Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi Horoskopi i ditës sjell një Hënë në Bricjapi dhe një hënë në rritje: ditë për hapa të matur, punë të qetë dhe fjalë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Këlliçi: Nuk tërhiqemi deri në largimin e Veliajt nga bashkia e Tiranës. Shihemi në protestën e radhës

Aktualitet E enjte, 11 Prill 2024 16:27
Këlliçi: Nuk tërhiqemi deri në largimin e Veliajt nga bashkia e Tiranës. Shihemi në protestën e radhës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, ish-deputeti i PD-së Belind Këlliçi thotë se opozita do të protestojë sërish para bashkisë së Tiranës. Përmes një shënimi të gjatë në rrjetet sociale, Këlliçi deklaron se akuzat që rëndojnë ndaj zyrtarëve të bashkisë dhe kryebashkiakut Veliaj nuk janë vetëm ato të dosjes “5D”. ”Javën tjetër shihemi në protestën e rradhës. Ne nuk tërhiqemi pa larguar nga zyra kryebashkiakun dhe kryehajdutin e Tiranës, pronarin faktik të inceneratorit dhe të organizatës 5D, Erion Veliajn. O sot, o kurrë”,-shkruan Këlliçi.

Postimi i plotë

Dje ishte festa e Fiter Bajramit dhe kryetari i bashkisë bëri atë që ka bërë më mirë gjatë gjithë kësaj kohe. Veshi përparësen e vet të preferuar dhe u shërbeu njerëzve në nevojë çorbën e hipokrizisë së tij. Ai tha madje se Muaji i Ramazanit për të kishte qenë një kohë reflektimi, për gabimet e vogla që ishin bërë, ndërsa kishte bërë mijëra punë të mëdha… Po Erion Veliaj, ti duhet të reflektosh, por jo nga zyra ku ke firmosur, jo si pasojë e gabimeve, por si pasojë e planeve të paramenduara për të zhvatur qindra miliona euro nga taksat e atyre që sot i mëshiron me një garuzhde supë. Ti duhet të reflektosh nga një vend tjetër, ku do të kesh kohë më bollëk të mendohesh dhe të lexosh Kuranin e Biblën, dhe ku do të kuptosh se çfarë i dallon njerëzit e mirë e të ndershëm nga ata që vjedhin dhe mashtrojnë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pak ditë më parë i dolët në mbrojtje drejtorëve të kompanisë së famshme “5D”. Madje ishe krenar për punët e mira që kishin bëra ata. Në fakt puna e mirë që ka bërë Maringlen Qato ka qenë të prishë shtëpitë e banorëve dhe ti hedhë ata në rrugë pa asnjë bonus dhe asnjë alternativë strehimi. Në emër të veprave publike, janë shkatërruar banesa tek “Myslym Keta”, tek “5 Maji”, në Kombinat, tek “Astiri”, për të krijuar troje të lira për projektet e kompanisë së drejtorëve të korruptuar dhe biznesve të oborrit të bashkisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Këtu përballë bashkisë është një kullë. Ka 7 kate pa leje. As Qato dhe Veliaj nuk e kanë parë. Por nëse një fshatar në Zall Bastar apo Baldushk, ndërron tjegullat e thyera të çatisë apo do të ndreqë kasollen e lopës, Qato dhe të gjithë qatot e bandës së bashkisë, do t’i ndjekin këmba këmbës derisa ti fusin në burg, ose të paguajnë haraçin tek banda. Ndërsa qyteti, si pasojë e këtij menaxhimi prej Qatosh, po rëndohet nga muaji në muaj në një xhungël të pabanueshme. Përtej sheshit Skënderbej dhe bulevardit, Tirana është një qytet i pa jetueshëm. Pa parqe, pa hapësira publike, pa teatër, pa cirk, pa mjedise argëtimi dhe edukimi për fëmijë. Gjithçka është në shërbim të betonit.

Mund t'ju interesojë

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Para 44 minutash
Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Para 8 orësh
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

Para 8 orësh

Ndërsa zyra e propagandës nxjerr nga arkivi foto të vjetra të qytetit dhe ua shpërndan medieve të huaja për të shoqëruar shkrimet e paguara që tregojnë se Tirana është qyteti që po shpërthen nga zhvillimi… Kjo hipokrizi, kjo vjedhje, kjo tallje me Tiranën duhet të marrë fund një orë e më parë. Falenderoj përzemërsisht qytetarët e Tiranës që dolën sot në protestën e thërritur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe Opozita.

Falenderoj Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit për qëndresën e tyre epike 7 vjeçare dhe për faktin që banditët e strehuar në bashki, kanë nisur ti kallëzojnë në SPAK që para 3 vitesh, më janar të vitit 2021, kur kallëzuan vjedhjen përmes Tirana DC. Javën tjetër shihemi në protestën e rradhës. Ne nuk tërhiqemi pa larguar nga zyra kryebashkiakun dhe kryehajdutin e Tiranës, pronarin faktik të inceneratorit dhe të organizatës 5D, Erion Veliajn. O sot, o kurrë.

Etiketat e lidhura

Belind KëlliçiVeliaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 43 minutash

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 44 minutash

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 7 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 12 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 15 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 7 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.