Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Këngëtarja Luljeta Përbasha: Mos më hidhni poshtë 30 vjet që kam dhënë për këtë Shqipëri

Aktualitet E diel, 11 Tetor 2020 21:38
Këngëtarja Luljeta Përbasha: Mos më hidhni poshtë 30 vjet që kam dhënë për këtë Shqipëri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deri në vitin 1983, Luljeta Përbasha ishte një emër i njohur, me një karrierë të pasur artistike. Ajo është fituesja e anketave muzikore dhe e çmimeve në festivalet kombëtare të këngës në Radio-Televizion. Ka qenë këngëtare e estradës profesioniste të qytetit të Rrëshenit, e ndërkohë drejtoreshë e Bibliotekës së Fëmijëve në Mirditë. Sot është kjo grua që heq dorë nga krenaria për të kërkuar ndihmë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“E bëra zemrën gur, të dalë ku të dalë thashë, jeta ime mbaroi. Më ndihmoni, ndihmoni këtë Luljetë të shkretë, mos ma hidhni poshtë 30 vjet të jetës time, që kam dhënë për këtë Shqipëri. E kam nxjerr Mirditën nga piedestiali, si artiste, si këngëtare”.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 8 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 8 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 8 orësh

Luljeta Përbasha është 59 vjeçe. Ajo jeton me bashkëshortin në Bilisht, në kushte shumë të vështira ekonomike. Prej 7 vitesh Luljeta kujdeset për burrin e saj të paralizuar, i cili nuk mund të ecë, të lëvizë, e as të flasë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“I kanë mbaruar gjysma e qelizave në kokë, ka mpiksje gjaku. Po t’ia shikosh këmbën e krahun, i ka të nxira komplet. Komplet krahun e majtë dhe këmbën. Tani i ka filluar edhe këmba e djathtë, i dhemb, po nuk ece… po nuk ke dikë, ose kushte, që të ndihmojë dikush me një fizioterapi…”.

Luljeta dhe burri i saj jetojnë në një dhomë të vogël, e cila është gati për t’u rrënuar. Kushtet çnjerëzore ku jetojnë e bëjnë sëmundjen e burrit të përballueshme dhe pothuajse çdo natë Luljeta fle me frikë se shtëpia mund të jetë shembur mbi ta.

“Kur isha pak në gjendje mundohesha t’i mbyllja vetë me burrin vrimat. Tani nuk kam takatë me i vënë një letër. Tavani, pak të hipin macet, bie. Është i mbaruar. Siç e kanë bërë të parët, ata e dinë, me baltë, nuk e di e shkreta unë.”

Luljeta kërkon ndihmë për të kaluar ditët që i kanë mbetur në një banesë, me kushte normale.

“Për mua jeta ime qëkur kam ardhur këtu ka qenë shumë e vështirë. Kam mbaruar, prandaj vini dorën në zemër, sepse vetëm tek ju kam shpresë. Vetëm tek ju kam shpresë, nuk kam kurrkund shpresë. Në daç më lini të vdes këtu, në daç më ndihmoni”.

Në studion e “Historia e Fundjavës”, Arbër Hajdari tregoi se fushata për një shtëpi të re për Luljeta Përbashën ka pasur një reagim të madh. Ai tha se shumica e njerëzve as nuk e besojnë si është e mundur që kjo këngëtare ka përfunduar në këtë gjendje.

“Ky është apeli i kësaj jave në “Histori e Fundjavës”, e kemi futur pa radhë, edhe për t’i treguar shqiptarëve që Shqipëria do të fillojë të ndryshojë kur të kujtohet realisht për ata njerëz që janë harruar dhe kanë dhënë kontribut të vyer për këtë vend”, shtoi Hajdari.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 8 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 8 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 11 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 12 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.