Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Katër mesazhet e qarta të Opozitës në protestën e 12 nëntorit

Katër mesazhet e qarta të Opozitës në protestën e 12 nëntorit

Aktualitet
E hënë, 14 Nëntor 2022 12:07
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Agim Nesho, zëvendërkryetar i PL

Protesta paqësore e 12 nëntorit nga përmasat e saj dhe përkrahjes popullore ishte një fitore mbi të gjitha e popullit Shqiptar. Opozita e bashkuar mundësoi 4 mesazhe të qarta që kanë lidhje me të ardhmen e vendit dhe rivendosjen e demokracisë në Shqipëri.

Mesazhi i parë: orientimi Euro-Atlantik i Shqipërisë është prioritar dhe ne do të bëjmë cdo gjë për të crrënjosur regjimin autokratik të Edi Ramës, regjim i cili po mundëson në Ballkan bërthamat e një regjimi putinesk në shërbim të oligarkisë së tij dhe pushtetit personal. Demagogjia dhe propaganda që mban këtë klikë në pushtet u përpoq me dizinformim të thotë se protesta madhështore e popullit që u mblodh për ti thënë JO një regjimi anti-kombëtar që po e devijon vendin nga rruga Europiane dhe perëndimore, i shërben Putinit dhe financuar prej tij. Në fakt, thelbi i revoltës popullore qëndron në dënimin e politikave ruse-sllave të këtij regjimi duke mundësuar destabilizimin e Ballkanit Perëndimor me ndryshimin e kufijve ose rikthimin e Jugosllavisë së re; kjo protestë ishte kundër sjelljes servile dhe vasale të qeverisë, që për të mbrojtur dhe mbajtur pushtetin e saj mund të mbyllë kopshte dhe shkolla në plotësim të kërkesës së autokratëve të Ballkanit. Ajo ishte protestë kundër bekimit që i dha aleati më i ngushtë i Putinit, patriarku rus Kiril, në takimin e prillit 2018 kryeministrit Shqiptar Edi Rama për politikat e tij pro-ruse-sllave dhe bashkëpunimin e ngushtë me Vuçiç; protesta popullore ishte kundër planit famëkeq të shpopullimit të Shqipërisë dhe konceptit anti-kombëtar të tokës së zbrazur, ku shqiptarët nuk kanë rol në bërjen e vendit të tyre. Thirrja e bërë nga lideri demokrat Berisha për partnerët tanë perëndimorë, për të mos përkrahur më një regjim të kalbur autokratik, kleptokratik dhe abuzues me pasuritë e popullit të tij, është një thirrje e fuqishme dhe mesazh i qartë që vjen nga një popull që kërkon të ardhmen e tij europiane.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mesazhi i dytë: ne sjellim popullin në pushtet me votë të lirë. Qëllimi i Opozitës së bashkuar është shporrja e këtij regjimi anti-popullor sa më shpejt me anë të votës së lirë dhe protestës, protestës dhe votës së lirë. Sot qëllimi i Opozitës së bashkuar nuk është pushteti, por rivendosja e demokracisë funksionale në Shqipëri, nuk është vetëm fitorja por rikthimi i demokracisë direkte të popullit në administrimin e vendit, të drejtës së referendumeve, të krijimit të institucioneve të pavarura dhe funksionimit të drejtësisë së kapur nga regjimi. Ne duam të sigurojmë votën e lirë për t’ju dhënë legjitimitet të plotë institucioneve të zgjedhura. Ne nuk pranojmë manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2017 por edhe atyre të 2021, ku makineria e shtetit vihet kundër interesave të qytetarit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Urrejtja popullore sot në Shqipëri është aq e madhe sa opinioni publik kërkon me të drejtë që opozita të dalë nga stanjacioni, nga protestat që nuk sjellin ndryshim, që ta detyrojnë keq-qeverisjen të largohet sa më shpejt. Ata kanë të drejtë se ky klan anti-kombëtar nuk reagon për zemërimin e popullit, nuk ka transparencë në qeverisjen e vendit dhe ka prishur kontratën me popullin. Por protesta e 12 Nëntorit me madhështinë e saj e dha mesazhin: Ne jemi shumica, ne jemi e ardhmja që do të kthejë popullin në pushtet. Ne nuk i dhamë mundësi këtij regjimi që të shtyjë sundimin e tij duke pretenduar që opozita është destruktive dhe destabilizuese. Ne jemi të fortë dhe do të mbrojmë votën e lirë të sovranit.

Mund t'ju interesojë

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kr...

Para 21 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 2 orësh
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 2 orësh

Mesazhi i tretë: Shqipëria e Shqiptarëve dhe të ardhmen do t’ja kthejmë Rinisë. Ky mesazh i fortë i dhënë nga lideri i Partisë së Lirisë Meta kthen shpresën dhe besimin tek shqiptarët që Shqipëria do të bëhet dhe atë do ta bëjë brezi i lirisë, rinia Shqiptare e cila sot ka shpopulluar vendin. Ajo ka ikur se regjimi i ka mbyllur perspektivën, se nuk ka shkollim, nuk ka punë dhe nuk e duron padrejtësinë dhe vjedhjen. Ne besojmë që rinia jonë e mrekullueshme është e zgjuar dhe e aftë për të marrë përgjegjësi, prandaj do të punojmë për ta dhe me ta për ta ndryshuar Shqipërinë. Ne do t’ju japim mundësinë për ta ndryshuar vendin, ata janë e ardhmja e Shqipërisë, e një Shqipërie Europiane të lirë dhe me vlera perëndimore.

Mesazhi i katërt: Shqipëria nuk do të ecë përpara në qoftë se ne nuk vëmë përpara përgjegjësisë morale dhe ligjore ata që po shkatërrojnë të ardhmen tonë dhe vënë në rrezik sistemin tonë politik, atë të demokracisë. Ky ishte edhe mesazhi i fuqishëm i dy udhëheqësve të opozitës që premtuan se abuzuesit, shpërdoruesit e pronës së shqiptarëve dhe aventurierët politikë do të gjykohen nga drejtësia dhe abuzimet do ti kthehen popullit. Duke realizuar këtë proces llogaridhënie dhe kthyer mekanizmin e qeverisjes së popullit hedhim një hap përpara për mbrojtjen e demokracisë dhe ndërgjegjësimit se sistemi politik i demokracisë nuk mund të merret i mirëqënë, por duhet mbrojtur dhe luftuar për të.

Etiketat e lidhura

12 nëntorAgim Neshoprotesta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 21 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 23 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 14 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.