Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 11:09 Champions League rikthehet me 9 sfida, spikat dueli Arsenal-Dortmund Champions League rikthehet sot, me nëntë takime të vlefshme për raundin e pestë, ku në program janë disa përballje që pritet të dhurojnë emocione…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ish-kreu i KQZ-së: Komisioni për Reformën Zgjedhore të mos mblidhet për të konsumuar politikë

Aktualitet E shtunë, 17 Korrik 2021 03:40
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kur kanë kaluar 5 javë nga ngritja e tij, vetëm paraditen e djeshme Komisioni parlamentar për refornmën zgjedhore arrit të zhvillojë mbledhjen e tij të parë, duke çelur në këtë mënyrë një tjetër front të ri të debatit politik në vend në muajt e ardhshëm.

E duke marrë shkas nga ky debat, sugjerimet për partitë politike të përfshira në këtë proces vijnë nga ekspertët e ligjit zgjedhor në vend. Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume ka komentuar për Report Tv këtë çështje.

Sipas Kumes ndonëse më parë rekomandimet e ndërkombëtarëve  nuk janë reflektuar, ky komision mund t’ia dalë që të zgjidhë problematikat e evidentuara, por sipas tij e rëndësishme është që koha të përdoret për realizimin e qëllimeve dhe jo dhe jo për debate politike.

“Jeta politike është shumë dinamike, mund të dalin probleme, por nuk duhen marrë si justifikime, nuk duhet abuzuar me kohën. E rëndësishme për mua është mënyra si përdoret koha në funksion të realizmit të qëllimit. Nëse mblidhen dhe bëjnë vetëm debate politike nuk do të bëhet kurrë sado kohë ti lësh. Për këtë nuk duhet të shërbejë si vend për të konsumuar politikë. Boll”, ka thënë Kume.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E rëndësishme, sipas tij do të ishte edhe pjesëmarrja e shoqërisë civile dhe ekspertëve në komision.

“Pjesë e kësaj reforme duhet të jetë edhe shoqëria civile. S’ka pse mos jemi pjesë e kësaj. Nuk duhet ti referohemi vetëm se ç’thonë ndërkombëtarët, më shumë vlerë ka se çfarë thonë shqiptarët për reformën se sa çfarë thonë ndërkombëtarët për ne. Ata na rekomandojnë çfarë duhet të bëjmë. Të gjithë bashkë duhet të punojmë. Në këtë komision për mua të jenë prezent edhe shqiptarët që nuk janë pjesë e politikës.”, u shpreh dje Kristaq Kume.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për ish-kryetarin e KQZ-së vota e emigrantëve dhe votimi elektronik, janë projekte plotësisht të realizueshme.

“Bëhen nëse ka vullnet politik, koha është e mjaftueshme. Teknologjia shmang mirëadmistrimin e votës. Duhet të besojmë tek teknologjia dhe duhet ta përdorim si mundësi që ndihmon administrimin”- theksoi Kristaq Kume.

Mund t'ju interesojë

Elisa Spiropali përjashtohet edhe nga grupi parlamentar i PS

Elisa Spiropali përjashtohet edhe nga grupi parlamentar i PS

Para 23 minutash
Policia Rrugore aksion në rrugët e Tiranës! Mbi 5 mijë gjoba, bllokohen mjete luksoze

Policia Rrugore aksion në rrugët e Tiranës! Mbi 5 mijë gjoba, bllokohen mjete luksoze

Para 24 minutash
Atentati në Fier, zbulohen detaje të reja: autorët përdorën uniforma policie dhe dron për të vëzhguar Sel Çamin

Atentati në Fier, zbulohen detaje të reja: autorët përdorën uniforma policie dhe dron p...

Para 35 minutash

 Intervista  e plotë e Ish-kreut të KQZ, Kristaq Kume 

Jemi në diskutime të shumta por sa i përket reformës, por sot ishte komisioni, çfarë ka prodhuar ai sipas jush?

