Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kandidati për deputet, Gert Metani: I vetëm

Aktualitet E martë, 18 Mars 2025 16:18
Kandidati për deputet, Gert Metani: I vetëm
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Gert Metani, kandidat i PSD për deputet në qarkun Tiranë

Pa dyshim, ndihem i vetëm kur shoh kandidatë të mbështetur financiarisht dhe emocionalisht nga grupe kriminale—ata që lëvizin kokainën, bëjnë skema mashtrimi me forex, merren me gjobëvënie dhe “zgjidhje hallesh” dhe, në të njëjtën kohë, kërkojnë të kenë deputetin e tyre në parlament.

Ndihem i vetëm kur shoh ende njerëz që shtrojnë iftare për të blerë vota dhe akoma më vetëm kur vërej se ka iftarngrënës që i votojnë për këtë arsye.

Ka raste kur ndihem i vetëm edhe pas bisedave me gjakun tim, me fisin tim. Më thonë se krenohen me formimin tim, por votën do ta japin te ai që i mban në punë te ujësjellësi, burgu, bashkia apo ndonjë institucion tjetër, sepse “luhet buka e kalamajve”.

Ndihem i vetëm kur shoh partinë në pushtet që zbret te çdo individ përmes OS-ve (organizatave socialiste) dhe patronazhistëve, duke shpërndarë grante, legalizime, banesa për tërmetin, licenca dhe bonuse propagandistike, gjëra që gjatë mandatit as i plasi t’ua ofronte.

S’ka dyshim që ndihem i vetëm kur shoh gjendjen e sigurisë në vend—përgjimet Sky ECC, vendimet e gjykatave, emisionet investigative, fondet e OJF-ve për projekte të dyshimta të sigurisë, organizimin e Policisë së Shtetit. Kur shoh sesi lirohet një armëmbajtës pa leje, sesi favorizohet një familje mafioze sepse është e pushtetit, sesi përgjohet dhe pritet në besë “hasmi” i mikut, sesi bëhen marrëveshje alla Cosa Nostra për të eliminuar njërin dhe falur tjetrin. Në këtë anarki, jeta e shqiptarit të ndershëm shumëzohet me zero.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 1 ore
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 1 ore
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 9 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndihem i vetëm kur shoh arsimin e vendit tim të diplomojë mina me sahat, njerëz që as kanë nxënë dije e as kanë dëshirë të veprojnë mbi bazën e etikës së dijes—kur shoh pedagogë, dekanë e rektorë hajdutë e plagjiaturistë që drejtojnë universitetet, kur shoh se çdo vit prodhohen 1,500 juristë, jo sepse i duhen tregut të punës, por sepse universitetet ndjekin logjikën e fitimit të fondeve. Dhe pastaj, i riu i sapodiplomuar, i keqpaguar dhe i papërgatitur, e gjen veten në një treg ku banka e shkollës nuk e ka përgatitur për tryezën e punës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

Gert Metani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 9 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 10 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 14 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 16 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 16 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.