Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Japonia i akordon një grant prej 35,665 EUR Qendrës Sociale të Protezimit “Shpresa për Jetën”

Aktualitet E hënë, 18 Nëntor 2019 13:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më datë 15 nëntor, Sh.T.Z. Makoto Ito, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri nënshkroi një marrëveshje granti me kryetarin e OJF-së “Shpresa për Jetën”, Z. Izet Onuzi për t’i dhuruar shumën prej 35,665 EUR kësaj qendre ku realizohen protezime të jashtme, me qëllim përmirësimin e këtij shërbimi në Shqipëri.

Ky donacion u realizua në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” (GGP), pjesë e asistencës zyrtare për zhvillim, e financuar nga qeveria e Japonisë në mbështetje të vendeve në zhvillim. Kjo është e pesta marrëveshje granti që nënshkruhet këtë vit në Shqipëri, në kuadër të skemës GGP. Projektet e tjera të financuara gjatë vitit 2019 janë në fushat e shëndetësisë, mbrojtjes së mjedisit dhe mbrojtjes nga katastrofat.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Njerëzit me nevoja ndryshe në Shqipëri, veçanërisht ata të gjymtuar, janë një prej grupeve sociale më të lëna pas dore dhe më të rrezikuara të shoqërisë. Këta individë përballen me vështirësi të shumta në jetën e tyre të përditshme duke filluar që nga gjetja e gjymtyrëve protetike që u nevojiten, e deri tek gjetja e një vendi pune dhe sigurimi i të ardhurave. Që prej themelimit të saj, OJF-ja “Shpresa për Jetën” u ka siguruar personave të gjymtuar  në të gjithë Shqipërinë gjymtyrë protetike falas duke u dhënë atyre shpresë dhe mundësi të bëjnë një jetë aktive. Z. Onuzi, kryetari dhe themeluesi i kësaj OJF-je, kurrë nuk ka hequr dorë nga qëllimi i tij për të ndihmuar këtë grup njerëzish, pavarësisht se pajisjet dhe materialet me të cilat ka punuar ishin të vështira për t’u siguruar, të vjetëra apo të bëra me dorë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ky grant do t’i mundësojë OJF-së “Shpresa për Jetën” blerjen e pajisjeve të reja të specializuara për krijimin, punimin dhe mirëmbajtjen e protezave duke përmirësuar cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin e procesit të bërjes së tyre në këtë qendër.

Gjatë firmosjes, Z. Onuzi i shprehu mirënjohje të thellë Qeverisë së Japonisë, dhe  siguroi se do të punojë me përkushtim për të ndihmuar personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri. Nga ana e tij, Ambasadori Ito konfirmoi angazhimin e Qeverisë së Japonisë në ofrimin e ndihmës për OJF-në “Shpresa për Jetën”, dhe uroi për një zbatim sa më të shpejtë dhe të suksesshëm të këtij projekti, i cili do të kontribuojë në përmirësimin e shërbimeve protetike që u ofrohen personave me nevoja ndryshe  në Shqipëri.

Mund t'ju interesojë

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kr...

Para 19 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 2 orësh
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 2 orësh

Etiketat e lidhura

Japonia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 19 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 20 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 14 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Ermal Hasimja kalon në skaner politikanët dhe tregon kandidatin më të mirë për Tiranën
Para 12 orësh

Ermal Hasimja kalon në skaner politikanët dhe tregon kandidatin më të mirë për Tiranën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.