Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“JO” Shqipërisë në BE? Gjekmarkaj: Rama duhet të japë dorëheqje! Ftesa për Bashën cinike

Aktualitet E premte, 4 Tetor 2019 18:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Analisti Agron Gjekmarkaj deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqje nëse vendit nuk i hapet një dritë jeshile duke marrë një ‘PO’ për çeljen e negociatave me BE. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24” Gjekmarkaj tha se ‘Jo’-ja e vendeve anëtare të BE më 18 tetor do të jepte efekte politike në vendin tonë, ndërsa shtoi se Rama në këtë rast duhet të hapë krahun.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

“Së pari ‘Jo’ do të ketë efekt politik. Një burrë shteti matet dhe nga premtimet që i bën kombit të tij. Nëse lexojmë premtimet e Ramës, ai na e ka ofruar prej shumë kohësh e hapjes së negociatave. Madje ai këto 4 vite tha se u hapën negociatat dhe u dekoruan dy ambasadorë, për negociatat që s’janë hapur. Nëse nuk hapen negociatat, çfarë i mbetet kryeministrit? I mbetet të japë dorëheqje. Nëse kjo nuk ndodh, ky kryeministër duhet të hapë krahun që të lejojë krijimin e një lëvizje tjetër për vendin. Nëse do të jetë një ‘PO’ me një ‘JO’ bashkë do të kemi një zgjatje të agonisë. Pasi palët do të insistojnë njëra tek ‘JO’ dhe tjetra te “PO”, dhe në mes do i lihet vendi agonisë”, tha analisti.Mes të tjerash analisti tha se shpreson që Holanda dhe Franca të thonë ‘PO’, pasi sipas tij do të ketë kufizime të pashallëkut në Shqipëri.

Mund t'ju interesojë

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në ...

Para 1 ore
Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Para 9 orësh
Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Para 10 orësh

“Shoqëria shqiptare ka tentuar që të sjellë Europën në Shqipëri, por s’ka pasur aleancë. Kjo qeveri ka probleme të mëdha ne raport me Evropën dhe integrimi është i pamerituar. Kjo qeveri është pengesa kryesore për integrimin. S’jam dakord me deklaratat e Ramës se ‘ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë’. Kushtet e vëna janë minimale, që i kërkohen një qeverie që duhet të sigurojë minimumin për qytetarët e saj. Nuk është faj i këtyre vendeve, (Francës, Holandës) nëse nga Shqipëria janë larguar njerëz. Nuk ka qeveri të dytë në Europë që është afër despotizmit. Ne shpresojmë që Holanda dhe Franca të thonë ‘PO’ dhe nëse hapen negociatat do të ketë kufizim të pashallëkut në Shqipëri. 9 kushtet e parashtruara paraqesin problemet e vendit. Ne shpresojmë që do të triumfojë ideja e gjeopolitikës, që ta nxjerrin Ballkanin nga influencat ruse. Qeveria ka lënë shumë për të dëshiruar në përmbushjen e kushteve për çeljen e negociatave”, tha Gjekmarkaj.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Teksa komentoi ftesën e Ramës për liderin e PD-së Lulzim Basha për t’u ulur në një tryezë për dialog, Gjermarkaj tha se ishte një reagim i pasinqertë dhe cinik.

“Është një reagim i pasinqertë dhe cinik për t’i hedhur hi syve ndërkombëtarëve. Ai nuk ka bërë asgjë, por në kufijtë e arrogancës, e vë me shpatulla pas muri Bashën, e tall, e ironizon dhe besimi ka ‘vdekur’. Basha në këto muajt e fundit ka bërë lëvizje të forta, si djegia e mandateve. Ndaj ai nuk mund të ulet me Ramën në një tryezë sikur nuk ka ndodhur gjë. Mendoj se një reformë zgjedhore, pjesëmarrja në të është e domosdoshme. Një ditë do të kenë zgjedhje në Shqipëri. Por ato zgjedhje t’i kemi të pakontestuara”, pohoi ai.

Kujtojmë se Rama ne nje interviste dje per “Real Story” në News24 u shpreh i gatshëm të takohet me liderët e opozitës ditën apo natën përveç një 4 orëshi kur fle gjumë.

“Unë jam gati të takohem ditën dhe natën në çdo orë se unë nuk fle, zgjuar deri në 3. Çohem në 7. Jam i gatshëm të takohem përveç këtij 4 orëshi. Ama do merrem me këta apo finalizimin e projektit për ndërtimin e një kampusi që iu kemi premtuar studentëve. Do merremi me këta apo zhvillimin e infrastrukturës universitare, me artet, konviktet. Unë duhet të ndaj kohën në mënyrë të arsyeshme. Të humbasësh kohën me njerëz që thonë se nuk e njohim këtë…”, deklaroi Rama.

/BalkanWeb

Etiketat e lidhura

Agron GjekmarkajAnalisti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 1 ore

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 1 ore

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 1 ore

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 1 ore

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 15 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 15 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 14 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.