Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Keni simptomat e Covid-19, por tamponi ju del negativ? Mjeku Dasho: Ja çfarë rrezikon Shqipëria këtë dimër

Aktualitet E mërkurë, 9 Dhjetor 2020 11:03
Keni simptomat e Covid-19, por tamponi ju del negativ? Mjeku Dasho: Ja çfarë rrezikon Shqipëria këtë dimër
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mjeku ekspert i Shëndetit Publik, Erion Dasho thotë se vendi rrezikon këtë dimër që të ketë një numër të lartë vdekjesh, si pasojë e Covid-19. Dasho përmes një postimi të gjatë në facebook, thotë edhe për humbjet e jetës tek personat që kanë shenja të Covid, por tamponi u del negativ. ”Sipas denoncimit, vdekjet me tampon negativ deri në nëntor kanë qenë të barabarta në numër me ato me tampon pozitiv. Rreziku ekziston që në fund të dimrit të kemi 1,400 vdekje të raportuara, por mbi 2,800 vdekje reale”, shkruan Dasho.

Statusi i plotë

Deri tani, jam munduar të mos jap disa shifra shumë shqetësuese nga epidemia në Shqipëri, por vazhdimi i sjelljes së papërgjegjshme nga ana e qeverisë dhe ministrisë e bën këtë të detyrueshme. Së pari, kemi arritur në pikën ku gjatë dhjetorit mesatarja e vdekjeve ka arritur afërsisht 16 në ditë! Kjo do të thotë se Shqipëria rrezikon ta mbyllë dimrin me rreth 1,400 vdekje në se nuk merren masa! Për të shmangur këto vdekje nuk mjafton as rritja e numrit të testeve dhe aq me pak vaksina (sepse sa të vijë, shpërndahet dhe japë efekt vaksina do të kalojnë disa muaj dhe dimri do të ketë dalë).

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Së dyti, ministria e frikësuar nga denoncimi i para disa javëve, po e deklaron e zezë mbi të bardhë në deklaratat ditore se po raporton vetëm vdekjet midis personave të konfirmuar tampon pozitiv; vdekjet e tjera vazhdojnë të fshihen! Sipas denoncimit, vdekjet me tampon negativ deri në nëntor kanë qënë të barabarta në numër me ato me tampon pozitiv. Pra rreziku ekziston që në fund të dimrit të kemi 1,400 vdekje të raportuara, por mbi 2,800 vdekje reale!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Së fundi, INSTAT në raportet tremujore të të cilit përfshihen edhe vdekjet në shtëpi, vdekjet në spitalet rajonale, vdekjet e pacientëve shqiptarë në Turqi, Itali, etj. tregoi se gjatë periudhës korrik-shtator 2020 humbën jetën nga COVID katër herë më tepër persona se sa u raportuan nga ministria!!! Në se ky raport vazhdon, deri në fund të dimrit rrezikojnë të humbasin jetën 5,700 shqiptarë!

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 4 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 5 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 5 orësh

Këto shifra do të bënin që vdekshmëria nga COVID në Shqipëri të mos qëndronte në vendin e 49-të në botë, por të kalonte direkt në vendin e tretë!!! Në rajon, kuptohet do të dilte në vendin e parë e shkëputur ndjeshëm nga vendet e tjera! Për të shmangur këtë skenar të frikshëm kam personalisht muaj të tërë që shkruaj dhe flas dhe do të vazhdon të shkruaj dhe flas, pasi jeta e njerëzve nuk është lodër! Sidomos skenari me 5,700 humbje jete deri në fund të dimrit! Sot nevojiten qeveritarë dhe ekspertë që punojnë bashkarisht dhe marrin vendime të shpejta dhe energjike! Testet e shpejta dhe vaksina janë element i nevojshëm, por jo i mjaftueshëm në këtë përpjekje”

Etiketat e lidhura

Covid-19Erion Dasho
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 4 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 4 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 5 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 5 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 9 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 6 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 11 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 11 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.