Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.2 lekë dhe shitet me 90 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.1 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Jorida Tabaku, Edi Ramës: Anulo koncesionet për të rindërtuar Shqipërinë pas tërmetit

Aktualitet E enjte, 5 Dhjetor 2019 12:31
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish deputetja e PD-së, Tabaku me anë të një postimi në “Facebook” i bënë thirrje Edi Ramës të anulojë koncesionet dhe PPP për të rindërtuar Shqipërinë pos-tërmet.

Në postimin e saj ajo shton se asnjë lek në buxhetin e shtetit nuk është shtuar dhe nuk pritet të shtohet për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve dhe ekonomisë së shkundur nga tërmeti.

Postimi i plotë:

Anulo koncesionet dhe PPP për të rindërtuar Shqipërinë post-tërmet!

Megjithëse po prisnim një reflektim të qeverisë në lidhje me buxhetin 2020 ditën e sotme vërejta se si arkitektët e koncesioneve dhe investimeve fasadë po artikulonin propagandën e një buxheti që nuk do prekej, borxhi që nuk do të rritej, rritje ekonomike të qendrueshme dhe njëkohësisht rindërtimi të Shqipërisë.

Kuptohet, sëmundja e vjetër e propagandës ka rigjetur ritmin për të gënjyer shqiptarët edhe pas tërmetit të frikshëm. Ajo po shet solidaritetin e qytetarëve që ofrojnë strehë si arritje të qeverisë, po shet ndihmën ekonomike që BE po ofron (si dhe vendeve të tjera mike) si aftësi të sajënpër të dalë nga kriza. Por, asnjë lek në buxhetin e shtetit nuk është shtuar dhe nuk pritet të shtohet për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve dhe ekonomisë së shkundur nga tërmeti.

Qeveria dhe aktorët kyç të koncesioneve në vend gënjejnë kur thonë se asnjë lek nga pagat dhe pensionet nuk do të shkojë për tërmetin. Mjafton të kujtojmë urdhërat e brendshëm të publikuar në media ku urdhërohen nëpunësit civilë, policët, ushtarët dhe administrata publike që të “kontribuojnë”. Këto urhdëra të brendshëm janë në të vërtetë rialokimi i fshehtë i buxhetit të shtetit nga fondi i pagave tek fondi i kontigjencës dhe emergjencës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sakaq, qeveria pritet që të rrisë borxhin publik, megjithëse ish ministri i PPP-ve Ahmetaj, pretendon të kundërtën. Por si mund të besohet njeriu që u tha shqiptarëve se paratë që shpenzohen nga buxheti i shtetit nuk është paraja e shqiptarëve?! As më shumë e as më pak se një tjetër gënjeshtër, që kësaj radhe bie mbi shqiptarët e plagosur dhe të shkundur nga tërmeti.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Opozita i ka ofruar qeverisë shqiptare rrugën për të dalë nga ky qerthull dhe nga kjo gënjeshtër; anulimin e PPP-ve dhe shumës prej 150 mln USD t’i rialokohet buxhetit për rindërtim. Madje qeveria mund të shkonte edhe më tej duke ndihmuar me politikat fiskale vendet e prekura nga tërmeti, duke ndihmuar ekonominë e Durrësit që zë 10% të GDP-së dhe është ekonomia e dytë në vend.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Para 1 ore
Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Para 1 ore
Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Para 8 orësh

Asnjë ndryshim në buxhetin e shtetit jo vetëm për rikonstruksionin por as në paketën fiskale për të ndihmuar sipërmarrjet në zonat e goditura nga tërmeti që po bëjnë bilancet e dëmeve. Vetëm Durrësi përllogaritet të ketë 13% të ndërmarrjeve në rang vendi dhe kontribuon 7,5% në punësim.

Për këto asnjë lëvizje as nga qeveria dhe as nga parlamenti. Të gjithë në një spekatkël të shëmtuar lajkash, kush më shumë e kush më pak duke thurur lavde për kryeministrin dhe gënjeshtrën e tij të madhe të titulluar Komiteti i Rindërtimit.

Etiketat e lidhura

edi ramajorida tabaku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali
Para 8 orësh

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 9 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 10 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

3 Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Para 15 orësh

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

4 A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?
Para 12 orësh

A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.