Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 15:09 Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu, akuzoi Erion Veliajn se po përdor si “alibi” pretendimin se nuk po trajtohet siç duhet nga shteti,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
Lajmet e fundit
Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Karnavalet në Shkodër, solemniteti i një tradite që madhështon përmes teatralitetit festiv

Aktualitet E hënë, 26 Shkurt 2024 10:10
Karnavalet në Shkodër, solemniteti i një tradite që madhështon përmes teatralitetit festiv
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj: 

Teksa përcjell atmosferën festive të “Rrugët e Shkodrës n’Karnaval”, harenë dhe ngjyrat, kostumet dhe maskat që qasen t’i “sjellin” njerëzit nga një kohë e largët, do të kuptosh se nuk je vërtetë në Rio de Zhaneiro, New Orleans, as Venecian e magjishme të maskave të mesjetës, apo përjetimin e dramës së Shekspirit, “Tregtari i Venecias”, por në vendin ku kjo traditë trokiti s’pariherë më 1860, për ta shndërruar kryeqendrën e veriut në një paletë gjigande ngjyrash, penelatat e së cilës shpërthyen për tre ditë nën qiellin e natës, për të veshur më një madhështi dehëse gjithë solemnitetin e këtij kremtimi.

Më 23, 24 dhe 25 Shkurt 2024, Shkodra u vesh me petkun e karnavaleve, duke arriti të dëshmojë se e meriton këtë status, sikurse ka privilegjin ta shndërrojë këtë kremte në një paletë gjigand ngjyrash. Kostume dhe maska klasike, stolisin personazhet e kësaj feste me një magjepsje që i kthejnë rrugët, sheshet, rrugicat dhe ambientet, në një realitet idilik solemniteti festiv, ku sy shpues shohin përtej maskave dhe hire dehëse fërgëllojnë nën petkat e ngjyrshme.

Gjithë ky spektakël, kjo hare, ky teatralitet, kjo lojë, shpaloi festën e karnavaleve si një shpërthim dritash dhe ngjyrash, këngësh dhe kërcimesh. Vërshoi qytetit ky karvan hareje, duke trokitur në dyer shtëpish dhe në zemra besimtarësh, për t’u qerasur me petulla e shpenguar në gazmim.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nën kujdesin e Bashkisë Shkodër, kryebashkiakut Benet Beci në veçanti, këto ditë festimesh, qyteti bëri bashkë fëmijë, të rinj, mësues e koordinatorë të më shumë se 50 kopshteve e shkollave, mbi 200 artistë e artizanë shkodranë të të gjithë brezave, si dhe të ftuar nga Korça e Tuzi, punonjës të drejtorive të kulturës, turizmit, promovimit, policisë bashkiake, mirëmbajtjes e pastrimit, blogerë, fotografë e influencues, bashkëpunëtorë e kontribues në krijimin e eventeve; sigurisht edhe kritikues e dyshues të çdo procesi.

Ndoshta sivjet, karnavalet patën privilegjin të kishin një kujdes të shtuar, në një pritshmëri të përmbushur për ta vendosur Shkodrën tashmë në një pikëtë në hartën e kremtimit të kësaj feste, me synimin për ta kthyer këtë traditë në aset atraksioni të turizmit kulturorë. Dukshëm organizatorët arritën ta plotësonin me gjithë tonalitetet e ngjyrimeve dhe larmishëmërinë e veprimtarive, panoramën e kësaj feste.
Por ajo që duhet të sjellim në kujtesë është se përtej fillit religjioz, karakteristika pikante e karnevaleve është gjithashtu beteja tallëse si përleshjet për ushqim, shprehjet e satirës sociale, tallja e autoriteteve, kostume të trupit grotesk që shfaqin tipare të ekzagjeruara, si hundët e mëdha, barqet e fryra, gojët e shqyera, grykat ose elementet e trupave të kafshëve. Por edhe përshkrime të sëmundjes dhe vdekjes së gëzueshme, sikurse edhe një ndryshim i përgjithshëm i rregullave dhe normave të përditshme. Ndoshta jo gjithçka që përfaqëson dhe personifikon karnevalet u përmbush në “Rrugët e Shkodrës n’Karnaval”, sepse sarkazma dhe grotesku, përqeshja dhe tallja, fshikullimi dhe denoncimi, ndëshkimi simbolik i të këqijave, veseve dhe abuzimeve, nuk para gjejnë dakordësi në të sotmen e demokratizimit të komunikimit dhe dashamirësinë e përfshirjes në mundësinë për ta çliruar të sotmen nga bartjet.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Siç dihet, karakteristikat e kremtimit të karnavalit e marrin origjinën e tyre nga festat e lashta evropiane, të tilla si Dionisia Greke (Anthesteria) ose Saturnalia Romake. Gjatë këtyre festave diktohej një çlirim i përkohshëm nga detyrimet dhe hierarkitë shoqërore, për t’i hapur rrugë përmbysjes së rendit, shakave e deri në shthurjen. Prandaj, nga pikëpamja historike dhe fetare, karnavalet përfaqësonin një periudhë festimi, por mbi të gjitha ripërtëritjeje simbolike, gjatë së cilës kaosi zëvendësoi rendin e vendosur, i cili, megjithatë, pasi mbaroi periudha festive, rishfaqet si mundësi e re e përtëritjes, purifikimit dhe devocionit.

Mund t'ju interesojë

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Para 2 minutash
Begaj në Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe, themeli i identitetit tonë kombëtar

Begaj në Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe, themeli i identitetit tonë kombëtar

Para 1 ore
Grabitje në Durrës/ Vidhen para dhe sende luksi, arrestohen dy persona

Grabitje në Durrës/ Vidhen para dhe sende luksi, arrestohen dy persona

Para 2 orësh

Sot që dritat e kremtimit ende nuk janë shuar, ngjyrat ende vezullojnë dhe hareja na mban ende të dehur, ajo që mund të themi është se tre ditët ishin të magjishme në Shkodrën e magjepsjes festive.
(Fotot i kam huajtur nga postimet në Facebook të kryebashkiakut, Benet Beci dhe fotografit, Terenc Pepa)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn
Para 2 minutash

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Messi humbet toruan: godet kundërshtarin me top, por merr vetëm të verdhën. Inter Miami humbet, eliminimi afër
Para 44 minutash

Messi humbet toruan: godet kundërshtarin me top, por merr vetëm të verdhën. Inter Miami humbet, elimin...

Çmimi i Madh i Las Vegasit thyen rekordet e F1: “Më kaotiku ndonjëherë”, thotë Norris
Para 46 minutash

Çmimi i Madh i Las Vegasit thyen rekordet e F1: “Më kaotiku ndonjëherë”, thotë Norris

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 47 minutash

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Më të lexuarat

1 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 3 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

2 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 16 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 3 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 23 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.