Jeta politke është shumë dinamike, mund të dalin probleme por nuk duhen marrë si justifikime, nuk duhet abuzuar me kohën e rëndësishme për mua është mënyra si përdoret koha në funksion të realizmit të qëllimit. Siç u deklarua nga Bylykbashi ky komision vëmendjen do e ketë të fokusuar jo vetëm tek tre raportet. E par asgjë e përbashkët me tre raportet ka të bëjë me : si dh ekush e ka monitoruar procesin zgjedhorë. Procesi të jetë gjithpërfshirës

Ju besoni që nuk mund t’ia dalë të bëjë një reformë zgjedhore ky komision?

Absolutisht që mund ta bëjë, por duhet ta bëjë në mënyrën e duhur. Se çfarë ka ndodhur ne e dimë. Pjesë e kësaj reforme duhet të jetë edhe shoqëria civila. S’ka pse mos jemi pjesë e kësaj. Nuk duhet ti referohemi vetëm se ç’thonë ndërkombëtarët, më shumë vlerë ka se çfarë thonë shqiptarët për reformën se sa çfarë thonë ndërkombëtarët për ne. Ata na rekomandojnë çfarë duhet të bëjmë. Të gjithë bashkë duhet të punojmë. Në këtë komision për mua të jenë prezent edhe shqiptarët që nuk asjnë pjesë e politikës.

Për sa i përket politikës a ka një gjithpërfshirje?

Ndërtimi siç është bërë komisioni nuk ka pse të sjellë probleme. Metodikisht është në rregull. Përbërja e tillë me përfaqësim të forcave politike është normale. Realizmi i punës duke pasur në krah edhe forca jo politike dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve duhet të sjellë një produkt shumë të arrirë.

Pas kësaj i kapim dot afatet kohore që në zgjedhje të shkojmë me një reformë?

Absolutisht që po. Është vullneti i politikanëve. Nëse mblidhen dhe bëjnë vetëm debate politike nuk do të bëhet kurrë sado kohë ti lësh. Për këtë nuk duhet të shërbejë si vend për të konsumuar politikë. Boll.

Gjykoni se nuk po ndodh një gjë e tillë?

Ndjesia e parë është që këtë tavolinë mund ta përdorim shumë më tepër për të realizuar një produkt. Sot ishte mbledhja e parë dhe mund të konsumohej politikë, por nuk duhet vazhduar kështu.

Për mendimin tim, duke ju referuar sistemit zgjedhorë që kemi, ka treguar që ka probleme. Ato janë edhe në thelbin e vet. Është një legjislacion zgjedhor i tillë që nuk e bën votën e shqiptarëve të barabartë. Është koha që duhet të trajtohet mundësia që vota e të gjithë shqiptarëve të jetë e barabartë. Është koha të trajtohet problemi thëmbrra akili, si administrohet procesi si administrohet vota? Kjo duhet trajtuar. OSBE/OHDIR këtu ka ngulur këmbë. Ky është një fenomen i cili ka afektuar negativisht procesin zgjedhorë.

Vota e emigrantëve dhe votimi elektronik, sa mund të realizohen?

Bëhen nëse ka vullnet politik, koha është e mjaftueshme. Teknologjia shmang mirëadmistrimin e votës. Duhet të besojmë tek teknologjia dhe duhet ta përdorim si mundësi që ndihmon administrimin.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League rikthehet me 9 sfida, spikat dueli Arsenal-Dortmund
Para 1 minute

Champions League rikthehet me 9 sfida, spikat dueli Arsenal-Dortmund

Elisa Spiropali përjashtohet edhe nga grupi parlamentar i PS
Para 23 minutash

Elisa Spiropali përjashtohet edhe nga grupi parlamentar i PS

Policia Rrugore aksion në rrugët e Tiranës! Mbi 5 mijë gjoba, bllokohen mjete luksoze
Para 24 minutash

Policia Rrugore aksion në rrugët e Tiranës! Mbi 5 mijë gjoba, bllokohen mjete luksoze

Atentati në Fier, zbulohen detaje të reja: autorët përdorën uniforma policie dhe dron për të vëzhguar Sel Çamin
Para 35 minutash

Atentati në Fier, zbulohen detaje të reja: autorët përdorën uniforma policie dhe dron për të vëzhguar ...

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 14 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

3 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 15 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 12 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.