Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 10:40 Milano nën frikën e djegies e shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste Qyteti i Milanos në Itali pret me ankth të shtunën. Shqetësimi për përplasje të reja vjen ndërsa raportimet flasin për anulim marshimesh, thirrje në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Inxhinierët e Çernobilit: Vodhëm karburantin nga rusët për të parandaluar katastrofën për njerëzimin

Aktualitet E shtunë, 9 Prill 2022 08:46
Inxhinierët e Çernobilit: Vodhëm karburantin nga rusët për të parandaluar katastrofën për njerëzimin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-centrali bërthamor në Çernobil në Ukrainën veriore u mor nga forcat ruse në ditën e parë të pushtimit. Tani është kthyer nën kontrollin e Ukrainës. Yogita Limaye e BBC-së është ndër gazetarët e parë që shikon brenda centralit që nga largimi i rusëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pasditen e 24 shkurtit, forcat ruse rrethuan Çernobilin me tanke dhe automjete të blinduara, duke hyrë në Ukrainë nga kufiri me Bjellorusinë, vetëm rreth 16 km larg.

Mund t'ju interesojë

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Para 3 minutash
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 58 minutash
Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

Para 1 ore

Rreth 170 roje ukrainas të fabrikës u dërguan në bodrum dhe u mbajtën rob atje. Më pas ushtarët rusë kontrolluan ambientet për armë dhe eksplozivë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Inxhinierët, mbikëqyrësit e materialit radioaktiv dhe stafi tjetër teknik u lejuan të vazhdonin punën.

Çernobili nuk është një termocentral që funksionon, por aty ka ende mbetje radioaktive.

Nëse kushtet aty nuk monitorohen siç duhet, ekziston një rrezik i madh i çlirimit të materialit bërthamor.

“Ata donin të dinin se si menaxhohej objekti. Ata donin informacion për të gjitha procedurat, dokumentet dhe operacionet. Unë u frikësova sepse marrja në pyetje ishte e vazhdueshme dhe ndonjëherë me forcë,” tha Oleksandr Lobada, një mbikëqyrës i sigurisë nga rrezatimi në stacion.

“Ne duhej të negocionim vazhdimisht me ta dhe të përpiqeshim shumë që të mos i ofendonim, në mënyrë që ata të lejonin personelin tonë të menaxhonin objektin,” tha inxhinieri Valeriy Semonov.

Kur energjia në central u ndërpre për tre ditë, inxhinieri Valeriy tha se ai u përpoq të gjente karburant për të mbajtur gjeneratorin në punë, madje duke u drejtuar për të vjedhur disa nga rusët.

“Nëse do të kishim humbur energjinë elektrike, mund të kishte qenë katastrofike,” shpjegoi Oleksandr.

“Materiali radioaktiv mund të ishte lëshuar. Përmasat e tij, ju mund ta imagjinoni mirë. Unë nuk u frikësova për jetën time. Kisha frikë se çfarë do të ndodhte nëse nuk do të isha atje duke monitoruar centralin. Kisha frikë se do të ishte një tragjedi për njerëzimin”.

Zona pas uzinës e quajtur “Pylli i Kuq” është një nga vendet më radioaktive në tokë.

Pamjet me dron të publikuara nga ushtria ukrainase tregojnë se ushtarët rusë hapën llogore dhe madje qëndruan atje. Kjo u konfirmua edhe për BBC nga zyrtarët e stacionit.

Kjo është dëshmi se sa pak dinin ushtarët rusë për sigurinë bërthamore.

Energoatom, agjencia shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës, ka thënë se ushtarët rusë ishin ekspozuar ndaj “dozave të konsiderueshme” të rrezatimit.

Etiketat e lidhura

Çernobil
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Milano nën frikën e djegies e shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste
Para 3 minutash

Milano nën frikën e djegies e shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa
Para 3 minutash

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Kane me mendjen te Topi i Artë: Familja mezi po e pret rezultatin, janë nervozë!
Para 12 minutash

Kane me mendjen te Topi i Artë: Familja mezi po e pret rezultatin, janë nervozë!

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë
Para 20 minutash

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 13 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 15 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 14 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.