarrë nuk janë të lehta. Janë reforma që prekin drejtësinë, administratën, luftën kundër korrupsionit, ekonominë, standardet, mënyrën se si funksionon shteti dhe shoqëria shqiptare. Por këto reforma nuk janë bërë për të kaluar një provim europian. Janë bërë sepse Shqipëria ka nevojë e po ndërton jo pa sfida, një shtet më të drejtë, institucione demokratike e të qëndrueshme, një ekonomi më të hapur e më konkuruese, me më shumë mundësi e mirëqenie për të gjithë qytetarët e saj. Dhe kjo është arsyeja pse sot mund të themi se integrimi nuk është më vetëm aspiratë. Është një proces i mbështetur në kapacitet real shtetëror“, shtoi Spiropali.

Ministrja nënvijëzoi se “integrimi nuk është vetëm çështje e Shqipërisë, por edhe çështje e vetë Europës.”

“Në një moment kur rendi ndërkombëtar është në tension, kur siguria europiane vihet në provë, dhe kur besueshmëria e projekteve politike matet me rezultate, zgjerimi nuk është luks. Është domosdoshmëri strategjike. Ballkani Perëndimor nuk është periferia e Europës.

Është një nga pikat ku përcaktohet nëse Europa është një projekt që zgjeron stabilitet apo një projekt që kufizohet në vetvete. Në këtë kontekst, Shqipëria nuk kërkon thjesht të hyjë në Bashkimin Europian. Ajo kërkon të kontribuojë në të. Ne jemi plotësisht të linjëzuar me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Europian. Jo sepse na kërkohet, por sepse besojmë se siguria dhe orientimi ynë janë të pandashëm nga Europa“, deklaroi Spiropali.

Për Ministren e Jashtme, Shqipëria ka nevojë për Bashkimin Europian, por edhe Bashkimi Europian ka nevojë për Shqipërinë.

“Për një Ballkan Perëndimor të ankoruar fort në Europë, për një partner që ndan vlera dhe përgjegjësi, për një zgjerim që forcon, jo që dobëson projektin europian. Sot, në Europë, ka edhe zëra që duan ta ndalin zgjerimin. Ka forca që duan të mbyllin dyert.

Kjo do të thotë se për ne beteja nuk është vetëm teknike. Është edhe politike. Është edhe morale. Kjo është arsyeja pse sot më shumë se kurrë kemi nevojë të bashkohemi për ëndrrën tonë historike, interesin tonë kombëtar dhe të ardhmen e të gjithë fëmijëve të Shqipërisë. Të mos i japim askujt brenda dhe jashtë Shqipërisë mundësi për keqdashje. Të mos lejojmë të dëmtohet ajo që kemi ndërtuar me shumë mund. Marrëdhënia që ne synojmë nuk është marrëdhënie periferie. Është marrëdhënie bashkëpunimi. Jo pritjeje, por bashkë-ndërtimi. Në këtë kuptim, “ata pak hapa të fundit” nuk janë vetëm hapat e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Janë edhe hapat e Bashkimit Europian drejt një Europë më të plotë dhe më të sigurt. Kjo është arsyeja pse ne e shohim integrimin jo si një vijë përfundimi, por si proces transformues që na afron gjithnjë e më shumë në përgjegjësi, në standarde por edhe në kontributin e përbashkët për ta mbajtur Europën të begatë, hapësirë të lirisë e të paqes, dhe për ta bërë edhe më të fortë e më të sigurt“, përfundoi Spiropali.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 23 minutash

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 29 minutash

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 33 minutash

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 1 ore

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 16 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 19 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.