Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:03 Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim” Senatori demokrat Chris Van Hollen njoftoi se do të kandidojë për kreun e shumicës në Senat, duke sfiduar hapur Chuck Schumerin. Schumer thotë se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kanabisi në repartin ushtarak të Zall Herrit, zbardhen dëshmitë e 12 ushtarakëve

Aktualitet E martë, 8 Gusht 2023 16:00
Kanabisi në repartin ushtarak të Zall Herrit, zbardhen dëshmitë e 12 ushtarakëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjykata e Tiranës la në burg të hënën 3 ushtarakët Gentian Zhurda, Rustem Koçi dhe Gramoz Mullai. Janë zbardhur edhe dëshmitë jo vetëm të 3 personave me masën e sigurisë “arrest në burg”, por edhe 8 ushtarakë të tjerë, që u morën në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore, pas skandalit me zbulimin e 125 rrënjëve kanabis brenda territorit të repartit ushtarak të Zall Herrit.

Dëshmitë si më poshtë:

1-Eduart Roshi, i cili shprehet se ka marrë pjesë në kontrollin e territorit të pronave brenda repartit ushtarak dhe nuk ka konstatuar bimë narkotike. Ai shprehet se ka detyrën e specialistit për Xhenion dhe se përsa i përket zbulimit të lëndëve narkotike, ishte detyrë e sektorit të zbulimit të repartit. Ai ka sqaruar se ka marrë pjesë në kontrollin e territorit në korrik të vitit 2023.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

2-Erald Xhuzi, i cili ka detyrën e shoferit të mjeteve të rënda, i cili ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në kontroll.

3-Fatmir Todori, me detyrë shef sekretarie, i cili është marrë me protokollin e dokumentacionit të repartit ushtarak 1060. Ai ka sqaruar se detyra e tij ishte në zyrë, por në një rast është angazhuar në kontrollin e territorit, në njërën nga pronat e repartit, në Bizë të Martaneshit dhe në një rast ka dalë për ecje përgjatë kufirit të repartit 1060, në anën e jashtme të këtij rrethimi dhe nuk ka konstatuar paligjshmëri.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

4-Petrit Hoxha, zv/Komandant Toge, me detyrë shofer i automjeteve të ndryshme të ushtrisë, konkretisht një fadromë në repartin ushtarak. Më datë 10 korrik 2023, ka punuar me këtë fadromë tek reparti 1001. Ai shprehet se nuk ka marrë pjesë në kontrollin e repartit dhe për këtë arsye nuk kishte dijeni për lëndët narkotike të kultivuara në zonën e pyllëzuar të repartit.

Mund t'ju interesojë

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të...

Para 1 minute
Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Para 2 orësh
Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Para 9 orësh

5-Shefqet Pashaj, nënoficer i komandantit të kompanisë mbështetëse, i cili është shprehur se nuk ka pasur për detyrë të kontrollonte ambientet e sipërfaqes së gjelbër të repartit, por vetëm dokumentacionin e shërbimit të rojeve. Ai ka deklaruar se nuk kishte dijeni për kultivimin e lëndëve narkotike.

6-Erjon Hodaj, specialist i planifikimit të punës në Repartin 1060. Ai ka sqaruar se kontrolli i brendshëm dhe hapësirës së gjelbër brenda këtij territori ishte detyrë e seksionit të zbulimit.

7-Ilir Dauti dhe Besmir Ramaj, me detyrë magazinierë, të cilët kanë deklaruar se kanë marrë pjesë në kontrollin e territorit në një rast dhe se nuk kanë konstatuar bimë narkotike gjatë këtij rasti.

8-Artur Jaupaj, me detyrë specialist infrastrukture dhe MNZH-je, i cili ka deklaruar se ka marrë pjesë në kontrollet fizike të territorit në muajin qershor 2023 dhe se nuk ka konstatuar bimë narkotike.

9-Gramoz Mullai, me detyrë shef zbulimi. Ka deklaruar se ka marrë pjesë në kontrollet e vitit 2023. Ai shprehet se kontrollin e fundit e kishte kryer më datë 10-11 korrik 2023 së bashku me kapterin Shefqet Pashaj dhe tetar Besmir Rama. Kontrolli është bërë duke patrulluar territorin në këmbë dhe më datë 10 korrik ka konstatuar disa parcela me lëndë narkotike në vendin e quajtur “Sipër liqeneve” dhe nuk ka konstatuar ndonjë shteg të krijuar rishtazi. Ai shprehet se plani i kontrollit është bërë sipas procedurave standarde dhe se ai është përfshirë personalisht duke bërë organizimin e shërbimeve për të cilat ishte përgjegjës. Ai shprehet se detyrën e kontrollit të infrastrukturës ushtarake e kishte kompania mbështetëse e kapitenit Laurent Dollomaja, ndërsa ai përgjigjej si bëheshin këto detyra nga personeli ushtarak. Ai shprehet se ka bërë një kontroll të vazhdueshëm të territorit dhe kishte mbajtur procesverbalet përkatëse. Gjatë kontrollit të kishte ushtruar me vartësit e tij, kapiten Rustem Koçi dhe rreshter Gnetian Zhurda, kishin konstatuar cënim të rrethimit në shumë pjesë të tij. Ai shprehet se faktin ia kishte raportuar me gojë kolonelit Petrit Dajlani, por nuk kishte mbajtur procesverbal për shkeljen e perimetrit. Për këto shkelje të konstatuara nuk ishin marrë masa konkrete për shkak të mungesës së efektivit.

10-Rustem Koçi, specialist zbulimi në Repartin Ushtarak 1060. Ai shprehet se kontrollin për herë të fundit e ka kryer në 25 korrik 2023 së bashku me rreshterin Gentian Zhurda dhe kryekapter Arben Muça. Gjatë kontrollit nuk ka konstatuar ndonjë gjë të dyshimtë.

11-Gentian Zhurda, i cili është shprehur se reparti 1060 ishte shumë i pyllëzuar dhe ishte e pamundur të kontrollohej 100%, për më tepër nuk kishin mjetet e domosdoshme.

Etiketat e lidhura

kanabis
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Tani

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 1 minute

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 2 orësh

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 8 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 13 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 16 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.